SHPËRNDAJE

31 dua të përzgjedhura gjatë Ramazanit

Profeti a.s. ka thënë: “Nuk refuzohen duatë e tre personave: agjëruesit kur çel agjërimin, sundimtarit të drejtë, dhe të shtypurit, Allahu i bekoftë ata. (Ebu Hurejra tek Tirmidhi)

Nuk ka njeri që të bëjë një dua` dhe Allahu të mos i përgjigjet atij, apo të largojë prej tij një sasi të barabartë të keqeje, me kusht që ai të mos lutet për diçka të ndaluar, apo për prishjen e lidhjeve familjare (Xhabiri e transmeton këtë, ashtu siç e ka thënë Profeti a.s: Tirmidhi).

Për shumë myslimanë me origjinë jo arave, duatë janë perceptuar shpesh si fjalë të mira në arabisht, që i shqiptojnë imamët pas namazeve. Ata zakonisht i mbështeten thjesht duke përsëritur “Amin” pas kujtdo tjetër, pa kuptuar se çfarë po i kërkojnë Allahut.

Myslimanë të tjerë jo arab folës mundohen të mësojnë përmendësh disa prej duave kryesore në arabisht dhe kështu mund të kuptojnë se çfarë thonë.

Por një gjë, që harrohet shpesh rreth duasë, është lidhja e drejtpërdrejtë me Allahun. Allahu i ka krijuar dhe i njeh gjithë gjuhët, qoftë ky dialekt specifik i një fshati apo i të folurës urbane amerikane.

Allahu po ashtu e di se ç`fshihet në labirintet më të thella të zemrës. Ndjenjat e dhimbjes, mërisë, ankthit, dashurisë, urrejtjes, hidhërimit, mallit etj., që ne i fshehim prej kujtdo tjetër, duke përfshirë këtu edhe pjesëtarët e afërm të familjes apo shokët.

Kësisoj pse të mos çliroheni. Përse mos ta lësh Allahun të jetë “terapisti” juaj. Bëjeni sexhaden tuaj të faljes, “shtratin” juaj, ndërsa i lutesh apo i kërkon Atij, i Cili është në kontroll, i Cili di më mirë se ç`dini ju vetë për gjithçka doni në këto dhjetë ditë, si dhe veçanërisht netëve në vijim të Ramazanit.

Disa dua janë qartësisht pjesë e Sunetit, të cilat mund t`i përdorni apo t`i shqiptoni gjatë Natës së Kadrit.

Për shembull në një hadith transmetohet prej Aishes (r.a), se e ka pyetur profetin (a.s): “O i Dërguar i Allahut, nëse e di se kur është nata e Kadrit, çfarë duhet të them? Ai ka thënë: “Thuaj: O Allah, Ti je simbol i faljes dhe Ti e do faljen, prandaj më fal mua” [Ahmed, Ibn Maxheh, Tirmidhi]

Sidoqoftë, duaja nuk mund të bëhet në mënyrë të shpërqendruar, pasi Profeti (a.s) ka thënë në një hadith të transmetuar nga Ebu Hurejra: “Bëj dua dhe ji i sigurt, se do të plotësohet dhe dije se Allahu nuk i përgjigjet duasë, që bëhet nga një zemër e pakujdesshme, e cila nuk është e përqendruar. (Tirmidhi)

Këtu gjenden disa shembuj të duave të përshtatshme personale, të cilat mund t’i thoni në këto ditë të mbetura të Ramzanit, Inshalla (me dëshirën e Zotit):

1. O Allah, të lutëm më fal mua për gjithë të këqijat, që kam bërë dhe vazhdoj të bëj. Ti je kaq i mëshirshëm dhe i butë. Të lutem më fal mua dhe më ndihmo mua, të qëndroj larg prej gjithë asaj që është e gabuar. Është kaq e vështirë për mua dhe unë jam kaq i dobët, por Ti je më i Fuqishëm. Të lutem më rrit mua me sinqeritet.

2. O Allah, të lutem Ty, të lutem udhëzoi prindërit e mi dhe motrën time kah Teje. Mos i lër të vdesin pa e kuptuar, se kush është Zoti i tyre. Mundësoju atyre, të shikojnë të vërtetën dhe ndihmoji ata, që t`i rezistojnë presionit të shokëve, të cilët përpiqen t`i largojnë prej Teje.

3. O Allah, bekoji njerëzit e mirë me mirësitë e Tua, zemrat e të cilëve shtrihen deri tek fqinjët e krishterë në Pakistan dhe fqinjët mysliman në Amerikë.

4. O Allah, të lutem udhëzoji fqinjët e mi, zonjën dhe zotin …, për tek Ty. Ata janë kaq modestë e njerëz të mirë dhe janë kaq të mirë me ne. Ata asnjëherë nuk e kanë kundërshtuar Besimin tonë dhe Ti i ke parë se sa të hapur kanë qenë ata me ne. Të lutem udhëzoji ata në rrugën e drejtë.

5. O Allah, bëje çdo aspekt të vetëm të jetës sime për Ty dhe në shërbim të fesë Tënde. Të lutem largoji gjithë qëllimet mashtruese që unë kam.

6. O Allah, ruaje njerëzimin prej të qenit armik i vetes së vet. Mbroji krijesat e Tua nga shtypja. Shpëtoi njerëzit e Irakut, Afganistanit, Kashmirit, Palestinës dhe Çeçenisë prej shtypjeve të brendshme dhe të jashtme dhe jepu atyre të drejtën. Na mbro ne të gjithëve nga dhuna, frika dhe rreziku, Ti je Mbrojtësi jonë.

7. Ja Allah, më mundëso mua të të dua, ashtu siç Ti e meriton të duhesh, më mundëso të frikësohem nga Ty, ashtu siç Ti e meriton të të frikësohem dhe më mundëso t’i shërbej krijesave të Tua të kësaj bote për hirin Tënd.

8. O Allah, më shto dijen, por mundëso që kjo dije të jetë me sinqeritet, jo për kërkimin e famës dhe lavdisë, pozitës apo pasurisë materiale. Mundësoje që kjo dije të shërbejë në rrugën Tënde, në atë mënyrë që Ti e pranon dhe mundëso prej saj, që njerëzimi të ketë dobi.

9. O Allah, udhëzoi fëmijët e mi dhe gjithë fëmijët. Ata janë të rrethuar nga kaq shumë joshje dhe harame (gjëra të ndaluara). Mbroji ata prej gjithë ndikimeve të këqija, që i rrethojnë. Jepu atyre shokë, të cilët do të forcojnë besimin e tyre dhe ndihmoji ata, që të qëndrojnë në Rrugën e drejtë.

10. O Allah, më udhëzo mua, që të kërkoj dituri nga Ty dhe bekoje këtë besim (fe) nga ata që janë të sinqertë, të cilët zotërojnë dijen e saktë islame, të cilët janë të mesëm dhe të butë, të cilët nuk janë të ashpër apo të paduruar me mua dhe të cilët e kuptojë nga ku po vij unë, gjendjen time si mysliman në këtë vend, duke jetuar në këtë botë sot.

11. O Allah, Të lutem më ndihmo mua, që të qëndroj larg haramit në arritjen e të mirave të kësaj bote.

12. O Allah, mos më largo asnjëherë prej Teje, nuk ka rëndësi se sa të shumta janë sprovat dhe vështirësitë që Ti më sprovon. Bëji vështirësitë të shërbejnë për të më bërë mysliman më të fortë dhe më të sinqertë ndaj Teje.

13. O Allah, bekoji dijetarët dhe prijësit tanë, të cilët janë duke u orvatur të ngrenë Islamin në këtë botë në rrugën e balancuar të Profetit Tënd të dashur.

14. O Allah, bekoji gjithë ata, që më kanë mësuar mua rreth Teje dhe Islamit, që nga … në shkollën islame, e cila më mësoi mua rëndësinë e të qenit i duruar me fëmijët e vegjël, deri tek dijetari …, i cili pavarësisht ashpërsisë së tij, më mësoi mua rëndësinë e të folurit vetëm të vërtetën, nuk ka rëndësi, nëse shumë të tjerë nuk e pëlqejnë atë.

15. O Allah, më jep mua aftësinë për të falur të gjithë ata, që më kanë lënduar në këtë botë dhe në besim, veçanërisht vëllain tim…, i cila ka injoruar çdo përpjekje time që kam bërë, për tu pajtuar me të. Të lutem O Allah, bashkoji zemrat tona.

16. O Allah, të lutem më nxirr nga ky borxh i tmerrshëm, që është barrë për mua. Të lutem më jep mua mjete, që janë Hallall (të lejuara në islam) të shpëtoj prej kësaj sa më shpejt që të jetë e mundur, kështu që unë mund të dal para Teje në ditën e Gjykimit pa asnjë borxh.

17. O Allah, hap një rrugë për djalin tim, që të martohet sa më shpejt të jetë e mundur. Mundësoji atij të martohet me një grua, e cila të jetë e sinqertë dhe e devotshme ndaj Teje dhe e cila përshtatet me të.

18. O Allah, hapi një rrugë për vajzën time, që të martohet sa më shpejt të jetë mundur. Mundësoji asaj një burrë, që është i sinqertë dhe i devotshëm ndaj Teje dhe që i përshtatet asaj.

19. O Allah, të lutem siguroji shokut tim … dhe gruas së tij… fëmijë të shëndetshëm. Ata i duan kaq shumë fëmijët dhe ata inshallah do të jenë prindër myslimanë të shkëlqyer. Të lutem siguroju atyre fëmijë, që kur të rriten, të jenë burim mëshire për ata.

20. O Allah, ndihmoji jetimët dhe të varfrit kudo që ata janë, por veçanërisht ata në Afganistan. Më jep mua mjetet dhe aftësinë për të bërë çfarëdo për ata.

21. O Allah, udhëzoi dhe mbroji adoleshentët tanë, të cilët kanë nevojë për ndihmën dhe udhëzimin Tënd nga çdo joshje e prostitucionit, drogës, alkoolit dhe gjithë harameve të tjera të shoqërisë sonë.

22. O Allah, pastroje zemrën time nga sëmundja e arrogancës dhe krenarisë dhe më lër mua të vdes si mysliman i sinqertë, i thjeshtë.

23. O Allah, anë e mbanë botës po vuajnë shumë vëllezër dhe motra për hirin Tënd, përmes torturave, dhunës, burgut, etj, të lutem fali mëkatet e tyre dhe siguroju atyre parajsën.

24. O Allah, unë kam qenë kaq i paduruar dhe i inatosur me sjelljen time, të lutem më jep durim dhe më ndihmo të kontrolloj inatin tim për hirin Tënd.

25. O Allah, Hap një rrugë për mua, në mënyrë që ta bëj Haxhin sa më shpejt të jetë e mundur, dhe kështu të përmbush obligimin tim tek Ty dhe të fitoj kënaqësinë Tënde dhe xhenetin Tënd.

26. O Allah, jepi motrës time…durim nga kanceri që ajo ka. Ajo ka shumë dhimbje si pasojë e mjekimeve të ndryshme. Të lutem mundësoji asaj durim dhe bëje sëmundjen e saj, të jetë mënyrë për faljen e mëkateve të saj.

27. O Allah, bekoji vëllezërit e mi, të cilët janë të gjindshëm gjithmonë në xhamitë tona për të riparuar, për të pastruar apo për mbajtur të pastër vendin, që çdokush tjetër e ka bërë rrëmujë.

28. O Allah, largoje perden në sytë e atyre, që kanë qenë të mashtruar duke e parë Islamin si diçka të keqe, për shkak të paditurisë dhe stereotipave mediatikë.

29. O Allah, afroji gjithë njerëzit pranë Teje dhe pranë njëri-tjetrit. Të lutem mos na bëj ne myslimanëve sprovë për ata, me keq prezantimin tonë të Islamit si pasojë e sjelljes sonë të keqe.

30. O Allah, më ndihmo të heq dorë prej zakoneve të këqija, nga ngrënia dhe të folurit e tepërt.

31. O Allah, të lutem më ndihmo të heq dorë prej pirjes së duhanit këtë vit. Është kaq e vështirë t’i japësh fund duhanit pas kaq shumë vitesh, por vetëm Ti mund të ma lehtësosh.

Këto dua janë shkruar vetëm si një udhëzues. Asnjë emër nuk është i vërtetë. Ju lutemi përshtatini, modifikojini dhe shkruani duatë tuaja. Çështja qëndron në lidhjen e drejtpërdrejtë me Zotin, në stilin tonë, në gjuhën tonë. Ndërsa flasim me Atë, me ballin në tokën e Tij në sexhde, do të mund të arrijmë një pikë, ku fjalët dhe mendjet tona do të japin rrugë zemrës, e cila do të ndihmojë për të folur me Zotin tonë. Sexhdeja është pozicioni më i mirë, ku robi flet me Zotin e tij.

Mos mendo se Allahu nuk e di, çfarë të nevojitet. Po, Ai e di. Por Ai gjithashtu pëlqen ta dëgjojë prej teje. Merreni në konsideratë këtë hadith: Ebu Hurejra transmeton, se Profeti (a.s) ka thënë: “Allahu është i mërzitur me ata, që nuk i luten apo nuk i kërkojnë Atij asgjë”. (Tirmidhi)