100 % shqip në emisionin amerikan

SHPËRNDAJE

“Untitled Action Bronson Show”, emisioni i ushqimit nga reperi amerikan me prejardhje shqiptare, Action Bronson, ka frymuar gjithçka shqip në edicionin e tij më të ri.

E ftuar aty ishte këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa. Ajo bashkë me Bronsonin gatuan ushqim shqiptar. Lipa aty flet në gjuhën shqipe, ndërsa reperi thotë se ndihet i turpëruar që nuk di të flasë shqip.

Për atmosferën në emision u kujdes një tjetër shqiptare e njohur. Është fjala për Merita Halilin që ndezi atmosferën me këngë shqipe.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme: