!-- Global site tag (gtag.js) - Google Analytics -->
Sunday, May 27, 2018

Ky është “mjeshtri” që mund të ndalë Real Madridin?!(FOTO)

Në rrjetet sociale është shpërndarë kjo foto në një sallë sporti ku shihet një person me veshje sportive dhe futboll. Bëhet fjalë për kreun e BDI-së, Ali Ahmeti. Fotoja ka bërë xhiro në rrjetet sociale, duke pasur mijëra komente, informon INA.

Ajo që nxiti komentet ishte një foto lajm nga një portal maqedonas me një titull “Ky është njeriu që mund të ndalë Real madridin#VAMOS”.

Fotoja ka marrë shumë pëlqime, por edhe komente thumbuese dhe me porosi të ndryshme ku nuk kanë munguar kritikat dhe debatet politike.

Por pasi të keni parë këtë foto, mundet që edhe ju të jepni komentin e juaj se Ahmeti dhe partia e tij BDI a mund të jetë një simbolik e tillë, pasi që ajo për 17 vjet është në pushtet dhe ka fituar çdo cikël zgjedhor.

Kjo ka qenë edhe arsyeja e komentit thumbues në postimin e portalit maqedonas.

#Kjo është rubrika thashetheme në INA

4 përdorimet mjekësore të aloe verës të cilat me siguri nuk i dini

Aloe vera është një nga bimët që ka më shumë përfitime mjekësore në gjithë botën. Përdorimi i saj fillon që në kohrat antike. Në këtë artikull do ju tregojmë për benefitet  e kësaj bime të fuqishme.

Trajton aknet

Aloe Vera punon si një antibakterial dhe astrigjent i fuqishem për pastrimin e fytyrës nga puçrrat e ndryshme . Aloe vera pastron lëkurën nga të gjitha papastërtitë e ndryshme, ndihmon në hapjen e poreve dhe largojnë papastërtitë që janë mbledhur aty. Nga ana tjetër ale vera përmban antibiotikë natyralë që favorizojnë stimulimin e lëkurës me qëllim që të shërohet.

Rigjeneron lëkurën

Aplikimi i aloe veras rrit prodhimin e fibroblasteve të cilat prodhojnë kolagjen, proteinë kjo përgjegjëse për kontrollin e plakjes së lëkurës. Alo vera ka përmbajtje të lartë të betakarotenit vitaminës C dhe E, të cilat ndihmojnë në reduktimin e plakjes së lëkurës.

Largon rrathët e zinj të syve

Duhet ta dini se është shumë e vështirë që të largohen rrathët e zinj dhe qeskat poshtë syve. Gjithsesi aloe vera do ju ndihmojë që ato të reduktohen dhe pamja e syve tuaj do përmirësohet ndjeshëm. Kjo është për shkak të vetive që ka aloe vera, të cilat i përmendëm dhe më lart.

Lufton rënien e flokëve

Gjithashtu lufton rënien e flokëve sepse ka më shumë se 20 minerale dhe vitaminat A, B1, B2, C dhe E të cilat janë esenciale për shëndetin e flokut. Aloe vera forcon scalpin sepse penetron në folikulën e flokut dhe pastron skalpin./Shije.al

Gjyste Vulaj apo vajza e saj!? Gjykojeni vet (FOTO)

Këngëtarja e mirënjohur Gjyste Vulja, më e nxehtë as asnjëherë shfaqet në imazhin që ka publikuar së fundi, shkruan Kosovarja.

Linjat e saja perfekte, të japin përshtypjen e një vajzeje të re dhe jo një nëne të dy fëmijëve.

E sa i përket aparencës, vajza e saj simpatike Rosana si duket ka trashëguar kryekëput fizikun dhe linjat e nxehta nga e ëma.

Në këtë fotografi që ju sjellim tani, vështirë do e dallonit nëse është trupi i Gjyste Vuljat apo vajzës së saj.

Si të bëni japrakë me fleta rrushi për iftar

Japrakët janë një recetë tipike e kësaj periudhe të vitit për shkak të gjetheve të rrushit që janë pikërisht në kohën për t’u gatuar. Nuk duhet të jenë as shumë të vogla por as shumë të trasha e të ashpra, siç bëhen pas pak kohësh. Brunhilda i ka përgatitur si më poshtë…

Fotografia dhe receta nga Brunhilda Çela

Përbërësit:

-Rreth 100 gjethe rrushi të njoma

-350 -400g oriz kokërr vogël

-700 g qepë të njoma, të grira imet

-500 g lakra të egra, të ndryshme (unë kisha gjethe mëllage,labot,pak lëpjete,lulëkuqe,hithra)

-kush i do me mish, i ve më pak lakra dhe rreth 600 g-800 g mish viçi të prerë imët (unë nuk I dua me mish këto lloj japrakësh, por është çeshtje shijeje)

-1 tufe e madhe kopër

-1 tufë të vogel nenexhik të njomë

-kripë

-piper

-vaj ulliri

Përgatitja:

Gjethet i lajmë dhe i përvëlojmë në ujë të valuar me pak kripë.

Të gjithë përbërësit për mbushjen i kaurdisim në vaj ulliri. Fillojmë me qepët e njoma,shtojmë lakrat e egra,orizin,në fund fare erëzat kripën,piperin.

I mbështjellim gjethet një nga një me mbushjen, në formen që deshironi. Mbushje mos i vini shumë sepse nuk duhet të çahen gjethet gjatë zierjes. Mbushja i vihet edhe në varësi të madhësisë së gjethes sepse nuk kanë të gjitha gjethet të njëjtën madhësi. Edhe mbështjelljet janë nga mënyrat më të ndryshme. Unë preferoj t’i mbështjell në këtë mënyrë, si në foto.

Marrim një tenxhere të madhe…Në fund të tenxheres unë vë një pllakë me vrima që japraku mos të ketë kontakt të drejtperdrejtë me fundin e tenxheres.

Mbi këtë pllakë shtroj një radhe gjethe dhe filloj të radhis japrakët. Gjithësej kisha tre shtresa.Shtresën e fundit e mbuloj përsëri me gjethe, jo patjetër, vetem nëse keni. I shtoj ujë sa të mbulohen japrakët.

I vë një pjatë të cekët sipër, dhe një gurë. I ziej në zjarr të ngadaltë për rreth 40-45 minuta.

Cristiano Ronaldo shpërblehet me puthje pasionante nga e dashura e tij

Futbollisti portugez ka luajtur në rol periferik mbrëmë në ndeshjen e Real Madrid kundrejt Liverpool e cila përfundoi me rezultat 3-1, përcjell arbresh.info.

Por pavarësisht performancës së tij, futbollisti 33 vjeçar është dukur i lumtur me të dashurën e tij Georgina dhe djalin e tij Cristiano Jr.

Ata kishin dalë në skenë për të qëndruar pranë të dashurit të tij në momentet e ngritjes së trofesë.

Shikojeni se në çfarë gjendje u la sheshi në Prishtinë, pas finales së Champions League

Sheshi ‘’Zahir Pajaziti’’ në Prishtinë ka mbetur në gjendje të mjerueshme pas përfundimit të ndeshjes finale të Champions League 2018-të ndërmjet Real Madrid dhe Liverpool.

Fotografitë e siguruara nga Klan Kosova, tregojnë më së miri ambientin e sheshit të mbushur përplot mbeturina e kanaçe të cilat tifozët i hodhën ndërsa ndoqën Real Madrid e Liverpool përmes ekranit gjigant.

Arta Bajrami vë në pah linjat, pozon atraktive në ngjyrën rozë

Këngëtarja e njohur Arta Bajrami është shumë e dashur nga fansat e muzikës së saj.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, teksa në të shumtën e rasteve së fundmit ndan me ta hitet e saj të vjetra të kënduara ndër vite.

Mirëpo nuk mungojnë edhe fotografitë nga përditshmëria, në të cilat ajo shfaqet gjithnjë atraktive dhe tërheqëse.

Foto: Arta Bajrami/InstaStory

Së fundmi, Bajrami ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku shfaqet e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë rozë, teksa vë në pah linjat.

Një palë syze dielli dhe ngjyra e kuqe e flokëve të saj kompletojnë dukjen e këngëtares, e cila arriti që me këto imazhe të rrëmbejë vëmendjen e fansave.

👄💯👑

A post shared by • A R T A • (@artathequeen) on May 27, 2018 at 12:52am PDT

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit e saj nuk kanë munguar.

Arta ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë projekte të reja gjatë verës, dhe do të jetë më aktive me koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/

Nesër fillon Testi i Maturës, vazhdon shpërndarja e pyetjeve online. Ja pyetjet që po qarkullojnë (FOTO)

Maturantët kosovarë prej nesër (e hënë) do t’i nënshtrohen Testit Shtetëror të Maturës, i cili mbahet në dy pjesë.

Sivjet Testi i Maturës nuk do të mbahet për një ditë, por do të mbahet për katër ditë rresht i ndarë sipas regjioneve.

Ndonëse Komisioni Shtetëror i Maturës ka vlerësuar se Provimi i Maturës Shtetërore është duke ecur me sukses dhe i tërë procesi është duke sipas planit dhe dinamikës së paraparë, nxënësit në disa qytete të Kosovës sërish kanë arritur ta fotografojnë dhe shpërndajnë testin e maturës.

Të dielën, (një ditë para testit), në rrjetet sociale në vazhdimësi po qarkullojnë pyetjet e Testit.

Një lexues i Telegrafit, ka dërguar fotografi të një grupi në VIBER, në të cilën dërgohen pyetjet e grupeve të caktuara të këtij Testi.

Ndërkaq, duhet kujtuar afatet e mbajtjes së Testit Shtetëror të Maturës

Pjesa I e afatit të parë:

Nesër (28 maj) mbahet pjesa e parë e testit në regjionin Ferizajt dhe Gjilanit.

Më 29 maj në regjionin e Prishtinës.

Më 30 maj në regjionin e Gjakovës dhe Prizrenit.

Ndërsa më 31 maj në regjionin e Pejës dhe Mitrovicë.

Pjesa II e afatit të parë:

Më 5 qershor mbahet pjesa e dytë e testit në regjionin Ferizajt dhe Gjilanit.

Më 6 qershor në regjionin e Prishtinës.

Më 7 qershor në regjionin e Gjakovës dhe Prizrenit.

Ndërsa më 8 qershor në regjionin e Pejës dhe Mitrovicë. /Telegrafi/

Këngëtarja e famshme shqiptare akoma mjel lopët në fshat

Ajo dhe Ermal Mamaqi shkuan për të vizituar vendet ku Albëria u rrit dhe u shkollua, përpara se të largohej përfundimisht prej vendlindjes.

Albëria i tregoi Ermalit shkollën dhe oborrin ku ajo luante kur ishte fëmijë.

Mirëpo, përveç vendit ku u shkollua, këngëtarja e çoi Ermalin edhe në një fermë, ku i la të githë pa fjalë me aftësitë e saj, shkruan Xing.al.

Albëria jo vetëm që çau dru në pyll, por edhe moli lopët në fermë pa asnjë vështirësi. Gjatë videos së transmetuar në emision, ajo u shfaq me shami në kokë dhe çizme të gjata, teksa ndiqte lopët për ti mjelë, gjë që i habiti të

gjithë. /albeu

Skandal në shkollë, profesoresha u’a ndalon nxënësve agjërimin, si në kohën e komunizmit! Ja ku ka ndodhur

Pas denoncimeve të bëra publike mbi një ngjarje të paprecedent në shkollën Fan Noli ne e shohim si një ndërhyrje të pavend në jetën private të fëmijëve dhe të familjeve të tyre se si duhet të sillen apo si duhet të veprojnë gjatë muajit të madhnueshëm të Ramazanit.

Mësuesja Etleva Meço, që ka në kujdestari njërën nga klasat e gjashta në shkollën “Fan S. Noli”, pasi mori informacion nga nxënësit e klasës nëse antarë të familjeve të tyre agjërojnë ose jo, i“këshilloi ata që të mos agjëronin muajin e shenjtë islam”. Sipas saj, kjo“porosi”e konsultuar me mjeken e shkollës është një udhëzim i drejtpërdrejtë i drejtorisë së shkollës.

Këto lloj ndërhyrjesh dhe orientimesh na kujtojnë kohën e errët të komunizmit kur mësuesit ishin skalioni i parë në propagandën ateiste të atij regjimi të errët, që ju mohoi të drejtën e besimit dhe të ushtrimit të lirë të fesë gjithkujt me ligj. Drejtoria e shkollës, mësuesit dhe psikologët veprojnë sipas një kuadri ligjor dhe një kurrikule të miratuar nga Ministria e Arsimit.

Dalja jashtë këtyre kompetenceva dhe ndërhyrja në jetën private të prindërve dhe fëmijëve del jashtë kompetencave ligjore dhe morale të stafit arsimor të shkollës Fan Noli, si dhe fyen rëndë dinjitetin njerëzor duke ndërhyrë ndërmjet prindit dhe fëmijës. Kohë të tilla nuk janë të largëta për të gjithë, kohë kur regjimi komunist e nxirrte jashtë ligjit fenë, duke i persekutuar njerëzit për shkak të bindjeve fetare.

Absurdi i kësaj historie është se vetë shkolla mban emrin e një personi që të gjithë jetën ka mbajtur petk fetar. Ajo që na e shton më tepër shqetësimin është se një rast i ngjashëm ka ndodhur me fëmijën e një familje muslimane në shkollën 1 qershori këto ditë përsëri në kryeqytet.

Fatkeqësisht këto dy raste na bëjnë të mendojmë se nuk janë sporadike dhe se kemi të bëjmë me një problem më të mprehtë.

Mbi 120 mijë persona nënshkruajnë peticion për ta dënuar Ramosin i cili qëllimisht lëndoi Salahun (Foto)

Mohamed Salah nuk arriti që të luante deri në fund finalen e Champions League pasi gjatë një dueli me Sergio Ramos u lëndua dhe u detyrua ta lë fushën në minutën e 30-të

Sergio Ramos gjatë duelit me Salah ia tërheq krahun qëllimisht dhe si pasojë e kësaj egjiptiani lëndohet rëndë dhe humbet finalen si dhe Kupën e Botës, shkruan Periskopi.

Një peticion ka filluar nga ‘Mohamed Salah Abdel-Hakeem’ në ‘change.org’ i cili ka bërë thirrje UEFA-s dhe FIFA-s që ta dënojnë Ramosin pasi lëndoi qëllimisht Mo Salah.

Përshkrimi i këtij peticioni ishte:

‘Sergio Ramos e mbante qëllimisht krahun e Mohamed Salah nën sqetull, duke shkaktuar zhvendosje të shpatullave të tij. Jo vetëm që mungon në pjesën tjetër të lojës, por edhe humbet Kupën e Botës.

“Sergio Ramos përfaqëson një shembull të tmerrshëm për gjeneratat e ardhshme të futbollistëve. Në vend që të fitojë ndeshjet në mënyrë të drejtë, ai përdor metoda tjera.

“UEFA dhe FIFA duhet të marrin masa kundër Ramos dhe lojtarëve të ngjashëm, duke shikuar videot pas ndeshjeve,”.

Ky peticion ka filluar të shtunën pas ndeshjes derisa në mesditën e së dielës ka mbledhur plotë 126 mijë nënshkrime. /Periskopi/

Procedurë disiplinore për Geshkovskën dhe dy prokurorë tjerë për rasin e 27 prillit! Gjykatësen e rastit Monstra dhe shumë proceseve tjera

Për prokurorët Gordana Geshkovska dhe Jovan Cvetanovski nga Prokuroria e Shkupit dhe për Zllatko Bikovskin nga Krimi i Organizuar përpara festës është hapur procedurë disiplinore për shkak të dyshimit se kanë bërë lëshime në hetimin për ngjarjet e dhunshme më 27 prill, njoftoi Telma duke u thirrur në burime nga Prokuroria, njofton Portalb.mk.

Ata janë udhëheqësja dhe zëvendësudhëheqës në Prokurorinë e Shkupit dhe udhëheqës në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

Prokurorët ngarkohen se nuk kanë kryer kontroll në vendin ku ka ndodhur ngjarja penale, gjegjësisht nuk kanë shkuar në Kuvend ku ka ndodhur dhuna dhe ku janë lënduar mbi 100 persona.

Komisioni i cili e udhëheq procedurën, nëse konstaton përgjegjësi penale ka mundësi që prokurorët të dënohen me paralajmërim, dënim me para ose të përjashtohen nga puna.

Sipas Prokurorisë, prokurorët nuk kanë kryer fare ekspertizë në Kuvend./Portalb

Presion i madh në Gjermani: Ky vend duhet futur në BE, ja çfarë mund të ndodhë po u thamë jo në Qershor

Ndërsa dita vendimtare, në të cilën vendet anëtare të Bashkimit Europian do të votojnë për hapjen e mundshme të negociatave me Shqipërinë po afron, në Gjermani shtohen thirrjet që mbështesin kandidaturën e vendit tonë.

Së fundmi, Këshilli Gjerman për Politikat e Jashtme, një “think tank” i pavarur me shumë influencë në jetën politike gjermane publikoi një raport, në të cilin vlerësohet se pavarësisht sfidave ende të rëndësishme me të cilat përballet vendi ynë, “asnjë shtet tjetër në rajon nuk ka bërë aq sa Shqipëria për të merituar hapjen e negociatave”.

Sipas këtij raporti, një ndër pikat më të rëndësishme në të cilën ka përparuar Shqipëria është reforma në drejtësi. “Duhet të pranojme se asnjë vend tjetër në rajon nuk ka bërë një përpjekje serioze për të reformuar rrënjësisht sistemin e drejtësisë. Ky është një proces i pandalshëm dhe që krijon themelin për sukses në fusha të tjera kyçe, siç është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, theksohet në dokument.

Raporti shkon më tej, kur thotë se dhënia e një drite jeshile për hapjen e negociatave është shumë e rëndësishme edhe për vetë interesat e Berlinit Zyrtar.

“Një “jo” nga Berlini jo vetëm që do të destabilizonte Shqipërinë, por do të kishte një ndikim negativ në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor – dhe kështu do të kundërshtonte interesat e sigurisë të Gjermanisë. Në të kundërt, një “po” do të ishte një sinjal i qartë se Gjermania dhe BE, po shpërblejnë përpjekjet e Shqipërisë për të reformuar – edhe nëse ende duhet të kapërcejnë shumë pengesa perpara pranimit”, shkruhet që në preambulën e këtij dokumenti.

Në këtë drejtim, vlerësohet gjithashtu vokacioni i qartë pro-perëndimor i vendit tonë, që sipas këtij Këshilli, është shumë i rëndësishëm të shpërblehet, për të krijuar një vije ndarese nga vendet e Ballkanit qe vazhdojne te flirtojne me Rusine, siç ndodh vazhdimisht me Serbinë.

Duke komentuar edhe fenomenin shqetësues të azilkërkuesve, Këshilli Gjerman për Politikan e Jashtme nënvizon se hapja e negociatave do t’i jepte një perspektivë të qartë të rinjve shqiptarë, duke ndihmuar në zgjidhjen e këtij problemi.

Nga ana tjetër, raporti flet me tone kritike mbi kulturën politike në vendin tonë, duke sulmuar bojkotet parlamentare dhe protestat e organizuar gjatë javëve të fundit.

“Ajo që mungon është një kulturë politike që njeh kompromiset jo si një dobësi, por si një element qendror i demokracisë. Në të kaluarën, kjo ka zvarritur reformat dhe pengoi funksionimin e institucioneve demokratike. Për shembull, në vitin 2017, PD bojkotoi punën parlamentare për disa muaj, një mekanizem i përbashkët për debatin politik në Shqipëri”, shkruhet midis të tjerash.

Publikimi i këtij dokumenti vjen vetëm pak javë përpara se vendet e Bashkimit Europian të votojnë pas rekomandimit pa kushte të Komisionit Europian për hapjen e negociatave.

Pavarësisht se Komisioni vlerëson se vendi ynë ka përmbushur të gjithë kushtet për t’u ulur në tryezën e bisedimeve, hapja e negociatave kushtëzohet nga vota pro e 28 vendeve anëtare pasi sipas statutit të organizimit të BE-së, mjafton që një vend i vetëm anëtar të vendosë veton, që hapja e negociatave të shtyhet për të paktën disa muaj.

Këshilli Gjerman për Politikat e Jashtme është një strukturë që përfshin mbi 2 500 figura të rëndësishme të jetës politike dhe akademike në Gjermani.

Midis anëtarëve më të shquar të këtij Këshilli prestigjioz kanë qenë edhe ish-president Richard von Veisaker dhe ish-ministri i Jashtëm, Hans-Dietrich Gensher.

*Në vijim, dokumenti i plotë i Këshillit Gjerman të Politikave të Jashtme për Shqipërinë*

DGAP – Keshilli gjerman per Politikat e Jashtme mbi Shqipërinë dhe negociatat

24 maj 2018.

Shqipëria ka nevojë për dritën jeshile për negociatat e anëtarësimit në BE- nga Sarah Ëohlfeld

Pritet që në gjysmën e parë të qershorit, Bundestagu do të vendosë për hapjen e negociatave të pranimit në BE me Shqipërinë. Një “jo” nga Berlini jo vetëm që do të destabilizonte Shqipërinë, por do të kishte një ndikim negativ në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor – dhe kështu do të kundërshtonte interesat e sigurisë të Gjermanisë. Në të kundërt, një “po” do të ishte një sinjal i qartë se Gjermania dhe BE, po shpërblejnë përpjekjet e Shqipërisë për të reformuar – edhe nëse ende duhet të kapërcejnë shumë pengesa perpara pranimit.

Samiti i Këshillit Evropian në Sofje, në fund të qershorit është thelbësor, për të ardhmen e Shqipërisë. Pasi Kryetaret e Qeverive dhe Shteteve theksuan edhe njëherë, pergjithesisht gjate takimit te BE-BP ne Maj, pastaj do të vendosin në mënyrë të veçantë nëse do te hapen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë. Komisioni Evropian mund të hapë kapitujt e parë negociues në muajt e ardhshëm, vetëm me unanimitet. Para votimit në Këshill, Bundestagu gjerman duhet të vendosë për këtë ceshtje. Duhet të pasqyrojë përpjekjet për reforma në Shqipëri dhe të jetë e qartë në favor të negociatave të pranimit me Tiranën.

Problemet me demokracinë dhe sundimin e ligjit

Është e pakontestueshme që Shqipëria ende ka shumë pengesa për të kapërcyer rrugën e saj drejt BE. Jo vetëm fuqia ekonomike e vendit është shumë më poshtë mesatares së BE. Janë mbi të gjitha mangësitë në fushën e sundimit të ligjit që shkaktojnë shqetësim për vendimmarrësit në Berlin dhe Bruksel. Ndërkohë që është bërë progres në luftën kundër korrupsionit, dënimi dhe arrestimi i zyrtarëve të lartë në veçanti, mbetet nje përjashtim. E njëjta vlen edhe për krimin e organizuar. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar, luftën kundër grupeve kriminale, të cilat financohen kryesisht nga trafikimi i drogës, si një përparësi kryesore.

Ne fakt, vitin e kaluar, një numër i konsiderueshëm i zonave të rritjes së kanabisit munden të identifikoheshin dhe të shkatërroheshin. Sidoqoftë, nuk ka ndodhur akoma ndërprerja e strukturave themelore të krimit të organizuar përmes arrestimeve dhe dënimeve.

Një problem tjetër është polarizimi i vazhdueshëm politik mes qeverisë socialiste të Rames dhe opozitës së kryesuar nga demokratët. Ajo që mungon është një kulturë politike që njeh kompromiset jo si një dobësi, por si një element qendror i demokracisë. Në të kaluarën, kjo ka zvarritur reformat dhe pengoi funksionimin e institucioneve demokratike. Për shembull, në vitin 2017, PD bojkotoi punën parlamentare për disa muaj, një mekanizem i përbashkët për debatin politik në Shqipëri. Reforma zgjedhore, e cila mund të ndihmojë në kapërcimin e polarizimit, është ende në fillimet e saj.

Përpjekjet e reformës duhet të shpërblehen. Përkundër këtyre të metave, është e drejtë të hapen negociatat e pranimit me Shqipërinë. Pas ndryshimeve të thella në Kushtetutë, qeveria po zbaton një reformë gjyqësore që është shembull për të gjithë rajonin. Një element qendror është i ashtuquajturi “proces verifikimi”: gjithsej rreth 800 gjyqtarë dhe prokurorë shqyrtohen nën kontrollin e BE nga një komision për integritetin e tyre personal dhe aftësitë profesionale. Kritikët ankohen se deri më tani vetëm një numër i procedurave janë përfunduar dhe procesi pritet të zvarritet prej vitesh. Kjo kritikë është e justifikuar dhe me sa duket do të kete argumente të ashpra rreth procedurave individuale.

Megjithatë, duhet të pranojme se asnjë vend tjetër në rajon nuk ka bërë një përpjekje serioze për të reformuar rrënjësisht sistemin e drejtësisë. Ky është një proces i pandalshëm dhe që krijon themelin për sukses në fusha të tjera kyçe, siç është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pikërisht për shkak se ajo është një qasje e tillë gjithëpërfshirëse për rinovimin demokratik, duke hapur negociatat e pranimit, BE do të dërgojë një sinjal të qartë në rajon, se përpjekjet për të arritur sundimin e ligjit, do të shpërblehen drejtpërdrejtë dhe në mënyrë të prekshme. Kjo do të ishte edhe më e rëndësishme në lidhje me Serbinë dhe Malin e Zi, të cilat tashmë janë duke negociuar.

Qeveritë e të dy vendeve janë pro-evropiane, por ndërtojne ne brendësi te tyre, struktura autokratike. Pavarësisht nga deficitet në demokraci dhe sundimin e ligjit, Serbia dhe Mali i Zi, vazhdojnë të përparojnë në procesin e integrimit evropian. Për ta bërë të qartë edhe një herë se reformat në këto fusha janë thelbësore për pranimin në BE, Shqipëria duhet të përfshihet midis vendeve negociuese.

Pa frikë nga Rusia

Ky hap është gjithashtu i rëndësishëm në raport me politikën e përbashkët evropiane të jashtme dhe të sigurisë. Shqipëria nuk lë asnjë dyshim sa i përket vullnetit të saj për ta zbatuar atë, ndërsa Serbia në veçanti, koordinon pozicionet e saj politikisht dhe ushtarakisht me Rusinë. Duke pasur frikë nga një ndikim rus në rritje në Ballkanin Perëndimor, BE-ja dëshiron të përshpejtojë integrimin e Serbisë në strukturat evropiane. Në Shqipëri kjo duket më pak urgjente. Ndëshkimi i një vendi sepse nuk ka asnjë problem gjeostrategjik, do të ishte një mesazh i rëndësishëm për qeveritë e tjera të Ballkanit Perëndimor.

T’u jepet të rinjve një perspektivë

Ne rast të një vendimi negativ te Këshillit Evropian, pavarësisht rekomandimit të qartë të Komisionit, do të mbetet krejtësisht e hapur se kur Shqipëria do te shpresojë për hapjen e negociatave për anëtarësim. Një votim i tillë vështirë se do të mund t’i komunikohet popullsise shqiptare, qe eshte në mënyrë të qartë pro-evropiane. Rezultati do të ishte zhgënjim dhe heqje dore, meqenëse të rinjtë, të arsimuar mirë, shohin vetëm perspektivat për të ardhmen në anëtarësimin në BE. Ata do të ndiheshin edhe më të inkurajuar për të kërkuar fatin e tyre jashtë vendit. Shqipëria ka nevojë pikërisht për këta profesionistë për të ndërtuar një ekonomi konkurruese.

Pasojat afatgjata do të ishin një dobësim i Shqipërisë, roli i se cilës është qendror edhe për stabilitetin e të gjithë rajonit, veçanërisht nëpërmjet pakicave të saj në vendet fqinje.

Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, është në interes të Gjermanisë, Kritika e përparimit të reformës në Shqipëri është e justifikuar. Megjithatë, aktualisht nuk behet fjale nëse Shqipëria është gati për BE-në – përgjigja do të ishte e qartë. Behet fjale per përgatitjen e vendit për anëtarësim, përmes negociatave dhe hapjes së derës në BE.

Për shkak të afërsisë gjeografike dhe lidhjeve të ngushta ekonomike dhe shoqërore, paqëndrueshmëria në Ballkanin Perëndimor kërcënon drejtpërsëdrejti interesat e sigurisë gjermane. Konfliktet në rajon, për shembull, rezultojnë drejtpërdrejt në lëvizjet e reja të migracionit drejt Evropës Perëndimore. Vetëm për këtë arsye, Gjermania duhet të pajtohet me hapjen e negociatave. Sidomos përmes bisedimeve të vazhdueshme dhe të strukturuara me Tiranën, reformat në Shqipëri mund të promovohen më tej dhe rajoni në tërësi të stabilizohet.

Votimi i Bundestagut është vendimtar, pasi Angela Merkel – e cila ende nuk e ka pozicionuar veten në kete ceshtje – do ta ndjekë këtë në Këshillin Evropian. Në vendimin e saj mbi Traktatin e Lisbonës, Gjykata Kushtetuese 2009 fuqizoi të drejtat e pjesëmarrjes dhe kontrollit të Bundestagut në formësimin e politikës gjermane evropiane. Qeveria autorizohet për të përfaqësuar një opinion të ndryshëm nga Bundestagu vetëm per “arsye te rëndësishme të politikës së jashtme apo të integrimit”. Anëtarët e parlamentit duhet të bien dakord për bisedime me Shqipërinë në mënyrë të qartë – dhe ta formulojne këtë pa kushte, që duhet të plotësohen para hapjes së kapitullit të parë.

Një pergjigje “po, por” do të lejojë Merkel, për të dhene nje drite jeshile te pergjithshme për negociatat e anëtarësimit në Këshilli, por nuk do te merrte ne konsiderate sa duhet përpjekjet e Shqiperise per reformaa dhe do të perceptohet si një tjetër taktikë vonuese në rajon.

Do të ishte gjithashtu një sinjal i vështirë brenda BE-së. Franca dhe Hollanda në veçanti janë kritike për hapjen e negociatave; të dy vendet ende duhet të binden. Një “po” e qarte nga Gjermania, e cila konsiderohet si një avokat i fortë i kushtëzimit të anëtarësimit, do të ishte një sinjal i fortë, dhe do të vërë qeveritë në Paris dhe Hagë nën presion.

Rezultati ne qershor duhet të jetë nje miratim i Këshillit Evropian në qershor, për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë. Kjo është në interes të Gjermanisë dhe BE-së.

“Gylseren” me të dashur të ri (FOTO)

Nurgul Yesilcay është një ndër aktoret më të njohura turke në rrafshin ndërkombëtar.

Gjithsesi u bë e njohur te shqiptarët me rolin e Gylserenit në serialin e famshëm “Fatet e Kryqëzuara”.

Kjo ka bërë që të ndiqet edhe hap pas hapi edhe në jetën private, të cilën nuk mund ta fsheh prej mediave turke.

Aktorja tashmë raportohet se ka të dashur të ri, i cili është pranë shkurorëzimit prej bashkëshortes.

Bëhet fjalë për Necati Kocabay, i cili është regjisor i shumë serialeve dhe filmave turke gjersa është edhe afarist i suksesshëm.

Dyshja është fotografuar duke darkuar në një restorant japonez dhe më pas kanë shkuar në shtëpinë e aktores, ku kanë vazhduar mbrëmjen e filluar në kafeteritë e Stambollit.

Çifti në këtë formë kanë kofirmuar se tashmë janë në lidhje dhe se nuk ka vend për spekulime, ka thënë një burim për televizionin Kanal D.Ndryshe, Nurgul është duke punuar në projekte të reja filmike, të cilat do t’i shohim në ekranet e vogla televizive.

Ja sa para u pagua gjyqtari serb Milorad Mazic në ndeshjen finale Real – Liverpool

Ja sa para u pagua gjyqtari në ndeshjen finale 6 orë më herët Gjyqtari Milorad Mazic ndau drejtësinë në finalen Real Madrid – Liverpool

Përballja e tyre u gjykua nga gjyqtari serb Milorad Mazic. Por a e dini sa para ka fituar Mazic për 90 minuta punë në Kiev?

Mazic ka fituar 4500 euro për ndarjen e drejtësisë në finalen e Ligës së kampionëve.

Asistentët e tij, do t’i fitojnë rreth 2000 euro.

Padi penale ndaj kritikueses së islamit në Zvicër

Kritikuesja më e njohur e islamit në Zvicër, Saida Keller-Messahli tani ka një vepër penale në ndërgjegje. Dyshohet se ajo ka krijuar shpifje ndaj predikuesit të urrejtjes nga Bieli, Abu Ramadan

Ajo është kritikuesja më e njohur e islamit në Zvicër: Saida Keller-Messahli. Me vite të tëra është duke paralajmëruar për radikalistët myslimanë, duke shkruar pandërprerë kundër fanatikëve religjiozë.

Si duket, kritikuesja me prejardhje nga Tunizia i ka tejkaluar kufijtë. Prokuroria e Bernës ka filluar me padinë penale ndaj saj. Arsyeja: Saida Keller-Messahli dyshohet se ka krijuar shpifje ndaj predikuesit të urrejtjes Abu Ramadan, pasi në xhaminë e Bielit Al-Rahman, ky i fundit kishte nxitur urrejtje për ata që mendojnë ndryshe.

Christof Scheurer, zëdhënësi i Prokurorisë ka konfirmuar: “E kemi hapur një padi penale ndaj Zonjës Keller-Messahli nën dyshimin se ka krijuar shpifje”, shkruan “Blick”, përcjell Albinfo.ch.

Shkak i hetimeve ka qenë një artikull i publikuar në “Bieler Tagblatt”, në të cilin kritikuesja e Islamit, në shtator të vitit të kaluar kishte ngritur akuza të rënda ndaj imamit libanez. Ajo kishte shkruar: “Më 11 dhe 18 nëntor të vitit 2017, ai ka predikuar në xhaminë Al Karafi në Tripolis, duke e lutur Zotin për të mbrojtur anëtarët e pranishëm të Al-Kaida dhe Shtetit Islamik”. Si dëshmi, gazeta në fjalë kishte publikuar një video ku ai po predikonte.

Por, paraqitjet e Keller-Messahli ishin të dyshmita. Disa ditë më vonë, predikuesi ka bërë një kundërreagim, me ç`rast ai mbrohej nga akuzat: “Ky pohim është i rremë. Siç dëshmojnë incizimet e predikimit, unë nuk kam bërë deklarata të tilla”.

Në të vërtetë, Abu Ramadan në predikimet e tij nuk përmend as Al-Kaida e as SHI. Si duket, kritikuesja e ka tepruar me akuzat e saj dhe nuk ka dashur të prononcohet lidhur me rastin.

Nga ana tjetër, ndaj Abu Ramadanit ishte hapur një padi penale për diskriminim racor.

Mogerini raporton për të arriturat në bisedimet Maqedoni-Greqi

Në Samitin e nesërm të ministrave të punëve të jashtme të BE-së, Maqedonia dhe përparimi në negociatat për emrin do të jenë një nga temat kryesore.

Ministrat e punëve të jashtme të BE-së nesër do të takohen për këshillin e rregullt ministror, disa javë para Samitit të qershorit në të cilin liderët evropianë duhet të vendosin për rekomandimin e Komisionit Evropian për fillim të bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, do t’i brifojë ministrat e 28-të vendeve anëtare për procesin e negociatave, ndërsa dy ministrat e punëve të jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë duhet të vazhdojnë të bisedojnë në Bruksel, pas raundit të Nju-Jorkut.

Nga MPJ-ja paralajmëruan se ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov nesër udhëton për vizitë dyditore pune në Bruksel.

Do të jenë sërish dy ministrat e Jashtëm që do përpiqen të bien dakord, ndërsa të dy palët këmbëngulin në qëndrimet respektive, që i shprehën edhe gjatë bisedimeve të Nju Jorkut, fundjavën e kaluar. Pas dështimit të radhës, sipas analistëve grekë, janë tre emrat që kanë mbetur mbi tavolinë. Nova, Gorna dhe Severna Maqedonia, përkatësisht “Maqedonia e Re”, “Maqedonia e Epërme” dhe “Maqedonia veriore”.

Athina, që ka refuzuar propozimin për Republika e Maqedonisë së Ilindenit dhe “Republika e Maqedonisë (Shkup)”, do të preferonte që emri i shtetit të shoqërohej nga mbiemri e Epërme ose veriore. Por Shkupi, refuzon gjithë formulat e tjera dhe pranon si zgjidhje vetëm referimin ndaj Ilindenit; qëndrim që e përsëriti edhe në bisedimet e Nju Jorkut. Në dy kryeqytetet Shkup dhe Athinë po bëhet një presion i madh, sidomos nga Uashingtoni dhe Berlini, ndërsa në disa qytete të Greqisë është paralajmëruar protesta më 6 qershor.

Mesazhi që do të dërgojnë protestuesit është të kujtojnë qeveritarët se populli grek është kundër çdo lëshimi për emrin e Maqedonisë. Protesta më herët, gjegjësisht më 2 qershor ka paralajmëruar edhe opozita në  Maqedoni, ku mes tjerash do të protestojnë edhe për çështjen e emrit./Gazeta Express/

55 ekspertët e kryeministrit Zaev me një kosto prej gjysëm milion euro!?

“Unë nuk i ndaj qytetarët e Maqedonisë, absolutisht besoj se secili mund të jetë i angazhuar. Të jenë bashkëpunues, diku si këshilltarë, diku si të punësuar direkt në institucionet publike, kudo që mund të ndihmojnë, duke dhënë kontributin e tyre”, tha Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë.

Sipas përllogaritjeve, paga mesatare e këtyre ekspertëve sillet 950 euro në muaj ose 11,450 euro në vit.

10 Këshilltarë bashkërisht marrin pagë mujore bruto 10,588.00 euro ose mbi 127 mijë euro në vit.

13 Këshilltarë të posaçëm marrin pagë mujore bruto 15,870.00 euro ose mbi 190 mijë euro në vit.

Nga lista fillestare prej 56 këshilltarëve është dorëhequr Xhezair Shaqiri, i njohur si Komandant Hoxha, funksioni i të cilit ishte bashkëpunëtor i jashtëm për siguri të brendshme dhe luftë kundër radikalizmit.

Për pagë më të madhe mujore prej 1,500 euro, listës i prin Zoran Bashanoviq, bashkëpunëtor i jashtëm për çështje ekonomike. Kurse, 7 nga bashkëpunëtorët e jashtëm janë angazhuar vullnetarisht pa pagesë.

32 bashkëpunëtorët e jashtëm marrin honorarë, janë të angazhuar me marrëveshje një vjeçare dhe për ta nuk paguhen kontributet për sigurim shëndetësorë dhe pensional. Të ardhurat mujore për të gjithë bashkëpunëtorët e jashtëm arrin shifrën 19,355.00 euro në muaj, ose 232 mijë euro në vit.

Nga Shoqata e këshilltarëve tatimorë të Maqedonisë thonë se numri i madh i këshilltarëve është barrë e panevojshme për taksapaguesit. Kryetari i kësaj shoqate Pavle Gacov, tha se në qeveri ka pasur të punësuar nëpër sektorë, persona të kualifikuar që do të mund të kryenin funksionet e njëjta pa pasur nevojë për këshilltarë të posaçëm ose bashkëpunëtorë të jashtëm të kabinetit Zaev. Eksperti tatimor thotë se nga ky kuadër ka përjashtime, por dyshon në produktivitetin e punës së shumicës prej tyre.

“Pyetja ime është se çfarë kërkojnë aq shumë këshilltarë në një qeveri? Veçanërisht se shumica prej tyre nuk janë edhe aq të njohur si ekspertë të fushës, për të cilën janë zgjedhur si këshilltarë. Kështu që, ky angazhim i këshilltarëve në disa raste bëhet si punësim i kuadrove partiake, që e tregon edhe mënyrën e gabuar të udhëheqjes së politikës në lidhje me angazhimin e këshilltarëve. Numri i këshilltarëve është shumi i madh dhe mendoj se duhet të përgjysmohet”, tha Pavle Gacov , ekspert.

VMRO-DPMNE vazhdon të akuzoj qeverinë për përzgjedhjen e këshilltarëve dhe bashkëpunëtorëve të jashtëm. Nga partia opozitare e Mickovskit kërkojnë sqarime rreth kualifikimeve të disa nga këshilltarët, të cilët sipas tyre, janë punësuar për të përmbushur premtimet parazgjedhore të Zaevit.

Konfirmohet nga Federata e Egjiptit: Salah rikthehet në Botëror (Foto)

Mohammed Salah do të jetë i gatshëm për Kupën e Botës.

Ylli i Liverpoolit luajti vetëm 31-minuta në finalen e madhe të Ligës së Kampioneve ndaj Real Madridit. Egjiptiani u zëvendësua nga Lallana, pasi lëndoi rëndë kraharorin.

Salah u largua me lot në sy dhe të gjithë menduan se ai do ta humbas edhe Kampionatin Botëror që nis nga 14 qershori.

Megjithatë, Federata e Futbollit të Egjiptit ka kontaktuar me mjekun e klubit anglez, i cili ia ka dhënë një përgjigje pozitive.

“Gjatë thirrjes telefonike të kryer nga misioni kombëtar, për ta kontrolluar rastin e Mohammed Salah, zyrtarët e Liverpoolit thanë se rrezatimi u krye në shpatullën e Salahut dhe tregoi se ka një lëndim në nyjet e shpatullave. Dr. Abu Ela shprehu optimizëm se më këtë diagnozë, Salah mund të jetë i gatshëm për Kupën e Botës”, shkruhet në njoftimin e Federatës Egjiptiane.

Salah ka shkëlqyer këtë sezon, por ai nuk arriti ta fitonte asnjë titull me klubin anglez, Liverpool. Ndeshja në fund përfundoi me fitore të madrilenëve 3 me 1./IndeksOnline/

Presidenti Rugova në mesin e artistëve të njohur shqiptarë (FOTO)

Ibrahim Rugova, presidenti historik i Kosovës, krahas vizionit të tij politik, vlerësohej edhe si një intelektual e studiues shembull.

Veç kësaj ai kishte një raport të afërt edhe me emrat e njohur të artit që vepronin në atë kohë, me të cilët jo dhe rrallë herë takohej.

KultPlus sot ju sjellë një fotografi të postuar nga Micky Haxhiislami ku Presidenti Rugova shihet së bashku me Sabri Fejzullahun, Dukagjin Lipën, Adelina Ismailin, këngëtarë dhe miq të tjerë.

Fotografia besohet se është realizuar gjatë vitit 1997.

Ia la vendin në politikë, Nano sfidon sërish Ramën

Ish-kryeministri Fatos Nano, që nga largimi i tij nga politika, ka qenë gjithmonë një figurë në hije. Ai pas largimit nga posti i kryeministrit nuk është shfaqur shumë me media, apo në jetën publike.

Daljet e tij janë të rralla, dhe gjithmonë mundohet që të mos bëj zhurmë.

Mirëpo së fundmi një faqe në Instagram ka risjellë në vëmendje këtë figurë politike.

E hapur rreth një muaj më parë faqja që pretendon se është zyrtarja e Fatos Nanos, “themelues i Partisë Socialiste”, sjell shpesh postime dhe ka arritur për një kohë të shkurtër plot 12 mijë ndjekës.

Nuk dihet realisht nëse faqja është vërtet e tij, por postimet janë të rregullta dhe të shoqëruara edhe me komente nën emrin e ish-kryeministrit.

Me sa duket Nano ka vendosur të sfidojë politikanët e tjerë të cilët janë shumë aktivë në rrjetet sociale. Një ndër ta është edhe kryeministri Rama me 1.1 milion pëlqime në Facebook. Mirëpo me këto ritme Nano pritet t’ia kalojë shumë shpejt, nëse realisht është faqja e tij.

Në postimin e tij të fundit, ish-kryeministri  komenton edhe protestën e djeshme të opozitës.

Ai thotë:

Protestoni popull, protestoni gjithmonë për të drejtat tuaja, ama kurrë mos bini “prehë” e tyre që ju drejtojn sepse ndonjëher nuk kanë të njëjtin parim dhe qellime me ju.  Ata duan postet, duan kontrollin… Kujdes!! Me respekt Fatos Nano.”

Bitcoini do të shpenzojë energji elektrike sa Austria deri në fund të vitit

“Mihja” e Bitcoinit e kërkon një harduer aq intensiv dhe të veçantë, saqë mënyra e vetme për shumicën e njerëzve që të hyjnë në lojën e kriptovalutave është thjesht blerja e monedhës nëpërmjet këmbimoreve.

Por, kjo nuk do të thotë që “mihja” është ngadalësuar.

Përkundrazi, ka ndodhur krejt e kundërta, duke i dhënë kështu ambientalistëve (dhe kujtdo, pos kriptovalutistëve më të entuziazmuar) shkak për shqetësime.

Ndërmjet ventilatorëve të ftohjes, harduerit prodhues dhe kostove të mëdha dhe në rritje energjetike që nevojiten për ta vënë në punë një rig për “mihje” të bitcoinëve, rrjeti botëror i bitcoinit pritet t’i përdorë deri në 7.67 gigavatë të energjisë deri në fund të vitit 2018, sipas hulumtimeve dhe modeleve të reja.

Ilda Bejleri synon ta bëjë trupin sikur të Jennifer Lopez

Edhe pse është 48 vjeçare, Jennifer Lopez vazhdon të jetë idhull i femrave.

Bukurosha latine gjithnjë ka ditur që të mahnisë me dukjen e saj.

Ishte së fundmi videoklipi “Dinero” me Cardi B dhe DJ Khaled ku ajo u shfaq super atratktive.

Mosha është vetëm numër për J-LO dhe kjo ka impresionuar tej mase Ilda Bejlerin e cila ka komplimentuar.

“Synime për trupin”, ka shkruar Ilda në këtë postim ku shihet Jennifer Lopez.

Ilda Bejleri konsiderohet prej femrave më seksi të ekranit shqiptar.

Linjat trupore të saj dhe paraqitjet publike gjithnjë kanë tërhequr vëmendjen. /Telegrafi/

Në gjithë teritorin e Maqedonisë ka mungesë edhe për 750 zjarrfikës, së shpejti priten konkurset

Në territorin e Maqedonisë mungojnë 750 zjarrfikës, ndërsa një pjesë e zjarrfikësve ekzistues që presin të angazhohen kanë diploma jo-valide. Këto probleme i ka nxjerrë në pah Qendra për trajnim profesional të zjarrfikësve “Pegaz Edu” nga Manastiri, njofton Koha transmeton Zhurnal.mk

“Paraqitet një punë devijuese. Institucione të caktuara, qendra, universitete… japin disa vërtetime e diploma pa kurrfarë programi. I trajnojnë njerëzit nga 3-4 orë, i paguajnë për

ato dhe u japin dokumente të pa verifikuara.

Presim nga MASH të angazhojë njerëz kompetent t hulumtojnë punën”, thotë Sasho Atanasovski, kryetar i “Pegaz Edu” nga Manastiri.

Kosta Popovski, magjistër për mbrojtje nga zjarret dhe koordinator gjatë trajtimit të zjarrfikësve thotë se në Maqedoni mungojnë rreth 750 zjarrfikës.

Hapja e kufirit Bellanoc- Stançic, Arifi tregon detajet

Vendkalimi i shumëpritur Bellanoc-Stançiç, që në Malësinë e Karadakut lidh Republikën e Maqedonisë me atë të Kosovës, më në fund po bëhet realitet.

Kjo nga fakti se tashmë kanë filluar edhe punimet për ndërtimin e objektit të përbashkët të këtij vendkalimi kufitar.

“Këtu do të ndërtohet një objekt i sistemit të integruar evropian ku mjetet janë të siguruara nga UE nga IPA Fondet, bartësit e këtij procesi janë qeveria e RM dhe qeveria e RK.

Qeveria jonë e Republikës së Maqedonisë e ka autorizuar qeverinë e Republikës së Kosovës që ti kryej gjitha procedurat administrative ku të njëjtat janë kryer është zgjedhur kontraktuesi dhe se punimet kanë filluar në fazën përgatitore, ndërkaq brenda javës së ardhshme do filloj edhe faza tjetër pra faza e ndërtimit, që besoj se ky është një projekt kapital për të dyja anët e këtyre vendbanimeve“, na deklaroi Erkan Arifi.

Përpos qarkullimit të lirë të qytetarëve nga të dyja anët e kufirit, hapja e këtij vendkalimi kufitar mundëson edhe zhvillimin e bizneseve të ndryshme por edhe ekonomisë në përgjithësi.

“Ky projekt është i shumëpritur për banorët e komunës tone dhe banorët që jetojnë andej pikës kufitare të Republikës së Kosovës, për arsye se kjo pike kufitare ka një tretman më të gjerë duke parashikuar qarkullimin e lire të njerëzve, zhvillimin ekonomiko-lokal, bizneset e vogla dhe të mesme kështuqë në këtë pike kufitare do kemi një zhvillim, një e padrejtë që u është bërë këtyre vendbanimeve“, thotë Erkan Arifi.

Ky projekt do të kushtojë mbi 1.300.000 Euro fonde këto të siguruara nga IPA Fondet. Në bazë të dinamikës së paraparë të punimeve pritet që ky vendkalim kufitar deri kah tetori i këtij viti të jetë funksional për lëvizjen e lirë të qytetarëve. /TVM2/

Ramos i shkruan Salah: Mbi të gjitha jemi shokë

Sergio Ramos i ka dëshiruar shërim të shpejtë, Mohamed Salah pas lëndimit të krahut ne finale e Champions League, nga e cila ai u largua vetëm pas 30 minutave.

Ylli i The Reds la në lot fushën e stadiumit në Kiev, pasi dëmtoi krahun në një duel me mbrojtësin e Real Madrid, shkruan Independent, përcjell Klan Kosova.

Për këtë sot Ramos i ka dërguar një mesash përmes Twitter, Salahut.

“Ndonjëherë futbolli ta tregon anën e mirë por edhe të keqen.

Mbi të gjitha ne jemi shokë”.

“Shërim të shpejtë, Salah. E ardhmja të pret ty”, thuhet me mesazh.

Konkurs pune për 18 persona, paga mesatare 23.197 denarë ja ku po kërkohen

Enti për kujdes të fëmijëve punëson 18 persona, paga minimale 23.197 denarë

UD drejtori i Entit për Kujdesin e Fëmijëve me problem sociale ka shpallur thirrje publike për punësim të 18 personave profesionist për kohë të pacaktuar pune, informon KOHA.

Orari i punës është nga e hëna në të dielën, 40 orë në javë, ndërrimi i parë prej orës 7 deri 14, ndërrimi i dytë prej 13 deri në orën 20, ndërsa ndërrimi i tretë prej orës 20 deri në orën 7 të mëngjesit (ditën e nesërme).

Orari punues mund të përshtatet në pajtueshmëri me nevojat e punëdhënësit.

Paga neto është 23.197 denarë.

Kurz: Të hapen negociatat për Shqipërinë e Maqedoninë, të pengohet Rusia e Turqia

Kancelari Federal i Austrisë Sebastian Kurz (ÖVP) këmbëngul për hapjen e negociatave të shpejta të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

“Kushdo që dëshiron të shmangë konfliktet në lagjen tonë në Ballkanin Perëndimor dhe për të ndihmuar në stabilizimin e nevojshëm për vendet në rajon, duhet dhënë një ofertë e besueshme e perspektivës evropiane”, tha politikani konservator për “Welt am Sonntag”.

Ai shtoi se Austria mbështet Serbinë dhe Malin e Zi “në progresin e aderimit”. BE po kryen tashmë negociatat e pranimit me të dyja vendet.

“Dhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet të hapim shpejt bisedimet e pranimit”, tha Kurz.

Vendimi do të merret në samitin e BE-së në qershor, ndërsa Komisioni Evropian e mbështet. Megjithatë, ka rezerva nga CDU dhe CSU në Gjermani, shkruan “Diepresse”

Përveç Unionit, ndër të tjera Holanda dhe Finlanda kërkojnë “ngadalësim” në këtë proces.

Por, edhe Presidenti francez Emmanuel Macron konsiderohet kundërshtar i një procedure të shpejtë të pranimit.

“Sa më të këqija janë perspektivat për anëtarësim, aq më të mëdha janë mundësitë për ndikim për vende si Turqia apo Rusia“, paralajmëroi Kurz.

Qeveritë e vendeve anëtare të BE-së i dhanë në vija të përgjithshme mundësinë e perspektivës për anëtarësim për vendet e Ballkanit Perëndimor në samitin e Sofjes, përfshirë, Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Mali e Zi, Bosnjë Hercegovinën dhe Maqedoninë.

Ndërron jetë papritur aktori i njohur i serialit Ertugrul (FOTO)

Mësohet se në orën 03:00 pas mesnate, aktori i famshëm i serialit turk ka ndërruar jetë.

Arda Oziri, në rolin e ‘Goktug’, kishte parë së bashku me mikun e tij ndeshjen e Champions League dhe kur ndeshja ka përfunduar, është kthyer me motorr në shtëpinë e tij.

Mirëpo gjatë rrugës, ai ka pësuar një aksidentqë i ka kushtuar jetën.

Lajmin e hidhur e bën të ditur miku i tij, i cili në një postim në Instagram ka publikuar bisedën e fundit me mikun e tij në Whatsapp.

“Miku im i dashur, të thash të rrije sonte tek unë. Por si duket engjëlli i vdekjes të priste në rrugë. Vdekja nuk të shkon fare. Të kisha pranë kur fjeta gjumë, kishe ikur kur u zgjova. Jam shumë i mërzitur”- shkruan miku i aktorit.

E tmerrshme: E mbajtën kufomën e nënës në shtëpi për 5 muaj që t’ia merrnin pensionin (FOTO)

Fëmijët e një gruaje 70-vjeçe kishin mbajtur kufomën e saj në shtëpi për më shumë se pesë muaj, me qëllim që të mund të marrin pensionin e saj.

Amravati Devi nga Varanasi në pjesën veriore të Indisë, raportohet se kishte vdekur në spital në janar të këtij viti, por gjashtë fëmijët e saj u kishin thënë fqinjëve se ajo është ende gjallë por se vazhdimisht po e humb vetëdijen, transmeton Telegrafi.

Por, gënjeshtra e tyre u zbulua kur fqinjët filluan të ankohen për erën e keqe që vinte. Kështu policia u telefonua dhe u futën me dhunë dhe u shokuan kur panë trupin e dekompozua në dhomën e gjumit.

Ata gjithashtu gjetën kimikale të ndryshme për ta mbajtur trupin të freskët, por me sa duket fëmijës e të ndjerës nuk kishin ditur t’i përdorin pasi kufoma ishte dekompozuar.

Pesë djemtë dhe vajza e saj akuzohen për mashtrim, pasi kishin mbajtur kufomën në shtëpi për të përfituar pensionin mujor prej 438 funteve.

Devi ishte e ve që jetoi me gjashtë fëmijët e saj që nga vdekja e bashkëshortit. Ajo gëzonte privilegje, pasi bashkëshorti ishte zyrtar i lartë shtetëror në doganë.

Gruevski “fluturon” nga ekipi i parë i VMRO-së?!

htë orë pasi ish kryeministri Nikolla Gruevski ishte gjykuar me dy vjet burg për shkak të furnizimit të mercedesit luksoz, trashëgimtari i tij në krye të VMRO-së Hristijan Mickoski u ul përballë kryeministrit Zoran Zaev në debat televiziv.

Para ndërtesës së gjykatës kishte një protestë simbolike të dhjetëra qytetarëve, të pakënaqur që para dy ditësh liroi Zaevin, ndërsa nuk kishte mëshirë për Gruevskin.

Kryetari i nderit të partisë më të madhe opozitare nuk do të flet as në tubimin vijues të VMRO-së të caktuar më 2 qershor para qeverisë.

Sipas informacioneve të “Nezavisen vesnik”, i vetmi që do mbajë fjalim para të pranishmëve është lideri aktual Mickoski që mes tjerash do të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare .

Pas tubimit, janë paralajmëruar aktivitete të mëdha në terren dhe takime me qytetarë, por në asnjë prej tyre nuk është paraparë aktivisht të merr pjesë Gruevski, që me siguri kohën më të madhe do ta kalojë nëpër gjykata.

A thua hap pa hapi, udhëheqësia e re po pastron me hipotekat e të kaluarës apo dyshen Gruevski- Mijallkov, kur pas Mickosit para Kongresit të dhjetorit u rreshtuan pjesa më e madhe e anëtarësisë së kësaj partie./Medial.mk

Lulja e Medes i mbledh shoqet për iftar, ja me çka i shërben ajo (FOTO)

Bashkëshortja  e këngëtarit te njohur Mehdi Pergjegjes, Lulja, po vazhdon te jetë shumë e pëlqyer, shkruan ORAvip.

Për çdo paraqitje po i mahnit të gjithë me bukurin e saj.

Në rrjetin social është shumë e komentuar e sidomos për jetën e saj, edhe pse ajo është nënë e katër fëmijeve ka linja trupore shumë të bukura.

Në një imazh të cilin e ka publikuar Lulja,para disa minutash shihet me shoqet e saj.

Makineria e cila i shkund pemët dhe ua mbledh frutet [VIDEO]

EXPAND R5090 është një pëlhurë mekanike PVC që mund të zgjatet automatikisht deri në 11 metra.

Kjo mundëson mbledhjen e 300 kg fruta brenda kohe sic janë ullinjët, bajamet, qershitë, portokajtë etj.

Në videon më poshtë mund të shikoni se si punon kjo makineri fantastike. /shigjeta.net/

http://www.businessinsider.com/this-machine-shakes-olives-off-trees-and-collects-them-in-a-tarpaulin-2018-3

VIDEO LINKU SHIHENI?

Gruevski “fluturon” nga ekipi i parë i VMRO-së?!

htë orë pasi ish kryeministri Nikolla Gruevski ishte gjykuar me dy vjet burg për shkak të furnizimit të mercedesit luksoz, trashëgimtari i tij në krye të VMRO-së Hristijan Mickoski u ul përballë kryeministrit Zoran Zaev në debat televiziv.

Para ndërtesës së gjykatës kishte një protestë simbolike të dhjetëra qytetarëve, të pakënaqur që para dy ditësh liroi Zaevin, ndërsa nuk kishte mëshirë për Gruevskin.

Kryetari i nderit të partisë më të madhe opozitare nuk do të flet as në tubimin vijues të VMRO-së të caktuar më 2 qershor para qeverisë.

Sipas informacioneve të “Nezavisen vesnik”, i vetmi që do mbajë fjalim para të pranishmëve është lideri aktual Mickoski që mes tjerash do të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare .

Pas tubimit, janë paralajmëruar aktivitete të mëdha në terren dhe takime me qytetarë, por në asnjë prej tyre nuk është paraparë aktivisht të merr pjesë Gruevski, që me siguri kohën më të madhe do ta kalojë nëpër gjykata.

A thua hap pa hapi, udhëheqësia e re po pastron me hipotekat e të kaluarës apo dyshen Gruevski- Mijallkov, kur pas Mickosit para Kongresit të dhjetorit u rreshtuan pjesa më e madhe e anëtarësisë së kësaj partie./Medial.mk

Geta Beqa nuk ka të ndalur, kaq provokuese vjen ajo me ushtrimet e fundit (FOTO)

Ajo është ndër femrat më të suksesshme shqiptare në atletikë dhe fitnes.

Geta Beqa, e cila me shumë meritë ka arritur të fitojë shumë çmime ndërkombëtare me trupin dhe fizikun e saj, ajo nuk po ndalet, shkruan Kosovarja.

Ajo gjatë gjithë kohës publikon foto dhe video ku shihet duke ushtruar, mirëpo kësaj radhe ajo vjen më tërheqëse se asnjëherë më parë.

Duke bërë lëvizjet e këmbës, Geta vë në pah të pasmet e saj, që nuk duan edhe aq koment.

Për më shumë, shikoni pamjet e publikuara nga ajo. /Kosovarja/

Ky është urimi special i Barcelonës për Real Madridin

Barcelona është një nga skuadrat e para që ka uruar Real Madridin për titullin e 13-të në Ligën e Kampionëve.

Katalanët kanë lënë anash rivalitetin dhe kanë uruar ‘Los Blancos’ për suksesin e radhës në Evropë. Real Madrid fitoi titullin e 13-të në histori të klubit në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur 3:1 në finale Liverpoolin.

“Urime Real Madridit titulli i Ligës së Kampionëve për sezonin 2017/2018”, thuhet në urimin e Barcelonës./Lajmi.net/

Kujtim SHABANI: LUFTA DHE PAQJA

Aktualiteti shqiptar është lufta. Luftë politike, luftë etnike, luftë klasash e interesash. Në çdo vend shqiptar dhe në çdo log. Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, në xhami…

I.

Si një serial latin-amerikan, opozita në Shqipëri e ka lidhur opinionin me materialet për historinë e vëllait të ministrit të Mbrendshëm, i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge. Sa të sqarohet çështja, vlen ajo pyetja që një gazetare ia shtroi Kryeninistrit: A s’ka Partia Socialiste një njeri të pa lidhur me trafikantë për ministër të Brendshëm…?

Ndërsa një hulumtim i Fondacionit Friedrich Ebert për barazninë sociale në Evropën Juglindore nuk zgjon ndonjë debat. As për opozitën. Mbase sepse nuk krijon tension, s’ka intrigë… Ndonëse ai shpërfaq një problem po kaq alarmant sa droga: Në Shqipëri vetëm një për qind e popullatës së varfër kanë akces në shkollim të lartë, privat, apo – pa shih njihëherë! – edhe publik. Si në asnjë vend tjetër të rajonit.

A nuk bën përshtypje kjo në një shoqëri, që për një gjysmë shekulli është qeverisur nga një sistem komunist? Si ndodh në një shoqëri, e cila për mbi një çerek shekulli tranzicion më shumë se gjysmën e kohës është qeverisur nga një parti socialiste e dalë nga ajo komuniste? Dhe, si bëhet që ky raport është katandisur sidomos viteve të fundit, kur po qeveris Partia Socialiste, e cila duhet të ishte kujdestare e segmenteve të paprivilegjuara shoqërore?

II.

Kosova nuk është konsideruar në këtë hulumtim të Friedrich Ebert. Në raportin që ka dalë, nuk thuhen arsyet për këtë. Mbase edhe ajo qëndron në harkun e vendeve të tjera të Ballkanit, ku më së miri qëndron Kroacia me njëmbëdhjetë për qind, Serbia me dhjetë, Bosnja me tetë për qind akces për segmentet e varfra sociale në shkollim të lartë.

Dhe, kjo nuk është një çështje dosido. Raporti sugjeron që arsimi më i mirë lidhet me perspektiva më të mira në tregun e punës dhe me mirëqenien. Në anën tjetër, privimi nga një arsim cilësor, mund të shpiejë në një përjashtim social të të rinjve. Dhe këto në Kosovë janë shumica! Kjo mund të thotë tension i programuar social dhe emigracion.

Një mesazh tjetër i zymtë është se edhe në Kosovë politikanët i kanë lëshuar nervat. Ata nganjëherë nuk presin sa ta fikin mikrofonin, nganjëherë nuk iu mjafton forca e mikrofonit për t’u shkrehur ndaj kolegëve, a kolegeve. Së fundmi konflikti e ka kapërcyer fazën e fjalosjes dhe është futur në atë të bërrylosjes… Një rekord, sikur gazin ta shihnim si një përjashtim.

III.

Akcesi i të paprivilegjuarve në shkollimin e lartë në Maqedoni është katër përqind. Te shqiptarët ai do të jetë më i ulët. Jo rastësisht rinia po ikën në Gjermani. Por, me këtë nuk merret kush.

Një dramë greke që po luhet në Maqedoni ia ka marrë vëmendjen barazisë sociale. Sikur janë mbledhur bijtë dhe po vendosin për emrin e nënës! Një mallkim i madh: Sapo i afrohen zgjidhjes, ajo shthuret. Një torturë për të gjithë: maqedonasit e tanishëm, grekët, por edhe për shqiptarët. Këta të fundit duhet të garantojnë që emri i ri i Maqedonisë do të reflektojë edhe qenien shqiptare.

Dukej sikur më në fund ishin goditur për një emër: Republika Maqedonia e Ilindenit. Referuar një ngjarjeje historike, ku shqiptarët kishin një hise të mohuar. Tani opinionin shqiptar e ka trazuar shqipërimi që i ka bërë Ilindenit partia më e madhe shqiptare në vend: Ilinditë! Akuza është se partia shqiptare ka bërë një shpikje për ta fshehur faktin se nuk është faktor në këtë debat.

Greqia doli e palumtur me këtë emër. Kurse partia shqiptare mund të ndihet e lumtur për këtë dështim! Por kryeministri i Maqedonisë së hëpërhëshme e ka ndarë mendjen t’i shkojë deri në fund punës. Kështu partia e shqiptarëve do ketë rast ta provojë rolin që ka marrë përsipër në politikëbërjen e shtetit. Pagëzimi i vendit është një vendim, që pasi të jetë marrë, nuk do kthehet më.

Vetëm njëri s’e ka mendjen te këto: ish kryeministri Gruevsi. Nga kjo javë ai disa vite do t’i gdhijë në burg.

IV.

Jemi në fillim të muajit të shenjtë të Ramazanit. Kohën e paqës dhe sakrificës, kur abstenimi nga sherri, pasionet e liga dhe vesi porositen posaçërisht.

Sidomos një shans për myslimanët dhe krerët e tyre. Këta janë në elementin e vet. Ata s’ka shumë kohë që mbaruan me „degën e ullirit“, tani i janë qasur degës së hurmës. Të sistemuar për lakmi në tempujt e tyre të financuar nga bujaria e shqiptarëve.

Një serial turk luhet shpesh në mixhilise shqiptare. Një sërë xhamish, ku shqiptarët e kërkojnë paqën dhe mëshirën e Zotit, u lut për mbarësinë e aksionit ushtarak turk në Siri. Ani se ai do t’i grahte me hekur e zjarr. Madje kundër myslimanëve të tjerë. Cilado të ishte arsyeja e duasë, ajo nuk është fetare. Imamët ia kanë thënë vetë xhematit të tyre se në Kuran ka vetëm një sure që nuk fillon me urdhërin e Allahut – ajo e Bedrit – ku myslimanët u shfaqën me shpatë në dorë…!

Në muajin e shenjtë të Ramazanit Perëndia ka shpallur mëshirën për robt e tij të devotshëm. Zoti ua faltë mëkatet imamëve të lajthitur rëndë!

NJË QASJE NDRYSHE MBI EMRIN E MAQEDONISË

Logjika historike thotë: ajo që ka qenë dje, nuk është sot; ajo që mund të krijohet sot, nuk mund të mbetet përgjithmonë.

Abdulla Mehmeti

Pavarësisht nëse do të zgjidhet dhe si do të zgjidhet çështja e emrit të shtetit të Maqedonisë në kontestin me Greqinë, propozimet për emrin duhet t’i nxitin historianët dhe studiuesit tjerë që t’i thellojnë studimet për këtë krahinë të lashtë ilire dhe për shtetin me këtë emër, të krijuar më 1944, edhe atë, për shpalosjen dhe sqarimin e plotë të fakteve historike.

Nga propozimet, nënkuptohet:

– nëse “Maqedonia e Re” konsiderohet si fakt, kjo dëshmon se ka pasur edhe “Maqedoni Antike” (të lashtë);

– nëse “Maqedonia e Epërme” konsiderohet si fakt, kjo dëshmon se ka edhe një “Maqedoni të Poshtme”;

– nëse “Maqedonia Veriore” konsiderohet si fakt, kjo dëshmon se ka edhe disa të tjera: “Maqedonia Jugore”, ,,Maqedonia Lindore”, ,,Maqedonia Perëndimore”, madje dhe ,,Maqedonia Qendrore”, siç quhet një njësi administrative e ktij rajoni në Greqinë e sotme;

– nëse “Maqedonia e Vardarit” konsiderohet si fakt, kjo dëshmon se këtij shteti aktual i mungon gjysma e tij, përgjatë rrjedhës së Vardarit, tokat që përshkohen dhe lagen nga brigjet e këtij lumi, i cili buron në Malin Sharr dhe derdhet në Detin Egje, afër qytetit të Selanikut në Greqi;

– nëse “Republika e Maqedonisë-Shkupi” konsiderohet si fakt, kjo dëshmon se ka edhe një “Maqedoni-Selaniku”, dhe jo vetëm.

Akuzat e palës greke për kinse tendencën dhe shprehjen e ,,irredentizmit” nga fqinji i saj, Maqedonia e sotme, nuk kanë bazë reale, historike dhe shkencore, sepse ky irredentizëm mund vetëm të nënkuptohet, por jo si i njëanshëm, nga njëra palë. Ai buron nga disa anë, atë greke, serbe (Mbretëria SKS-RSFJ-Maqedonia e sotme) dhe gullgare; më saktë, vjen nga aq drejtime në sa pjesë është ndarë e coptuar rajoni gjeografik i njohur historikisht me emrin Maqedoni, në Konferencën e Bukureshtit, më 1913*

Për më tepër, hostorianët dhe studiuesit tjerë nuk duhet të harrojnë që faktet historike të shumëta dhe të pakontestueshme dëshmojnë se Maqedonia, dikur krahinë ilire (pajone dhe pjesërisht dardane), më tepër se gjysma e territorit të saj edhe sot banohet nga popullsia shumicë shqiptare, e cila është autoktone dhe ka të drejtën historike të vendosë për fatin e këtij shteti (krijimin e të cilit e diktuar rrethanat specifike) dhe emrin e tij, bashkë me popullin maqedonas sllav, popujt tjerë dhe grupet etnike që jetojnë në këtë shtet të përbashkët.

Emrat e rajoneve gjeografike, krahinave dhe shteteve, nuk krijohen dhe ruhen nga politika, fuqitë sunduese të përkohëshme, por nga banorët vendës që jetojnë në atë vend, me identitetin, historinë, traditën, gjuhën dhe kulturën e tyre.

Nëse dje kanë ndikuar raportet e forcave për shkeljen e të drejtës historike dhe autoktoninë e shqiptarëve në Maqedoni, kryesisht nën regjimin komunist, me këtë edhe iu mohua dhe shkel e drejta të jetë popull shtetformues në shtetin aktual të Maqedonisë, ndërsa edhe sot rrethanat diktojnë që të mohohen dhe shkilen këto të drejta mbi shqiptarët dhe maqedonasit sllavë në këtë shtet, logjika historike thotë se edhe nesër mund të lindin forca që do ta ndryshojnë këtë realitet, bashkë me të edhe emrin e shtetit të sotëm të Maqedonisë.

* Shih versionin sipas një harte bullgare për ndarjen e rajonit të Maqedonisë.

(27 maj 2018)

Taravari ka një lajm të mirë, Gostivari do të bëhet me “Aqua Park”

Komuna e Gostivarit planifikon të ndërtojë Aqua Park. Sipas Konkursit të shpallur më 22 maj nga ana e sistemit elektronik për furnizime publike, Komuna e Gostivarit kërkon zgjidhje ideore arkitektonike për ndërtim të një parku me ujë në Gostivar, informon KOHA.

Për këtë qëllim Komuna ka siguruar edhe lokacionin dhe parasheh që parkun ta ndërtojë rreth keut të Lumit Vardar, në një zonë ku parashihen aktivitete rekreative dhe sportive. Në këtë aqua park parashihet të ketë pishinë më të madhe, lum të vogël, pishinë për fëmijë deri 4 vjet, pishinë për fëmijë prej moshës 4 deri 14 vjet si dhe pishina më të mëdha të përshtatshme për rekuizitat dhe toboganët që do të vendosen aty. Aqua parku pritet të zë hapësire prej 2.200 metër katrorë.

Gjithashtu parashihet të ketë edhe restorant për 250 persona, kafene me kapacitet maksimum 100 persona si dhe pjesë tjera hapësira teknike si parkingje, tualete, gardërobe, hapësirë për dush etj.

Dëmtimi i Salah, vjen lajmi që prisnin të gjithë

Lotët e Mohamad Salah në momentin e dëmtimit dhe daljes nga fusha e lojës në minutën e 30-të në finalen e Champions League, mund të thahen shpejt. Ndoshta do të duhet pak kohë për egjiptianin për të lënë pas krahëve dështimin, por një lajm i mirë mund të vijë nga mjekët, pasi dëmtimi që pësoi në shpatull duket se nuk është aq i rëndë sa mendohej.

Fillimisht trajnerim Jurgen Klopp tha se dëmtimi është serioz, por analizat pas kontrollit të parë mjekësor jkanë sinjale inkurajuese. Salah nuk ka asnjë frakturë në shpatull, por thjesht një dëmtim të klavikulës, lajm që është konfirmuar edhe nga stafi mjekësor i Liverpool, që i ka deleguar analizat edhe stafit mjekësor të kombëtares egjiptiane. Një dëmtim që pritet të zgjidhet në 3 javët në vijim, periudhë kur nis Botërori.

Në një deklaratë në faqen e saj zyrtare në “Twitter”, Federata Egjiptiane e Futbollit ka thënë se Mohamad Salah do të jetë në Botërorin “Rusi 2018”. Nëse diagnoza konfirmohet, Salah do të humbiste vetëm pjesën e parë të përgatitjevbe për Biotëror dhe miqësoret, por do të ishte gati për ndeshjen e 15 qershorit, ndaj Uruguajit.

Flet Gugu: E vërteta e shtatzënisë time!

Një skandal i momentit apo një sjellje e papritur nga VIP-at tanë është një katalizator shumë i mirë që mediat rozë të shpërthejnë në lajme duke i dhënë vëmendje edhe atyre që nuk mund të quhen të vërteta si lajme.

Në fokusin tonë këtë javë është një ndër këngëtaret që ka bërë shumë bujë nga deklarata e saj e hapur në media. I referohemi pikërisht Merita Haxhia ose e njohur ndryshe si Gugu, e cila mund të themi pa frikë se është ndër të vetmet këngëtare nga Kosova, e cila ka pranuar orientimin e saj biseksual. Për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, Gugu ka folur pa doreza lidhur me jetën e saj private, dashurinë e jetës së saj. Gjithashtu, ajo ka zbuluar edhe sekretin e të priturit apo jo të një fëmije.

“Për të më takuar në këmbim të parasë më ndodh çdo ditë. Ndërkohë që lexoj mesazhet e tilla, qëllon që jam duke kënduar në ftesa të ndryshme, ambiente të ndryshme e jam duke pritur pagesën mjaft të mirë që marr. Shumat shkojnë edhe deri tek blerja e një shtëpie, një biznesi, një makine ministri etj. Më vjen të qesh me vete dhe ia këpus ndonjë foto tjetër në ‘Instagram’.”

Pas klipit të janarit jeni shkëputur nga tregu muzikor. Më çfarë po merret tani Gugu?

Jam shkëputur nga publikimi i një klipi të ri, por jo nga puna me muzikën. Këto tre muaj isha e ngarkuar në koncerte dhe në studio  muzikore duke u marrë me albumin tim të plotë.

Pse zgjodhët pikërisht këtë emër?

Këtë emër e kam mbajtur si pseudonim që më ka vënë mikesha ime e zemrës, e adoleshencës, e cila nuk jeton më.

Para pak kohësh kishit postuar në ‘Instastory’ 1 foto me mbishkrimin “bebe”. A është Gugu në një pritje të ëmbël?

Mendoj që publiku është në pritje të ëmbël të suprizave që vijnë nga Gugu për pak kohë.

A është dikush në jetën tuaj?

Aktualisht jam e lumtur dhe e qetë në jetën time me njerëzit që me rrethojnë.

Vijon të jetë Gugu biseksuale?

Gugu vijon të jetë njeriu që jeton sipas dëshirave të saj duke respektuar edhe jetën të tjerëve që e bëjnë të fshehur ndërsa në publik bëjnë moral për Gugun.

Cila është partnerja që ju rrëmbeu zemrën?

Zemrën, mbetet mikesha që nuk jeton më, para disa viteve.

Postoni shpesh foto provokuese në ‘Instagram’. Cili është propozimi më flagrant që ju është bërë?

Fotot i publikoj për qejf, pasion ose art. Propozimet kanë qenë nga më të ndryshmet, por mbeten për t’u theksuar propozimet e Dubait për t’u bërë pjesë e udhëtimeve të fshehta si shumë vajzave shqiptare që e bëjnë, por në ‘Instagram’ e dalje publike bëjnë sërish moral njerëzve të hapur e “çmendur” artistikisht.

A ka ndodhur ndonjëherë t’ju ndjekin kudo që shkoni? Si keni reaguar ndaj personit?

Më ka ndodhur disa herë të më ndjekin, por me ndërhyrjen time direkte ose miqve të mi, të Policisë së Shtetit, kanë ndërruar kurs.

Kur e mendoni veten nënë?

Veten e mendoj nënë në çdo moment, sepse mendoj se është gjëja më e bukur që ndodh në trupin dhe shpirtin e një femre. Nëse është dikush që më do pranë, fëmija është bekim në çdo moment.

Me çfarë merret tjetër Gugu përveçse muzikës? Cili është pasioni tjetër i juaji?

Merrem edhe me aktrim dhe jam në pritje të një kontrate të madhe ndërkombëtare kinematografike.

A ju kanë kërkuar t’ju takojnë kundrejt një shume parash? Sa ka qenë shuma?

Për të më takuar në këmbim të parasë më ndodh çdo ditë. Ndërkohë që lexoj mesazhet e tilla, qëllon që jam duke kënduar në ftesa të ndryshme, ambiente të ndryshme e jam duke pritur pagesën mjaft të mirë që marr. Shumat shkojnë edhe deri tek blerja e një shtëpie, një biznesi, një makine ministri etj. Më vjen të qesh me vete dhe ia këpus ndonjë foto tjetër në ‘Instagram’.

Cili është projekti juaj i radhës?

Projekti im i radhës mbetet projekti i klipit hit të verës që do publikohet këtë sezon veror.

A ka pasur ndonjë hatërmbetje apo konflikt të pashprehur me ndonjë kolege të muzikës? Si e keni zgjidhur?

Ka pasur pa diskutim. Koha thjesht ka treguar se duhet ndarë pjesa personale nga ajo profesionale.

Nëse do të mund të ktheheshit pas, çfarë do të donit të ndryshonit tek vetja?

Do të doja të ndryshoja fëmijërinë që nuk varet kurrë nga fëmijët por të rriturit.

Ronaldo në histori, bëhet i pari që fiton pesë Liga të Kampionëve – kalon Iniestan, Seedorfin, Xavin e Messin (FOTO)

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo është bërë lojtari i parë që arrin të fitojë pesë trofe apo finale të Ligës së Kampionëve, duke lënë mbrapa shumë emra të njohur të futbollit botëror.

Ronaldo është bërë lojtari i parë që fiton trofeun e Ligës së Kampionëve pesë herë, pas fitores së mbrëmshme (e shtunë) 3-1 të Real Madridit ndaj Liverpoolit në Kiev.

Sezonin e kaluar, kur Reali e fitoi trofeun pasi mposhti në finale Juventusin me rezultat 4-1, sulmuesi portugez arriti në katër trofe.

Kështu, ai iu bashkua emrave si Andres Iniesta dhe Clarence Seedorf duke u bërë lojtari i tretë që fiton UEFA Ligën e Kampionëve katër herë që nga fillimi i kësaj gare në sezonin 1992/93.

Ronaldo me trofeun e pestë të LK-së pas fitores ndaj Liverpoolit (Getty Images)

Tani sulmuesi 33-vjeçar i Portugalisë ka pesë medalje të fituesve të Ligës së Kampionëve, pasi ka filluar koleksionin e tyre me Manchester Unitedin në vitin 2008, ndërsa nga pesë kanë edhe Paulo Maldini dhe Alfredo di Stefano, por jo disa nga to janë nga koha sa trofe quhej Kupa Evropiane.

Edhe dy Lionel Messi dhe Xavi Hernadez, por edhe Gerard Pique kanë nga katër trofe të fituar të Ligës së Kampionëve, por pasi dy të parët nuk kanë luajtur asnjë minutë në finalen e 2006-tës ndaj Arsenalit, dhe i treti në finalen e 2008-të, ato trofe mbajnë nga një fusnotë.

Cristiano Ronaldo (Getty Images)

Trofetë e Ronaldos në Ligën e Kampionëve:

2007/08 (Man United)

2013/14 (Real Madrid)

2015/16 (Real Madrid)

2016/17 (Real Madrid)

2017/18 (Real Madrid)

Andres Iniesta (Getty Images)

Trofetë e Iniestas në Ligën e Kampionëve:

2005/06 (Barcelona)

2008/09 (Barcelona)

2010/11 (Barcelona)

2014/15 (Barcelona)

Clarence Seedorf (Getty Images)

Trofetë e Seedorfit në Ligën e Kampionëve:

1994/95 (Ajax)

1997/98 (Real Madrid)

2002/03 (Milan)

2006/07 (Milan)

Xavi Hernadez (Getty Images)

Xavi Hernendez: 2006*, 2009, 2011, 2015 (Barcelona)

Lionel Messi: 2006*, 2009, 2011, 2015 (Barcelona)

Gerard Pique: 2008*, 2009, 2011, 2015 (Man United, Barcelona)

/Telegrafi/

Lionel Messi (Getty Images)

VRITEN NË NJË SULM 4 USHTARË RUSË NË SIRI

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se 4 ushtarë rusë humbën jetën në një sulm ndaj batalioneve të artilerisë së regjimit të Asadit në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën nga ministria thuhet se në mesnatë janë kryer sulme ndaj batalioneve të artilerisë së regjimit në qytetin Dejrizor të Sirisë, dhe si “pasojë e sulmeve të grupeve terroriste të shumta në lëvizje kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes 2 ushtarë rusë”.

Po ashtu në deklaratën ku vihet në dukje se 5 ushtarë rusë që u plagosën janë dërguar menjëherë në spital, theksohet se pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve në spital nuk ka qenë e mundur të shpëtohen 2 prej ushtarëve rusë.

Arrestohen disa valltare në një lokal nate në Tearcë të Tetovës

Në periudhën nga ora 23.45 me 26.05.2018 deri në orën 01.00 me 27.05.2018, zyrtarët policor nga Stacioni Policor në Tetovë kanë kryer një kontroll në një lokal nate në fshatin Tearcë, Tetovë, në pronësi të Xh.M. nga fshati Sllatinë, Tetovë, transmeton Almakos.

Gjatë kontrollit, në objekt janë kapur katër shtetase të Republikës së Maqedonisë dhe L.M.(28) nga Republika e Shqipërisë, të cilat kanë qenë të punësuara si këngëtare.

Shtetasja shqiptare është dërguar në Stacionin Policor në Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./Almakos/

Kumanova tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, bombë në oborrin e një shtëpie

Mbrëmë në orën 3.30 në Stacionin Policor në Kumanovë, 26 vjeçari M.C. nga Kumanova ka lajmëruar se derisa ka qenë duke fjetur ka dëgjuar një eksplodim nga ballkoni i katit të parë nga shtëpia familjare, transmeton Almakos.

Nga eksplodimi janë shkaktuar dëme në shtëpi- është thyer xhami i dritares, roleta dhe muri. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB-së në Kumanovë. Nga vendi i ngjarjes janë ngritur fragmente nga bomba e dorës për ekspertizë.

Policia ndërmerr masat e nevojshme për zbardhjen e tërësishme të rastit./Almakos/

Kreu i Ash Tetovë thumbon Artin Spahiun

Debati i shërben popullit.

Ambienti politik i një shoqërie demokratike gjithmonë përcillet me debate. Në demokracinë amerikane dhe ato perendimore debatet politike të liderëve përbëjnë një test të ideve që përfaqësojnë krahe dhe aktorë në konkurrencë, aty matet dhe merr fatin e vet një platformë politike njofton shigjeta.net

Opinioni publik i shqiptarëve në Maqedoni ka më shumë se kurrë nevojë për debat. Qytetarët gjithmonë duhet ta dinë se si merren vendimet politike dhe si do të përfaqësohet interesi i tyre.

Nga viti 2001 e këndej popullin tonë e shoqëroi një përtharje e përgjithshme. Statistikat tregojnë se shqiptarët e Maqedonisë iu nënshtruan një regresi në të gjitha fushat e jetës. Dhe pyesim pse? Shqiptarët e Maqedonisë gjatë këtyre viteve morën 90 mijë vite burg, mbi 300 shqiptarë janë vrarë, shqiptarët kanë përbërë vazhdimisht mbi 50 për qind të banorëve të burgjeve në Maqedoni, në viset shqiptare kanë munguar gjithmonë investimet ekonomike dhe në infrastrukturë… Shqiptarët janë mbajtur larg vendimmarrjes politike dhe burimeve ekonomike. Thjesht, na kanë shndërruar në taksapagues të rregullt, por pa të drejta!

Në Tetovën time këto ndihen më së shumti. Infrastruktura është përtokë, rinia po largohet dhe shpresa po fiket./shigjeta.net/

PS:

Artin Spahiu, lexoi planet e Grashaninit, Çubrilloviqit, Andriqit dhe pinjollëve të tyre, ç’marifete kanë ndjekur për shpopullimin e trojeve tona! Hajde ta shohim ku dallon politika juaj nga këto./shigjeta.net/

“CultureTrip”: Bota është mbushur me artistë shqiptar

Bota është e mbushur me artistë të njohur dhe të famshëm nga Shqipëria ose me rrënjë shqiptare, shkruan për “CultureTrip”, Francesca Masotti, përcjell Fakte.

Zbuloni disa prej artistëve, piktorëve dhe këngëtarëve shqiptarë më të famshëm, punët e të cilëve njihen në të gjithë botën:

Onufri

Onufri është piktori i ikonave më i famshëm nga Shqipëria. Ai ishte aktiv në shekullin XVI në jug të Shqipërisë, në perëndim të Maqedonisë dhe veri të Greqisë. Mendohet se Onufri ka lindur në Berat, një qytet i bukur që ndodhet në jug të Shqipërisë. Sot, Berati ka një muze shumë interesant të Onufrit, ku vizitorët mund të mësojnë për artistin dhe të admirojnë pikturat e tij. Vepra të tjera arti të Onufrit mund të gjenden në Muzeun Mesjetar në Korçë dhe në shumë kisha përmes vendit.

Kolë Idromeno

Nikolla Kolë Idromeno, i njohur si Kolë Idromeno, ishte një piktor, artist, skulptor, kinematograf, fotograf dhe arktiekt shqiptar gjatë epokës së Rilindjes në Shqipëri (periudha historike nga viti 1870 deri në shpalljen e pavarësisë në vitin 1912). Idromeno kishte lindur në Shkodër, qyteti më i madh në veri të Shqipërisë. Ai kishte bërë studimet në Venecia në Akademinë e Arteve të Bukura, udhëtoi nëpër Europë dhe më pas u kthye në Shkodër, ku zbukuroi tavanin e Katedrales së Shën Stefanit. Shumë prej pikturave të tij tani ndodhen në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Ibrahim Kodra

Ibrahim Kodra është një prej piktorëve më të famshëm shqiptarë të të gjitha kohërave. Ai studioi art në Milano dhe ishte mik me artistë të famshëm si Pablo Picasso. Punimet e tij prestigjioze ndodhen në Muzeun e Vatikanit, në Dhomën e Deputetëve në Parlamentin italian në Romë, në Galerinë e Arteve të Kosovë në Prishtinë dhe në shumë koleksione private.

Adrian Paci

Adrian Paci është një prej artistëve bashkëkohorë më të famshëm në Shqipëri dhe Europë. I lindur në Shkodër, ai u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe më pas vajti në Milano, Itali. Punimet e tij, që shpesh herë prekin tema si nostalgjia, ndarja dhe paraja, mund të admirohen në shumë muze dhe galeri artesh në botë. Paci ishte artisti i parë shqiptar që përfaqësoi Vendin e Shqiponjave në Bienalen e Venecias në vitin 1999.

Rita Ora

Rita Ora është një këngëtare britanike, aktore dhe modele e lindur nga pridnër shqiptarë në Prishtinë, kryeqyteti i Kosovës. Prindërit e saj u larguan nga Kosova kur ajo ishte vetëm një vjeç dhe vajtën në Londër, ku ajo u rrit me familjen e saj. Ajo u bë e famshme në vitin 2012 me këngën në bashkëpunim me “DJ Fresh”, “Hot Right Now”. Që prej asaj kohe ajo ka nxjerrë shumë hite që janë me famë botërore.

Dua Lipa

Një tjetër yll me origjinë shqiptare është e bukura Dua Lipa. Prindërit e saj migruan në Britani të Madhe në vitin 1990 për shkak të dhunës dhe shtypjeve dhe Dua u lind në Londër. Dua Lipa ka nxjerrë shumë këngë të bukura dhe të famshme në bashkëpunim me artistë të mëdhenj, si Sean Paul dhe Calvin Harris. Pa asnjë dyshim ajo është një nga artistet femër më premtuese në botë.

Anna Oxa

Ilirjana Hoxha, që njihet si Anna Oxa, është një këngëtare shqiptare, aktore dhe prezantuese televizive në Itali. Ajo u bë e famshme me pjesëmarrjet dhe çmimet e marra në festivalin prestigjoz të Sanremo, festivali më i famshëm i muzikës në Itali.

Bebe Rexha

Këngëtarja, kompozitaroja dhe producentja amerikane, Bleta “Bebe” Rexha ka rrënjë Shqiptare. Prindërit e sajë janë me origjinë etnike shqiptare nga dy qytete të ndryshme në Maqedoni. Ata vajtën në Bruklin, Nju Jork, ku Bleta lindi në vitin 1989. Ajo ka shkruar shumë këngë për këngëtarë të famshëm, përfshirë Rihanna dhe Eminem. Ajo ka publikuar gjithashtu shumë hite si “Meant to Be” dhe “I Can’t Stop Drinking About You.”

Era Istrefi

Era Istrefi është një këngëtare shqiptare dhe kompozitore e lindur në Prishtinë, Kosovë. Motra e saj Nora Istrefi është gjithashtu një këngëtare. Era Istrefi bëri debutimin e saj pesë vite më parë në vendin e saj dhe më pas në vitin 2016, ajo u bë e njohur në të gjithë botën me këngën “Bon Bon”, një këngë e shkruar në anglisht me fjali në shqip.

Ermal Meta

Ermal Meta është një këngëtar italo-shqiptar dhe kompozitor i lindur në qytetin jugor të Shqipërisë, Fier. Ai fitoi festivalin prestigjoz të Sanremos në shkurt 2018 me një këgë të bukur që i dedikohet viktimave të luftës. Ai morri pjesë edhe në festivalin e Eurovizionit duke përfaqësuar Italinë.

Action Bronson

Arian Asllani, i njohur ndryshe si Action Bronson, është një reper amerikan, yll i “reality show” dhe shef kuzhine që ka lindur në vitin 1983 në qytetin e Nju Jorkut nga një baba shqiptar mysliman dhe një nënë amerikane hebreje. Gjatë karrierës së tij, ai ka punuar me artistë të famshëm si Eminem, Wiz Khalifa, Prodigy, dhe Kendrick Lamar./ata

Prishet Fejesa, Plagoset 31 Vjeçari Në Haraçinë

Një person është plagosur me armë zjarri gjatë ditës së djeshme në Haraçinë. Bëhet fjalë për 31-vjeçarin A.S i cili është plagosur në pjesën e stomakut dhe më pas është dërguar në Spitalin e Qytetit për kurim.

Policia informon se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16.00 në rrugën “18” në Haraçinë. Sipas të dhënave në 31-vjeçarin, ka shtënë I.V. për arsye se A.I ka prish fejesën me vajzën e tij. Policia njofton se po ndërmerr të gjitha masat për zbardhjen e rastit. /TV SHENJA/

NDIKIMI I HURMEVE NË TRUP

Hurma është një fryt i nënvlerësuar dhe shpesh perceptohet si një karamele.

Megjithatë, ka disa arsye vërtet të zgjuara për të ngrënë rregullisht këto fruta të vogël.

Hurmet përmbajnë shumë lëndë ushqyese, duke përfshirë edhe shtatë vitamina të ndryshme dhe minerale – për shembull, vitaminë C, vitaminë A, disa vitamina B, kalcium dhe hekur

Dhe këtu janë disa arsye përse duhet të hani më shumë hurme!

1. Më shumë energji

2. Kundër aterosklerozës

3. Fuqizon mëlçinë

4. Përmirëson shikimin

5. Tretje më të mirë

6. Ndihmon kundër dhimbjes

7. Gjumë më të bukur.

Këtij shqiptari i kushtuan tabelat e makinës afër 2 mijë franga, arsyeja do t’ju habisë (FOTO)

Amir Kosumi që jeton në Zvicër ka blerë tabelat e vetura, ashtu siç e ka ditëlindjen, dhe i kushtuan 1770 franga

Shqiptarët janë të pasionuar pas veturave. Jo vetëm pas tyre, por edhe pjesëve, madje, edhe tabelat dëshirojnë t’i kenë të veçanta.

Kështu ishte edhe dëshira e Amir Kosumit, i cili jeton në Uster të kantonit të Zürichut. “Jetoj që dhjetë vite në Zvicër dhe gjithmonë kam pas dëshirë ta kem një numër karakteristik të veturës në Zvicër, atë e kam realizuar dje, pasi në ankandin publik të tabelave për vetura e kam blerë numrin ZH 41185”, ka thënë Kosumi për albinfo.ch.

Këta numra janë të veçantë për të. “Numrat janë të njëjtë me datën e lindjes time, pra kam lindur më 4.11.85 (1985)”, ka shtuar tutje ai.

Amiri tregon sa i ‘kushtoi dëshira e tij. “Këto tabela i kam blerë për 1770 franga zvicerane. Jam i lumtur që kam blerë këto tabela, dhe shpresoj që do t’i shfrytëzojnë edhe fëmijët e mi në të ardhmen”, përfundoi Amir Kosumi.

BDI do të nis përgatitjet për Kongresin partiak, emrat që përfliten për lidership?!

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nuk dihet se kur do të mbaj kongresin e katërt partiak, por nga muaji i ardhshëm nisin përgatitjet intensive para mbajtjes së tij, duke u zgjedhur degët dhe strukturimi i ri në terren.

Në pyetjen se kur mund të mbahet kongresi, në BDI nuk kanë mundur të parashikojnë një gjë të tillë, “derisa të përfundojnë zgjedhjet dhe emërimet nëpër degë”.

Gjatë ditëve në vijim Këshilli i përgjithshëm, me ç’rast do të fillojnë ndryshimet në degët partiake duke vijuar edhe në instanca të tjera.

Por këshilli i përgjithshëm do të caktojë edhe datën për mbajtjen e kongresit partiak.

Se kush do të drejtojë këtë parti që gati 16 vjet është në pushtet, ka zëra të ndryshëm.

Por, siç bëhet e ditur, Ali Ahmeti do të rizgjidhet edhe për një mandat në krye të BDI dhe kjo është kërkuar edhe nga strukturat e larta partiake, edhe pse ka ambicie edhe nga kandidatë të tjerë që duan të marrin në duar drejtimin e këtij subjekti.

Deputeti Artan Grubi ka theksuar ditë më parë për Telma se Ahmeti nuk do të tërhiqet dhe se do të kërkojë edhe një mandat.

Por portale tjera kanë shkruar se edhe emra tjerë mund ti bashkohen garës ndër të cilët Teuta Arifi, Hazbi Lika, Talat Xhaferi, etj. (INA)

Sipas mjekëve, ja sa kohë duhet të qëndrojë pushim Salah për t’u rikuperuar nga dëmtimi

Pas dëmtimit që mori në finalen e Champions League, sipas raporteve të mediave britanike Salah vuan nga dislokimi i krahut.

Ky dëmtim sipas mjekëve kërkon 12-16 javë pushim nga aktiviteti në mënyrë që të shërohet plotësisht, duke u kthyer në problem serioz për rastin e Salah pasi Kampionati Botëror fillon për dy javë.

Në anën tjetër stafi mjekësor i Liverpoolit, dje ka deklaruar se Salah ka një dëmtim serioz dhe momentalisht është i paaftë të luajë.

Kështu që me shumë gjasa ylli egjiptian e ka humbur Botërorin.

Kumanovë, në ballkon i hidhet bombë

Nga MPB-ja njoftojnë se 26-vjeçari, M.C, nga Kumanova në orët e mëngjesit ka lajmëruar policinë dhe ka njoftuar se, ka qenë në gjumë  kur ka ndëgjuar detonim në ballkonin e katit të parë, ku i janë thyer dritaret, dhe është dëmtuar muri.

Gjithashtu nga MPB-ja njoftojnë se të lënduar nuk ka. Ndërsa në vendngjarje ekipet e SPB-së në Kumanovë kanë dalur menjëherë, dhe nga vendi janë marrë fragmente nga bomba për hetime të mëtejme.

Lidhur me këtë rast MPB-ja njofton se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.

Slobodan Millosheviq, 19 vite më parë ishte akuzuar për krime lufte

Gjykata e OKB-së për krimet e luftës në Jugosllavi paditi Presidentin Sllobodan Millosheviç dhe katër zyrtarë të tjerë të lartë për akuzat për krime lufte pikërisht më 27 maj 1999.

Ekziston një bazë e besueshme për të besuar se këta të akuzuar janë përgjegjës penalisht për dëbimin e 740,000 shqiptarëve të Kosovës dhe për vrasjen e 340 shqiptarëve të Kosovës”, kishte thënë asokohe Louise Arbor, kryeprokurori , në një konferencë shtypi në Hagë.

Përveç Millosheviç, të tjerët të paditur janë presidenti i Serbisë, Milutin Milutinoviç; zëvendëskryeministri i Jugosllavisë, Nikola Sainoviç; shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë Jugosllave, Dragoljub Ojdaniç; dhe Vlajko Stojiljkoviç, ministri i punëve të brendshme të Serbisë.

Beogradi e hodhi poshtë akuzat dhe e pati quajtur gjykatën si një shtojcë të NATO-s, por aktakuza u kritikua gjithashtu nga Jean-Pierre Chevenement, ministri i brendshëm i Francës. “Nuk e miratoj këtë iniciativë, por nuk i shërben paqes”, tha ai.

Kundërshtarët e Millosheviçit i bënin jehonë kritikave. “Tani Millosheviç është vënë në një qoshe dhe nuk ka nxitje që ai të bëjë kompromis”, tha Vojin Dimitrijeviç, drejtor i Qendrës së Beogradit për të Drejtat e Njeriut.

Sulmet e NATO-s

Avionët e NATO-s fluturuan në një rekord prej 741 fluturimesh gjatë 24 orëve të operacionit të Forcave Aleate, për të shkatërruar mbrojtjen ajrore të Serbisë. NATO tha se të gjithë avionët ishin kthyer në mënyrë të sigurt në bazat e tyre.

Presidenti Clinton dha një deklaratë drejtuar refugjatëve të dëbuar shqiptarë nëpërmjet Zërit të Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë “Ju e keni lënë Kosovën me një qëllim, që të ktheheni në siguri. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj NATO po punojnë për këtë synim”, tha ai në knalet e gjuhës serbe edhe shqipe. “Do të duhet kohë, por me forcën tuaj dhe vendosmërinë tuaj nuk ka dyshim se çfarë do të jetë rezultati. Fushata e spastrimit etnik në Kosovë do të përfundojë dhe do të ktheheni”.

Xhamia në Londër gjatë Ramazanit pranon kriptovaluta si donacion

Xhamia e Shacklewell Lane në Hackney, Londër, njoftoi se shpreson t’i mbledh të paktën me 10 mijë funte në donacionet e kriptovalutave gjatë Ramazanit, përmes Bitcoin dhe Ethereum

Kjo xhami mendohet të jetë e para në botë që ka pranuar si donacion kriptovalutat, një muaj pasi një studiues Islam deklaroi se kjo kriptovalutë është e lejuar nën Ligjin e Sheriatit.

Myslimanëve u kërkohet të japin 2.5 për qind të pasurisë së tyre gjatë 30 ditëve të Ramazanit, si pjesë e zekatit.

“Ne jemi duke u përpjekur të apelojmë për një audiencë më të gjerë me paratë e reja. Është gjë e madhe në botën Islame dhe ne kemi krijuar një platformë për myslimanët më të pasur jashtë komunitetit tonë për të ofruar mbështetje dhe dhuruar për xhaminë tonë”, tha Erkin Guney, përcjell Telegrafi.

Muajin e kaluar, Muhamedi Abu Bakar në Indonezi, hulumtoi funksionalitetin e Bitcoin dhe të kriptomonedhave të tjera për të përcaktuar nëse ato përputhen me përkufizimin e rrept të Islamit për para.

Përfundimi i studimit të tij ishte se Bitcoin është e lejuar në parim, pasi është pranuar nga një shumëllojshmëri e gjerë e tregtarëve botëror. /Telegrafi/

Gostivar: Gjendet në rrugë trupi i pajetë i 21 vjeçarit nga f.Vërtok

Trup i pajetë i 21 vjeçarit I.A. nga fshati Vërtok, është gjetur në afërsi të pompës së benzinës “S Petrol” në Gostivar, shkruan Fakte. Sipas të dhënave policore, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ndërsa pas ekspertizës së parë është vërtetuar identiteti i viktimës.

Për mëmentin nuk bëhet i ditur shkaku i vdekjes si dhe motivet për të njejtën. Organet kompetente vijojnë hetimet për zbardhjen e rastit./FAKTE.Net

Klopp i drejtohet Ramosit: Je kancer i futbollit

Një duel mes Sergio Ramos dhe Mohamed Salah ka bërë që egjiptiani të lëndohet dhe të detyrohet ta lëshojë fushën.

Derisa ndeshja finale mes Real Madrid dhe Liverpool ishte ende duke u zhvilluar ka pasur shumë komente se ndërhyrja e spanjollit ka qenë e qëllimtë.

Duket se një mendim të tillë e ka edhe trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Klopp e ka quajtur Ramos, kancer të futbollit, përcjell Klan Kosova.

“I dashur Ramos! Ndoshta për fansat e Real Madrid je një hero, por për shumicën e atyre qe e duan futbollit gjithandej botës, ti je kanceri i kësaj loje të bukur!”.

Dalja e Salah nga loja në pjesën e parë ka ndryshuar rrjedhën e lojës. Dhe, në fund Real triumfoi 3:1, për herë të tretë radhazi në Champions League.

E kryen vrasjen në Zvicër, zbulohet në Slloveni

Në Ostermundigen të Kantonit të Bernës, mbrëmjen e së premtes policia ka gjetur një grua të vdekur.

Ajo ka qenë viktimë e një vrasjeje. Sipas hetimeve të para, gruaja është vrarë para disa ditëve,

ndërsa motivi i vrasjes dyshohet se është mosmarrëveshjet në mes çiftit. Autori i dyshuar është

arrestuar.

Informata për kufomën ka ardhur nga jashtë, kanë bërë me dije Policia Kantonale dhe Prokuroria e

Bern-Mittelland gjatë ditës së shtunë.

Pas gjetjes së kufomës, hetuesit i kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar

gjurmët për hetime më të hollësishme, informon Albinfo.ch.

Për vrasjen e gruas, policia zvicerane u njoftua nga Sllovenia. Sipas informatave të një slloveni 38-

vjeçar nga Lubjana, ai e ka kryer vrasjen dhe është arrestuar menjëherë.

Policia Kantonale e Bernës është në kontakt me autoritetet sllovene dhe është duke e hetuar rastin.

Remzie Osmani thotë që dasmat s’po e lënë të agjërojë (Video)

Remzie Osmani është njëra prej këngëtareve të muzikës popullore që pëlqehet më së shumti.

Këngët e saj, shumë prej të cilave janë hite, kanë miliona klikime në youtube dhe vazhdojnë të dëgjohen kudo.

Këtë të shtunë, në emisionin Prive, Remzia foli për shumë gjëra mes të cilave tregoi edhe pse nuk po agjëron tash e disa vjet.

Për ta kuptuar këtë përgjigje dhe të rejat nga jeta e këngëtares, klikoni mbi videon e mëposhtme.

Vasa: Sllavët në Maqedoni u vendosën si punëtorë krahu në pronat e shqiptarëve

Pashko Vasa në vitin 1878 në një memorandum dërguar sekretarit të jashtëm të kryeministrit, Benjamin Disrael, përmendte ardhjet e familjeve sllave në Maqedoni si punëtorë krahu, kryesisht bujq

Ndryshe nga pretendimet e rrënjosura në historiografitë fqinje, prania e elementit sllavofon në Kosovë dhe Maqedoni rezulton të jetë fare e vonë. Kërkimet e gjeografit serb, Jovan Cvijiq, provuan se shumica e sllavëve në rajonin e Moravës (Toplica e dikurshme) nuk kishin kujtesë më të hershme sesa 200 vjet, rrethanë që flet për vendosjen e tyre të vonshme nga viset e brendshme të Hercegovinës dhe Malit të Zi, shkruan Konica.al

Edhe historiani zviceran, Oliver Jens Schmitt pranon se kishte ardhje të serbëve nga pjesët e tjera të Perandorisë Osmane në Kosovë dhe Maqedoni. Ai merr shembull vendbanimin e Graçaninës (sot komunë serbe në jug të Prishtinës), që u themelua në shekullin XVIII nga një çifligar turk dhe u popullua me familje ortodokse sllave.

Edhe Pashko Vasa në vitin 1878 në një memorandum dërguar sekretarit të jashtëm të kryeministrit, Benjamin Disrael, përmendte ardhjet e familjeve sllave në Maqedoni si punëtorë krahu, kryesisht bujq.

Duke i tërhequr vërejtjen britanikëve për shquesen shqiptare të Kosovës dhe Maqedonisë, Vasa nënvizonte se ‘shumica e banorëve sllavë kanë ardhur si kolonë’.

Ai përmend edhe fshatrat e rrethinës së Shkupit, në të cilat banonin bullgarë.

“Ka bullgarë vetëm në ultësira në të cilat ata erdhën për të punuar tokën si kolonistë për pronarët e mëdhenj myslimanë”.

Sado që ka sllavë të krishterë që punojnë si punëtorë krahu ose bujq, vazhdon tutje Vasa, ata janë pakicë e vogël. Se shqiptarët ishin shumicë në këto anë, sipas tij, dokumentohej, nga fakti që ata ishin të gjendje të ngrinin një ushtri prej 20 mijë burrash ose edhe më shumë.

Vasa tutje shpjegon arsyet e vendosjes së elementit sllav në Maqedoni.

“Nuk duhet të harrohet se myslimanët dhe të gjithë shqiptarët asnjëherë nuk e kanë honepsur bujqësinë. Për t’i përdorur arat e tyre dhe për t’i bërë prodhuese, ata gjithmonë kanë ftuar bullgarët si kolonë, dhe kjo gjendje epërsie e tyre bëri që ata të vendoseshin në pjesë të ndryshme të Thrakisë, Maqedonisë, Thesalisë, madje edhe në Shqipërinë veriake”, nënvizon Vasa në memorandumin e tij.

Guvernatori i ardhshëm i Libanit duke kundërshtuar fuqishëm zaptimin e Maqedonisë siç parashihej nga Traktati i Shën Stefanit, mendonte se zgjidhja qëndronte në dëbimin e ‘kolonive bullgare’.

“Do të ishte më e drejtë dhe e barabartë, dhe madje më e arsyeshme, të dëbohen ngulimet bullgare në trevat që janë njëmend bullgare përtej maleve të Ballkanit sesa të dëbohen banorët vendës që përbëjnë forcën e vendit dhe zotërojnë pronat dhe pasurinë”, thuhej mes të tjerash në memorandum./konica.al/

Për gjithë ju që e humbët, kjo ishte performanca e Duas në hapjen e finales së Ligës së Kampionëve (VIDEO)

Dua Lipa ka pasur një prej performancave më të rëndësishme në karrierë para pak çastesh.

Ajo ka performuar në ceremoninë hapëse të finales mes Liverpool e Real Madrid në UEFA Champions League.

Vetëm e në një pjesë me Sean Paul, Dua ka shkëlqyer.

Për gjithë ju që e humbët, më poshtë performanca e plotë.

#UCLfinal LIVE: Opening ceremony

⚽️🎤 Watch Dua Lipa perform LIVE at the UEFA Champions League Final Opening Ceremony presented by Pepsi! 🙌#UCLfinal #LoveItLiveIt

Gepostet von UEFA Champions League am Samstag, 26. Mai 2018

Ushqimet që ndihmojnë në formimin e muskujve

Suksesi në formimin e muskujve varet nga ajo që konsumoni, si dhe mënyra e ushtrimit. Sa më shpejtë të bëni pjesë të dietës suaj ushqimet e mëposhtme, aq më shpejt do të formoni muskujt.

Gjoksi i pulës: Për çdo 100 gramë gjoks pule, hyjnë 30 gramë proteina dhe yndyra minimale. Gjokset e pulës nuk janë shumë të shtrenjta, lehtësisht gatuhen dhe mund të konsumohen së bashku me ushqimet e tjera.

Spinaqi: Duket se “Popeye” nuk ka ngrënë spinaq për së koti. Një studim në vitin 2008, tregoi se spinaqi mund të rregullojë zhvillimin e muskujve, por duhet të konsumoni pothuajse një kilogram spinaq në ditë në mënyrë që ai të ketë efekt të tillë.

Vezët: Vezët janë të pasura me proteina, vitamina dhe përveç kësaj përmbajnë zink, hekur dhe kalcium, duke i bërë ato një nga ushqimet më të domosdoshme, kur bëhet fjalë për ndërtimin e muskujve.

Salmoni: Salmoni është i pasur me proteina dhe acide yndyrore omega-3, të cilat luajnë rol pozitiv për ndërtimin e muskujve.

Uji: Dihet se uji nuk është ushqim, por duhet përmendur, sepse hidratimi është shumë i rëndësishëm për ndërtimin e muskujve. Uji përbën 70 për qind të peshës trupore dhe 75 për qind të masës muskulore. Në qoftë se muskujt tuaj hidratohen, do të jenë më të fortë, më energjik dhe do të keni tretje më të mirë. Konsumoni gjatë ditës, 20 ml ujë për çdo kilogram të peshës trupore.

Brokoli: Përzieni brokolin me perime të tjera që përmbajnë fibra (spinaq, patate, misër, spec të gjelbër, qepë, etj) dhe i zieni ato së bashku, por sigurohuni që të mos teprohet me zierje, sepse atëherë humbin shumicën e vlerave të pasura me vitamina dhe minerale./Portalb

Hoxhë Behar Mjekiqi flet për operacionet plastike, ja çfarë thotë ai

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Media Works.

Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Media Works. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale.

Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Gazetës Express.

Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e Gazetës Express, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Histori prekëse: “Të dua, mami!” ishin fjalët e fundit të një djaloshi që ndërroi jetë nga kanceri

Në 4 shkurt të vitit 2017, djaloshi 4 vjeçar, Nolan, humbi betejën e tij me rabdomiosarkomën, një formë e rrallë dhe e rëndë kanceri që prek indin muskulor. Pas dy muajsh nga vdekja e tij, e ëma e Nolan publikoi foton e mësipërme në rrjetet sociale, e cila u shpërnda rreth 620.000 herë dhe historia e djalit të saj u bë në këtë mënyrë e njohur kudo.

Me dhimbje ajo shprehet se Nolan nuk donte të largohej nga ajo në asnjë çast. Edhe kur ajo lahej, ai do të shtrihej jashtë tualetit dhe do të priste derisa e ëma të dilte, njësoj siç tregon fotoja në të majtë. Në të djathtë është po i njëjti vend, por tashmë bosh pas vdekjes në shkurt të djalit.

E ëma shprehet e vetmuar, sepse tashmë nuk do të ketë dikë që do ta presë jashtë tualetit, ndërkohë që ajo lahet.

“Mjekimi i tij zgjati rreth një vit, në të cilin Nolan arriti të shpëtonte nga tumori kryesor, por për fat të keq, tumori kishte dhënë metastaza edhe në mushkëri. Kemioterapia e shkatërroi atë totalisht, por ai sërish dukej optimist. Edhe pse nuk e kuptonte se çfarë ishte funeral apo vdekja, kur unë e pyesja se si do të donte t’i shihte të tjerët, të mërzitur apo të lumtur, kur ai të ishte në qiell, ai më thoshte përherë: “Të lumtur. Pse duhet të jenë ata të mërzitur?”.

Dita më e dhimbshme që kujton e ëma e djaloshit, ka qenë dita kur ai ndërroi jetë. “Isha futur në tualet për t’u larë dhe ndërkohë që dal nga aty, e shoh atë të shtrirë përtokë duke dhënë frymë. Ishte gjëja më e tmerrshme që mund të më ndodhte ndonjëherë.

Të shohësh fëmijën tënd të vdesë është dhimbja më e madhe për një nënë. Edhe pse mushkëritë e tij ishin të kolabuara nga metastazat, ai në momentet e fundit mori frymë thellë, hapi sytë dhe më tha: “Të dua, mami!”. Pastaj i mbylli sytë për të mos i hapur më kurrë”, – tha ajo.

Rreth një vit pas vdekjes së të birit, Scully, e ëma e tij ndihet e lënduar, por shpreson që historia e djalit të saj që është bërë e njohur, të shërbejë për të motivuar çdo prind në të njëjtën situatë.

Ajo është ndjerë mjaft mirë që ka marrë plot komente pozitive nga prindër dhe të rinj që vuajnë nga kanceri dhe që po luftojnë fuqishëm për t’ia dalë mbanë dhe këtë kërkon që të bëjë çdokush, të përpiqet t’ia dalë mbanë… / bota.al

Fotot e foshnjes që lindi gjysmë peshk kanë çuditur gjithë mediat sociale (FOTO)

Një foshnjë, gjinia e së cilës është e panjohur për shkak të lindjes së këmbëve në formë peshku, ka ndërruar jetë vetëm 15 minuta pas lindjes.  Foshnja ishte prekur nga gjendja e njohur si sirenomelia ose ‘sindroma mermaid”, shkaku i së cilës mbetet i panjohur.

Disksha Kamble, 25, lindi normalisht në spitalin Beed në Maharashtra, në perëndim të Indisë raporton Telegrafi.

Babai i saj, Nanoba Kamble, 32, tha se ishin të shokuar me humbjen e fëmijës.

“Ne nuk kemi parë asnjëherë një foshnjë si kjo”, tha ai. Sindroma “Mermaid” mendohet të prek një në çdo 60 mijë deri 100

Jankullovska tifoze e Liverpulit, nuk duket se ka probleme me shtatëzaninë?! (FOTO)

Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, e cila njifet si famekeqe te shumë shqiptarë të Maqedonisë, para ca kohe arsyetonte mungesën në Gjykatë me shtatëzani problematike. Mirëpo ajo sonte ka postuar një fotografi-selfi e veshur me fanelën e Liverpulit, duke treguar se është tifoze e këtij klubi që humbi në finale nga Real Madridi. Në këtë foto nuk vërehen shenja të shtatzanisë problematike, por duket e relaksuar dhe pa shenja frike nga shumë rastet e hapura kundër saj nga PSP. Te opinioni shqiptar gjithnjë e më tepër po shtohet bindja se pa mbetur BDI me vetëm dy deputetë, ish funksionarët e VMRO-DPMNE-së nuk do të shkojnë në burg./Gazeta Lajm

Momenti kur Ronaldo i jep shikim vrasës Salahut para daljes në fushë

Momentet më tensionuese, ku emocionet prekin pikën maksimale janë ato teksa lojtarët gjenden afër njëri-tjetrit në tunelin e stadiumit para ndeshjes.

Këtë e tregon më së miri kur dyshja më në formë aktualisht, Cristiano Ronaldo dhe Mohames Salah ishin afër njëri-tjetrit para daljes në fushën e stadiumit të finales në Kiev.

Portugezi për disa sekonda i dha një shikim shumë të ashpër Salahut, të shoqëruar me një mimikë fytyre mjaft nervoze.

Por, egjiptiani nuk e ktheu kokën dhe e gjitha kjo kaloi pa ndonjë kontakt çfarëdo qoftë mes tyre.

Tani nuk dihet nëse paraprakisht ka pasur dicka mes tyre, apo thjesht CR7 dëshironte ta vinte në preson yllin e Liverpoolit.

Gjithsesi dyshja u përshëndetën në fushë para fillimit të ndeshjes ashtu siç e do tradita.

Vlen të theksohet se Ronaldo para ndeshjes kishte thënë se krahasimet e tij me Salah janë të pakuptimta. /Telegrafi/

Gazeta serbe: Kosova po përgatit në Bondsteel sulmin në veri me 12 mijë raketa gjermane

“Autoritetet e Prishtinës me ndihmën e aleatëve të tyre në NATO po përgatisin sulm në kalimet kufitare në Jarinje dhe Bërnjak. Qëllimi është konfirmimi i sovranitetit dhe goditje psikologjike ndaj serbëve. Shqiptarët kanë porositur 12.000 raketa hedhës Armbrust nga Gjermania”, “zbulon” gazeta serbe!

Sipas “informatave” të gazetës, “në këtë plan janë përfshirë zyrtarët e lartë të Kosovës, dhe operacioni i hyrjes në Jarinje dhe Bërnjak po përpunohet në bazën amerikane “Bondsteel”.

Gazeta pretendon se “qëllimi i aksionit të cilin do ta zhvillonin Forcat e Sigurisë së Kosovës është që të prodhohet efekti psikologjik te serbët në veri të Kosovës, gjegjësisht përshtypja se janë të shkëputur nga Serbia”.

“Ky aksion mund të zbatohet me pajtimin e heshtur të misionit të EULEX-it, mu sikur kohë më parë gjatë hyrjes së forcave speciale ROSU në veri të Mitrovicës dhe arrestimit të Marko Gjuriqit”.

“Në këtë planifikim është konsideruar edhe sulmi i Beogradit, për këtë arsye “burimet të informuara mirë” të gazetës serbe pretendojnë se “shqiptarët kanë porositur 12.000 copë raketa hedhës të llojit “Armbrust” nga Gjermania”.

Sepse vlerësohet se ushtria serbe do ta shfrytëzonte rastin për të hyrë në Kosovë, dhe deri te pikat më të rëndësishme në veri të Kosovës, për shkak të konfiguracionit të terrenit, më së lehti do të arrihej me autoblinda. Dhe pikërisht për këtë “Armbrust” llogaritet si mjet shumë efikas kundër tankeve dhe objekteve të pozicionuara.

Fjala është për armatim të përdorimit të lehtë, i cili mund të përdoret nga të gjitha pozicionet. Raketën mund ta shkrepë një ushtar nga pozita e shtrirë apo të gjunjëzuar. Mund të përdoret edhe nga hapësirat e mbyllura, nuk emeton flakë dhe tym dhe prodhon shpërthim relativisht të vogël të gazrave. Pozita luftarake e saj vështirë zbulohet, gjë që është përparësi në kushtet e luftimeve urbane.

Djalë apo vajzë…! Këto shenja zbulojnë gjininë e fëmijës që po prisni

Kurioziteti për të mësuar gjininë e fëmijës është i madh deri në momentin që mjeku mund ta konfimojë atë me anën e ekografisë. Në përgjithësi çifti nuk mund të mësojë gjininë para javës së 14-të të shtatzanisë, gjë e cila do të bëhet e sigurt gjatë ekografisë morfologjike. Sigurisht që gruaja e cila i nënshtrohet amniocentezës është në gjendje të mësojë gjininë e fëmijës më herët se kaq.

Ndërkohë le të shohim disa karakteristika të cilat janë konsideruar për kohë me radhë si sinjale që do t’i tregojnë gruas nëse është duke pritur një djalë apo vajzë.

Gjithcka që mund t’jua tregojë këtë janë disa karakteristika fizike të nënës si edhe disa simptoma që mund të shfaqen gjatë 9-të muajve të shtatzanisë, të cilat sigurisht që janë interesante për t’u lexuar, por nuk janë vërtetuar në asnjë moment nga shkenca.

• Çfare tregon pozicioni i gjumit– nëse do të preferoni të flini gjumë në krahun e majtë jeni duke mbajtur brenda barkut tuaj një djalë, dhe nëse preferoni të flini në krahun e djathtë, prisni një vajzë.

 Të vjellat e mëngjesit– nëse keni të vjella të forta prisni një vajzë.

• Kur duart e gruas janë të thata, ajo pret një djalë, ndërsa kur duart e saj janë të buta pret një vajzë.

• Nepset për disa ushqime të vecanta mund të jenë një shenjë “treguese” e gjinisë së fëmijës. Për shembull nëse keni neps për agrume jeni duke pritur një vajzë.

• Puçrrat mund të jenë gjithashtu një shenjë treguese. Nëse fytyra juaj është kthyer në një fytyrë të mbushur me puçrra, atëherë jeni duke pritur një vajzë.

• Nëse fytyra juaj është bërë e rrumbullakët, mund të jeni duke pritur një vajzë.

•Nëse jeni shumë e dhënë pas ushqimeve të kripura, jeni duke pritur një djalë, dhe nëse keni neps për ushqime të ëmbla jeni duke pritur një vajzë.

• Keni humor shumë të lëkundur? Njëherë qeshni, njëherë qani, pra siç jeni në një moment nuk jeni në një tjetër? Atëherë mund të jeni duke sjellë në jetë në vajzë.

• Forma e barkut mund të tregojë gjithashtu gjininë e fëmijës tuaj. Nëse barku juaj është i dalë përpara si një top futbolli, mendohet se mund të jeni duke sjellë në jetë një djalë, dhe nëse barku juaj është i hapur rreth belit pa një formë shumë të rrumbullakët, atëherë mund të jeni duke pritur një vajzë.

• Keni bark të pozicionuar lart? Atëherë mund të jeni duke sjellë në jetë një vajzë. Keni bark të pozicionuar poshtë? Atëherë mund të jeni duke sjellë në jetë një djalë.

• E keni vënë re mënyrën si i tregoni duart kur dikush jua kërkon ta bëni këtë? Nëse e tregoni pëllëmbën e dorës lart, mund të jeni duke pritur një vajzë, dhe nëse e tregoni të kthyer poshtë mund të jeni duke pritur një djalë.

• Keni një fëmijë pranë jush? E keni vënë re nëse ai shfaq ose jo interes për barkun tuaj? Nëse ai e bën këtë atëherë mund të jeni duke pritur një vajzë.

• Nëse deri më nuk e keni vënë re mënyrën si i kapni çelësat është momenti ta bëni. Nëse i kapni ato nga pjesa e gjerë prisni të sillni në jetë një djalë dhe nëse i kapni ato nga ana e ngushtë prisni të sillni në jetë një vazjë.

• Rrahjet e zemrës së fetusit mund te jenë një tjetër sinjal lajmërues i gjinisë dhe përkatësisht: nëse janë më të shpeshta se 140 për minutë prisni të sillni në jetë një vajzë, dhe nëse janë më pak se 140 në minutë prisni të sillni në jetë një djalë.

• Nëse nëna nuk është shumë e stresuar gjatë shtatzanisë mendohet se do të sjellë në jetë një vajzë.

• Nëse shikoni në ëndërr sikur prisni një vajzë do të sillni në jetë një djalë dhe anasjelltas.

• Gjoksi, e keni vënë re gjoksin tuaj? Nëse jo është koha ta bëni. Nëse gjiri i djathtë është më i madh se ai i majtë, atëherë jeni në pritje të një vajze, dhe nëse gjiri i majtë është më i madh se ai i djathtë prisni një djalë. /Pernenat.al

Kur kafshët rriten më shumë se sa zakonisht (Foto)

Një peshkaqen shumë i madh në Meksikë, një ari që duket si dinosaur në Nju Jork, një krokodil që konsiderohet më i madhi në botë në Australi.

Këto janë vetëm disa nga pamjet e publikuara në disa fotografi, në të cilat thuhet se janë paraqitur rastet kur “kafshët rriten më shumë se zakonisht”.

Më poshtë ju prezantojmë me kafshët që të fusin frikën me përmasën e tyre thjesht duke i shikuar.

E rrallë, shikoni se çfarë i ndodh stomakut të kësaj gruaje gjatë ushtrimeve

Kjo çfarë po i ndodh kësaj gruaje është diçka e rrallë.

Taryn Watson është një fizioterapeute për shëndetin fizik.

Ajo është gjithashtu një nënë e cila që kur ka kryer lindjen e parë ka mbetur me një lëvizje të çuditshme të stomakut apo ndryshe ‘doming’.

Doming është kur barku fryhet përmes një ndarje të muskujve, duke e bërë stomakun tuaj të duket sikur është në filmin Alien.

Taryn dëshiron t’u tregojë grave që duhen të kenë guximin edhe nëse pas lindjës së fëmijë barku juaj bënë lëvizje të tilla.

Ajo ka ndarë një video të vetes duke ngritur këmbën, ndërsa stomaku i saj i fryhet.

Në këtë v ideo, shihni se si gjatë ushtrimeve një gruaje i nxjerrët stomaku jashtë, shkruan Indeksonline.

Adelina Tahiri i plas “dushmanët” (Foto)

Dikur e pëlqenin, e donin, e komplimentonin.

Ajo konsiderohej një ndër femrat më të bukura shqiptare dhe jo pa arsye, shkruan “Kosovarja”.

Dhe, në një moment të gjithë u kthyen kundër këngëtares, madje duke e gjykuar fuqishëm. Dihet se përse ndodhi ky reagim. Krejt për shkak të martesës së saj me një burrë maqedonas, nacionaliteti i të cilit qoj peshë shqiptarët, shkruan “Kosovarja”.

E, megjithatë, Adelina po e shijon jetën. Në prag të lindjes, ajo po kënaqet në vende përrallore.

Shqiptari nga Maqedonia paguan 50 mijë euro një vrasës që t’ia vrasë gruan, ndërhyn policia

Një grua nga Maqedonia ka pasur sukses që të shpëtoj nga vrasja në Gjermani e porositur nga burri i saj për shkak të pagesës së sigurimit jetësor nga 250.000 euro, transmeton Almakos.

Për shkak të problemeve financiare në të cilat është gjendur në fillim të vitit 2017, burri 39 vjeçar tre herë ka tentuar që të angazhoje vrasës me pagesë për ta vrarë gruan e tij 34 vjeçare.

Herën e parë ka kërkuar nga një mik i gruas që ta vras, por ai ka refuzuar. Por pas kontaktit shtesë me ndërmjetësim, miku ka pranuar që ta bëje këtë gjë për 50.000 euro. Burri i ka dhënë 7300 euro, por njeriu është zhdukur dhe nuk është dëgjuar më për të asgjë.

Pastaj burri ka kontaktuar me një shoqe afatgjate të gruas së tij dhe e ka bindur që ta kryej vrasjen. Ajo e ka ndjekur viktimën deri në Spanjë dhe Pragë, ndërsa disa herë e ka takuar edhe në Hamburg.

Me 29 nëntor të vitit të kaluar njeriu përfundimisht e ka sjell gruan-vrasëse në shtëpinë e tij në Jenfeld, e ka armatosur me thikë dhe pistoletë që e ka fshehur në bodrum. Ka qenë mëngjes dhe ai ka ikur në punë, ndërsa gruaja është maskuar dhe futur në dhomën e fjetjes ku ka tentuar që ta mbys gruan e tij, duke i shkaktuar plagë në stomak dhe në shpinë.

Por, ajo ka pasur sukses që të ikë nga ballkoni dhe të kërkoje ndihmë. Kalimtarët e rastit e kanë alarmuar policinë derisa kryerësja është larguar nga vendi i ngjarjes.

Një javë me vonë, policia e ka arrestuar burrin dhe vajzën. Dytë janë të akuzuar për tentim vrasje dhe shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore.

Gjersa Salah largohej me lot në sy, Ramos kapet duke qeshur

Lojtari më i mirë i sezonit tek skuadra e Liverpool, Mohamed Salah, u detyrua të zëvendësohej në minutën e 27-të pas një dueli me Sergio Ramos.

Ndryshe nga Cristiano Ronaldo i cili ngushëlloj egjiptianin teksa largohej me lot në sy, Ramos dukej mjaft gjakftohtë teksa shihet duke qeshur me gjyqtarin anësorë. /IndeksOnline/

https://mobile.twitter.com/momosalah222/status/1000492975129063424/video/1

Erdogani u bën thirrje turqve: Ktheni eurot e dollarët në lira

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u bëri thirrje shtetasve turq të shtunën që të konvertojnë kursimet e tyre dollarë apo euro në lira, duke kërkuar të forcojë monedhën që është në vështirësi, e cila ka humbur 20 për qind të vlerës së saj ndaj monedhës amerikane.

“Vëllezërit e mi që kanë dollarë ose euro nën ‘jastëkun’ e tyre. Shkoni dhe i konvertoni paratë tuaja në lira”, tha Erdogani në një tubim në qytetin lindor të Erzurumit përpara zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të 24 qershorit, raporton Tch.

Turqia u drejtohet këtyre zgjedhjeve duke u ballafaquar me një kolaps të monedhës së tij që kërcënon të shkaktoje një krizë ekonomike.

Që nga fillimi i vitit, lira turke ka humbur gati 20% të vlerës kundrejt dollarit amerikan, edhe pse arriti ta merrte veten disi këtë javë pas një rritjeje të normës së interesit nga Banka Qendrore Turke.

Ka shenja gjithnjë e me të mëdha se qeveria e Erdoganit po shtrëngon kontrollin e saj jo vetëm mbi Turqinë, por edhe mbi Bankën Qendrore që po kthehet në fokusin e saj, thotë ekonomisti financiar botëror i Commerzbank, Peter Dixon.

Albërie Hadërgjonajt i rritet pulsi kur një model i zhveshur i futet në shtrat

Albërie Hadërgjonajt i rritet pulsi kur një model i zhveshur i futet në shtrat gjatë lojës satirike në emisionin “Xing”

Këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Xing” me Ermalin.

Ajo ka rrëfyer për më të rejat e saj, ndërsa nuk ka nguruar të flasë për jetën që bën mes Kosovës, Shqipërisë dhe Shteteve të bashkuara të Amerikës.

Moderatori i emisionit, Ermal Mamaqi i njohur për provokimet e tij të rrezikshme, kishte menduar t’i bënte një lojë vërtet interesante në skenë.

Ai kishte marrë një shtrat në mes të emisionit, ku i kishte kërkuar Albëries të futet në të, ndërkohë që i maste pulsin me aparatin oksimetër të vendosur në gisht.

Provokimet ishin nga më të ndryshme ,deri sa një nga modelet e emisionit u fut vetëm me të brendshme në shtratin ku ishte shtrirë artistja shqiptare.

Në ato momente pulsi i Albëries kishte filluar të rritet, teksa në skenën e improvizuar kinse i riu heq mbathjet e tij në shtrat, publiku filloi të qeshë me të madhe së bashku me protagonistës, teksa hodhën aparatin për matjen e pulsit tutje.

Përndryshe, Hadërgjonaj ka treguar ditë më parë në një bisedë për Telegrafin sa ka nisur punën për klipin e ri, të cilin do ta sjellë së shpejti.

Ajo vazhdon të mbetet njëra ndër këngëtaret më atraktive, dhe përkundër viteve vazhdon të mbetet në top formë. /Telegrafi/

Pas këngës së Getit dhe Florit, reagon Majk: Më shumë k*rva se këngëtarë

Getoar Selimi dhe Flori Mumajesi kanë lansuar këngën e re.

Fjala është për projektin muzikor të titulluar ‘Dashni me Raki’ e cila për 24 orë ka grumbulluar mbi 1 milion klikime, pa asnjë sponozorim.

E pikërisht për këtë detaj është kapur reperi Majk.

Në Instastory Majk ka hedhur ca video e fotografi ku tha se Babastars dhe Threedots nuk kanë nevojë për sponozorizime pasi çdo këngë e tyre është hit, duke i rikujtuar edhe këngët e tyre të mëhershme.

Po ashtu, Majk ka hedhur edhe kunja kundër artistëve të tjerë që i bëjnë ‘spnosor’ këngëve të tyre, duke thënë se në skenë po ka më shumë k*rva se këngëtarë

Hajnat i hynë në shtëpi tetë herë, i moshuari ka një apel për ta

74 vjeçari Veli Beqiraj nga Matiqani thotë se është lodhur nga hajnat që po ia plaçkitin shtëpinë. Madje hera e fundit ndodhi mbrëmë. Nga viti 2012, ka tetë herë që nuk i lënë gjë pa i vjedhur që nga mobilet e deri në ar. Thotë se është zhgënjyer me policinë.

“Një krismë pe ni edhe po e dëgjoj rrapëllimën shkallëve. Ka ardhë te dyert e hyrjes brenda katit përdhes. Si më ka pa është rikthy në të njëjtën rrugë që erdhi”, thotë ai për televizionin publik.

Deri më tash thotë se është dëmtuar në vlerën e 50 mijë eurove.

“Prej 40 mijë deri në 45 mijë jam i sigurt”, thotë ai.

Është i zhgënjyer me policinë. Por pavarësisht kësaj sërish i njoftoi se hajnat e vodhën për të tetën herë me radhë.

Policia sipas procedurave të zakonshme del në vendin e ngjarjes dhe nis hetimet rezultatet e të cilin Veliu kurrë nuk i pa.

Në krejt këtë situatë 72 vjeçari ka edhe një lutje për hajnat.

“Unë jam në gjendje me ja falë le të pranon kushtin mos me m’ndodh mo”, tha ai.

Veli Beqiraj ka 16 vjet që me familje jeton në Belgjikë ndërsa gjatë verës kohën e kalon në Kosovë.

Por hajnat nuk bëjnë dallim. Ata hyjnë në shtëpi pavarësisht nëse ai është apo nuk është aty.

Parashikoi rezultatin e saktë të ndeshjes Real Madrid-Liverpool, ja sa para ka fituar shqiptari në Gjermani

Ka përfunduar ndeshja më e madhe e vitit, finalja e e Champions League, ku Real Madrid ka shkruar historinë, pasi ka fituar për herë të tretë radhazi këtë kompeticion.

Të gjithë dashamirësit e sportit nuk e kanë humbur këtë rast dhe kanë bërë parashikimet e tyre, dhe në redaksinë 360 grade.al ka mbërritur një skedinë fituese nga një shqiptar që jeton në Gjermani.

Shqiptari ka parashikuar rezultatin e saktë të ndeshjes, ku galaktikët fituan me shifra dërrmuese, 3-1.

Kanë mjaftaur vetëm 30 euro, dhe personi që parashikoi ndeshjen ka fituar një shumë të madhe prej 400 uero.

/360grade.al/

E tepron Enca poston foton lakuriq, e quan “kurvë” një komentuese (Foto+18)

Pas publikimit të fotos së saj thuajse nudo ku i dallohet gjoksi këngëtarja Enca Haxhia ka patur një debat në rrjete sociale me një nga ndjekësit e saj, e cila i ka komentuar në foto dhe në postimin e këngëtares ku shkruante:

“Përse duhet ta tregosh gjoksin në çdo veshje’.

K****ju ta gjitha po rrezikoni jetën duke bërë ndërhyrje për t’i pasur të mëdha si të miat”,-ka shkruar Enca.

Komentuesja është shprehur se nuk e ka zili gjoksin  e saj pasi të gjitha po shkojnë drejt reduktimit jo drejt shtimit, madje se edhe i dashuri i saj i thotë që i preferon të vogla. Në atë moment Enca i është kthyer duke i thënë:

“Zemër, me bast që po të kërkoj emrin e tij në mesazhet e mia në Instagram, ai do të jetë aty. Është i dashuri yt, e ka për detyrë ta thotë”,-përfundon këngëtarja.

Harrojeni titullin e Ligës së Kampionëve, Ronaldo vjen me një deklaratë që askush nuk e priste

Skuadra e Real Madridit ka fituar titullin e Ligës së Kampionëve – mirëpo ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo ka dhënë një deklaratë të pazakontë.

Ronaldo tha se do të flasë më vonë për të ardhmen, sepse njëherë është i koncentruar në festimin e titullut, duke lëmnë gjithçka në ajër, shkruan GazetaBlic

Skuadra e tij ka fituar titullin e 13 në histori dhe të tretin radhazi në Ligën e Kampionëve, duke shkruar kështu historinë në këtë garë.

Bale (2) dhe Benzema shënuan për Realin, kurse Mane për Liverpoolin.

Pas përfundimit të takimit, Ronaldo tha:

“Ne do të flasim për të ardhmen, ka qenë shumë periudhë e bukur në Real Madrid, do të jap përgjigje në ditët në vijim.

Kam shijuar këtë moment me shokët e ekipit tim, gjëja e rëndësishme është se kemi bërë histori, falë të gjithë tifozëve”, tha Ronaldo pas ndeshjes.

Ronaldo gjithashtu është golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve, lojtari me më së shumti ndeshje të fituara, më së shumti gola për një vit dhe me 5 tituj.

Shikojeni skenën se si Ramos i ndërhyri brutalisht Salahit/VIDEO

Sergio Ramos ka bërë një ndërhyrje mjeshtërore kundër Salahut, duke bërë që ai të dalë jashtë loje në minutën e 30-të të takimit.

Salah njëherë fillojë ndeshjen por më vonë ai u shtri në fushë për shkak të dhimbjeve të mëdha, derisa filloi të qajë.

Ramos vazhdimisht sot e ka ruajtur Salahun dhe në ndërhyrjen në fjalë shihet se ai nuk e ruan lojtarin përkundrazi që kishte mundësi që mos ta bënte këtë.

Çedomir Jovanoviq përplaset me historianin serb për Millosheviqin (VIDEO)

Lideri i Partisë Liberale të Serbisë, Çedomir Jovanoviq, ka pasur një përplasje të ashpër në një debat televiziv me historianin, Sasha Adamoviq.

Ata po debatonin për luftërat në ish-Jugosllavi, Pavarësinë e Kosovës, dhe vrasjet politike në Serbi.

E gjitha nisi kur historiani e konsideronte Millosheviqin të pafajshëm.

Ramiz Merko dënon ata që luftojnë për bukën e gojës, ndërkohë shpërblen oligarkët strugan

Premtim Dema

Komuna Strugës në krye me Ramiz Merkon edhe njëher tregoj se është gati të dënoj struganin e rëndomt me ndalimin e „pedalove“ në liqen, ashtu siç bëri me qindra punonjës publik me shkarkimin e tyre nga puna si shenjë hakmarrje për rezultatin që arriti në vendbanimet shqiptare.

Ata që presin sezonin e verës për të fituar kafshatën e bukës u dënuan kolektivisht me gjithë familjet e tyre. Të lumt zoti Kryetar e ke bërë si burrat.

Dilema e gjithë kësaj ështe që Komuna dhe Koncesionaret e Komunes (të shumtit Oligarket e Ramizit) duet të vënë vëzhgues nëpër plazhet e tyre dhe me ligj duhet të marrin përgjegjësinë për sigurinë e pushuesve. Ndërkohë, në Strugë nuk e ke asnjë vëzhgues që merret me sigurinë e pushuesve.

„Vendimi është në të miren e profitit të oligarkisë Strugane pranë Kryetarit dhe Klanit të tij”.

Nga ana tjeter Oligarkia ka nisur pushtimin e pa masë të bregut të liqenit dhe punohet me ritme të përshpejtuara, pa mbajtur asnjë ligj, siç janë:

⁃ Ligji mbi ndërtimin në afërsi të liqenit

⁃ Ligji për mbrojtjen e florës, faunës dhe gjallërisë në liqen

⁃ Udhëzimet e UNESCO-s

⁃ Ligjin për punë dhe mirëqenie sociale (punohet edhe të shtunën, të dielen, gjatë natës dhe më së paku 12 orë në ditë

⁃ Ligji i sigurisë së ndërtimit

Shtrohet pyetja përse Komuna këtu ka mbyllur sytë dhe nuk ka marrë kurfar mase për të ndaluar këtë krim që i bëhet çdo qytetari Strugan, pa marr parasysh se çfar gjuhe fol dhe cilit konfesioni i takon. Pjesë e krimit që u bëhet struganëve janë edhe Qeveria Reformatore, sepse ata tolerojnë kryetarin e komunës për këta vepra, po gjithashtu fajtor janë edhe LSDM në Strugë që përveç fjalëve boshe nuk ka pasur asnjë veprim.

Kjo është Struga (Katund i madh pa Plan).

Me humor i mora dy Projektet që ka filluar komuna, atë të rruges së Pazarit dhe këtë të urrës të Morovishtës. Kjo është tërheqje vëmendje nga biznesi i Liqenit, ku përfitojne drejt për drejt Oligarket e Ramizit. Po edhe për të hjekur vemendjen nga deponia e famshme strugane, ku nëpërpmjet oligarkisë fiton klani i kryetarit.

Për fat të keq, në Strugë shoqëria civile ka mbyllur gojen dhe nuk fol, çuditrisht kur Struga njifet se ka më shumë shoqata se banor dhe të shumtat e atyre aplikojnë nëper „Fondet IPA, DAZA ose USAID“ të gjitha këto Fonde të financuar nga taksapagues të shteteve përkatse. A nuk ështëvky nje turp i madh për ne struganët.

Populli që don ndryshimin dhe progresin nuk toleron abuzime dhe keqmenaxhim. Po për fat të keq Struganet akoma janë në gjumë.

Të lidhësh kurorë me një serb! Si nisi shit-blerja e martesave për vajzat shqiptare (REPORTAZH)

Një hulumtim që nuk duhet humbur në Serbi e që sjell realitetin e vajzave nga Shqipëria te martuara vitet e fundit në këtë vend.

Gjithçka e xhiruar përmes pajisjeve të posaçme e vështirësive të shumta.

Gazetari Marin Mema zbret në Serbi për të sjellë një investigim mbi vajzat nga Shqipëria që janë martuar e po martohen në këtë vend.

Si jetojnë ato sot? Cilat janë shumat e majme që marrin ndërmjetësit? A janë këto lidhje fryt i ndjenjave apo diçka tjetër?/GazetaExpress

Gjurmë Shqiptare – Të lidhësh kurorë me Serbin

<div class=”player-unavailable”><h1 class=”message”>An error occurred.</h1><div class=”submessage”><a href=”http://www.youtube.com/watch?v=cdS3GHENUcs” target=”_blank”>Try watching this video on www.youtube.com</a>, or enable JavaScript if it is disabled in your browser.</div></div>

Lexo më shumë në: http://m.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/te-lidhesh-kurore-me-serbin-si-nisi-shit-blerja-e-martesave-per-vajzat-shqiptare-541072/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Të lidhësh kurorë me një serb! Si nisi shit-blerja e martesave për vajzat shqiptare (reportazh)

Një hulumtim që nuk duhet humbur në Serbi e që sjell realitetin e vajzave nga Shqipëria te martuara vitet e fundit në këtë vend, përcjell Fakte.

Gjithçka e xhiruar përmes pajisjeve të posaçme e vështirësive të shumta.

Gazetari Marin Mema zbret në Serbi për të sjellë një investigim mbi vajzat nga Shqipëria që janë martuar e po martohen në këtë vend.

Si jetojnë ato sot? Cilat janë shumat e majme që marrin ndërmjetësit? A janë këto lidhje fryt i ndjenjave apo diçka tjetër?

Këtu mund ta ndiqni finalen e Ligës së Kampionëve (VIDEO) 4K

Këtu mund ta ndiqni finalen e Ligës së Kampionëve (VIDEO)

Real Madrid dhe Liverpool do të takohen në finalen e Ligës së Kampionëve e cila luhet sonte në stadiumin olimpik të Kievit duke filluar nga ora 20:45.

Ndeshja më shumëpritur e sezonit do të ketë një interesim të jashtëzakonshëm në mbarë globin.

BT Sport, transmetuesi që i ka zotëruar të drejtat ekskluzive të Ligës së Kampionëve do të mundësoj që ndeshjen ta shohin edhe në kanalin e tyre zyrtarë në Youtube.

Ndeshja do të transmetohet pa pagesë dhe me kualitet 4K. /IndeksOnlinee BT Sport në /

YoutubeKliko këtu për të hapur kanalin

Edhe Carvajal largohet nga fusha me lot në sy (FOTO)

Pas largimit të Mohamed Salah, edhe  mbrojtësi i Realit Dani Carvajal largohet nga fusha e lojës i lënduar dhe me lot në sy.

Të gjithë sytë e botës janë drejtuar në Kiev.

Aty ku po luhet finalja e Championist mes Realit të Madridit dhe Liverpulit.

Skuadra e Zinedin Zidan, është përballë asaj të Klopit, ku të dy do të kërkojnë triumfin historik, transmeton Klan Kosova.

Spasovski: Ekzistojnë pengesë formale për nënshkrimin e marrëveshjes për njohjen e patent shoferit

Sot, Ministri për Punë të Brendshme Oliver Spasovskiu u takua me Alaksandar Buzleski dhe Aleksandar Kamberovski, përfaqësues të iniciativës për pranimin e lejeve të vozitjes të Maqedonisë në Lidhjen e Republikës së Maqedonisë.

Në takim, përfaqësuesit e informojnë ministrin se nëpërmjet iniciativës online janë mbledhur 42 mijë nënshkrime ku iniciuesit i kanë mbledhur nëpërmjet iniciativës për njohje e patentave të Maqedonisë.

Ato theksojnë rëndësinë e rregullimit të kësaj çështje, veçanërisht me Republikën Federale të Gjermanisë ku jetojnë dhe punojë shumë shtetas të Maqedonisë për të cilët kjo do të jetë një lehtësim i madh.

Minsitri Spasovski i’u falënderua për interesimin dhe mbështetjen dhe njëkohësisht i informoi përfaqësuesit se proceduar për nënshkrimin e Marrëveshjes për pranimin e patentës është në fazën përfundimtare, më saktësisht se teksti i marrëveshjes është në pajtim me nga të dyja palët dhe ka pengesa formale për nënshkrimin e tij.

Për momentin pritet marrja e vendimit për datën nënshkrimin të saj, për të cilën Spasovski shpreson se do të ndodhë së shpejti. /Telegrafi/

Gjyshja nga Tetova ka 6 djem por asnjëri nuk e ruan: Jam vetëm edhe në iftar edhe në syfyr!

FOTO-ILUSTRIM NGA ARKIVA- Gjyshja nga Tetova nuk pranon të fotografohet dhe të publikohet emri i saj për shkak të frikës nga reperkusionet e mundshme.

SHKUP -Një rrëfim tronditës vjen nga një gjyshe nga Tetova. Ajo ka hapur zemrën para gazetarit të portalit, Amerika-RADIO, mirëpo nuk dëshiron që ta fotografojm dhe të publikojm emrin e saj. Është nga një fshat periferik nga Tetova dhe ka 79 vjet. Me lotë në sy dhe dhimbje të madhe tregon se 4 djem i punojnë dhe jetojnë në Itali dhe dy djem këtu në Maqedoni, ndërsa askush nuk kujdeset për to.

“ Erdhi Ramazani be birë, shpija jonë është akullë. Nuk ka gëzim, nuk ka asgjo. Gjithë ditën qaj! Koha nuk ecë, gjithë djemtë na harruan mu dhe burrin tem. Të kish 6 djem dhe të mos të ndimoje askush në pleqni, bollë zortë kona. Fmitë thojshin duhen në pleqni, po asnjoni pi 6 djemve nuk donë të na rruje. Unë me burrin rrim vet në shpi. Ku ham, e ku nuk ham bukë. Më shumë qaj dhe mendohem si mund të na lënë në këtë derexhe. Unë do ju bëj hallall, po nuk di Allahu a do ju bën hallall atyve”, rrënkon nën zë gjyshja 79 vjecare nga rrethina e Tetovës.

Ajo tani gjatë muajit të Ramazanit, thotë se bënë lutje vazhdimisht tek Zoti që ti jep shëndet për të agjëruar.

“ Ramazanin nuk do ta prishi deri në vdekje. E kam mbajtë dhe do ta mbaj. Edhe pse doktorët më thonë se nuk je mirë më shëndet, unë deri në frymën e fundit do ta mbaj. Po kisha dash një lutje deri te 6 djemtë e mij që gjenden në Itali dhe Maqedoni. Hajdeni nona më merni dhe më rruni, se lujtja mendsh pa i pa mbesat dhe nipat”, rrënkon gjyshja nga Tetova.

Largohemi nga ky fshat i Tetovës, me shpresë se gjyshes 79 vjecare do ti plotësohet dëshira që së paku njëri nga djemtë të bëhet më human, dhe kjo nënë shqiptare e cila ka rritur 6 djemë, të ketë një jetë më dinjitoze në pleqni./Gazeta Lajm

Finale e mallkuar, Salah mes lotësh largohet nga fusha

Mohamed Salah ka humbur finalen e Champions Leagues.

Pas vetëm 31 minutash lojë egjiptiani është detyruar të dalë nga fusha me lot në sy pasi ka pësuar një dëmtim në shpatull.

Ishte një ndërhyrje e ashper e Ramos që dëmtoi rëndë Salah.

Pas një sezoni të shkëlqyer kjo ishte një finale e mallkuar për Salah që u ngushëllua nga të gjithë shokët e skuadrës.

Salah shpërthen në lot, largohet nga ndeshja (FOTO)

Salah shpërthen në lot, largohet nga ndeshja (FOTO)

Muhamed Salah shpërthen në lotë.

Ai u largua nga fusha e lojës i dëmtuar, duke i lënë vendin Lallanës, transmeton Klan Kosova.

E kryen vrasjen në Zvicër, zbulohet në Slloveni

Për vrasjen e gruas, policia zvicerane u njoftua nga Sllovenia. Sipas informatave të një slloveni 38-vjeçar nga Lubjana, ai e ka kryer vrasjen dhe është arrestuar menjëherë

Në Ostermundigen të Kantonit të Bernës, mbrëmjen e së premtes policia ka gjetur një grua të vdekur.

Ajo ka qenë viktimë e një vrasjeje. Sipas hetimeve të para, gruaja është vrarë para disa ditëve, ndërsa motivi i vrasjes dyshohet se është mosmarrëveshjet në mes çiftit.

Autori i dyshuar është arrestuar.

Informata për kufomën ka ardhur nga jashtë, kanë bërë me dije Policia Kantonale dhe Prokuroria e Bern-Mittelland gjatë ditës së shtunë.

Pas gjetjes së kufomës, hetuesit i kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar gjurmët për hetime më të

hollësishme, informon Albinfo.ch.

Për vrasjen e gruas, policia zvicerane u njoftua nga Sllovenia. Sipas informatave të një slloveni 38-vjeçar nga Lubjana, ai e ka kryer vrasjen dhe është arrestuar menjëherë.

Policia Kantonale e Bernës është në kontakt me autoritetet sllovene dhe është duke e hetuar rastin.

Njoftim urgjent për kosovarët që jetojnë në Zvicër

Policia në Zug, në dalje të autostradës Baar, ka kontrolluar një total prej 56 veturash. 33 prej tyre po udhëtonin pa vinjetë të autostradës, shkruan albinfo.ch.

Shoferëve u është shqiptuar një gjobë prej 200 frangash, siç tha të premten policia e kantonit.

Policia nga Zug kujton se të gjitha mjetet motorike në autostrada duhet të kenë një vinjetë të re, duke përfshirë motoçikletat, kamionët dhe rimorkio të çdo lloji. Edhe automjtetet motorike mbi 3.5 tonë kanë nevojë për një vinjetë.

Vinjeta duhet të ngjitet në makina, në pjesën e dukshme, në brendësi të xhamit. Është e rëndësishme që pamja të mos pengohet. Për motoçikletat dhe rimorkiot, vinçi duhet të vendoset në një vend të lehtë për t’u përdorur.

Nuk lejohet vendosja e vinjetës me një shirit ngjitës ose pllakë metalike, në mënyrë që të mund të hiqet lehtësisht dhe të përdoret në një automjet tjetër.

Ja kush janë zv/ministrat që zënë vendet e ASH-së, BESA 0, PDSH 1

Në seancën e 1 qershorit të Kuvendit të Maqedonisë në pako me ministrat do të miratohen edhe zv/ministrat , poste që i kishin takuar Aleancës për Shqiptarët,  dhe që deri më tani zyrtarisht në letër kanë qenë në fuqi, edhe pse të gjithë funksionarët e partisë së Ziadin Selës ishin dorëhequr.

Aleanca për Shqiptarët ka drejtuar tre poste të zv/ministrave: Ministrinë e Jashtme, Transport dhe Lidhje si dhe në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Por tani këto tre poste ndahen nga tre parti si LSDM e cila për zv/ministër të jashtëm ka caktuar Andrej Zhernovskin. PDSH do të drejtojë postin e zv/ministrit të Transportit dhe Lidhjeve edhe ate me Musadik Beqirin, Asim Musa – zv/ministër i shëndetësisë nga radhët e BDI-së si dhe Gjonul Bajraktar – zv/ministër në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale nga partia turke. Posti i zv/ministrit të Arsimit do ti takoj LSDM edhe ate profesori Petar Atanasov, por njëherit nuk do të ketë emërim, për shkak se Atanasov duhet të heq dorë nga posti i deputetit dhe në vend të tij duhet të vjen deputeti i radhës në listën e LSDM, por që duhet të verifikohet nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, i cili nuk funksionon. Atanasov do të emërohet sapo të kompletohet dhe të funksionojë KSHZ.

Nuk guxojmë të lejojmë që të ndodh gjenocidi ndaj një populli me histori 3000-vjeçare – Joschka Fisher, 1999

Nuk guxojmë të lejojmë që të ndodh gjenocidi ndaj një populli me…

Ministri për punë të jashtme dhe Ministër i Mbrojtjes së Gjermanisë, pati deklaruar në Bundestagun Gjerman për të marrë vendimin për të Bombarduar caqet Ushtarake Policore të Servisë

‘Ne nuk guxojmë të lejojmë të ndodhë gjenocidi ndaj një populli në Europë, kur ky Popull ka pas civilizim para 3000 vjetëve ne atëhere kemi jetu nëpër druj, pemë –,,Joschka Fischer 1999.

Na dënon Zoti na mallkon jeta nëse i harrojmë ata që bënë shumë për paqen dhe për drejtesin!

10 Fakte interesante për Cristiano Ronaldon

1. Cristiano Ronaldo, babai i tij i la emrin sipas aktorit te tij te preferuar, ish presidentit te SHBA-ve Ronald Regan.

2. Cristiano Ronaldo u rrit ne nje familje te varfer, ai ndante dhomen me motrat dhe vellezrit e tij.

3. Cristiano Ronaldo, ne moshen 14 vjeqare ne shkolle, hodhi nje karrige drejt mesuesit te tij, kjo ngjarje ndikoj qe mamaja e tij, ti jepte leje Ronaldos qe ti perkushtohej vetem futbollit.

4. Cristiano Ronaldon, e quanin bebeja qe qan, ngase kur luante futboll, ai pasonte topin te shoket e tij dhe ata nuk shenonin gol, ai gjithashtu thirrej ne emrin “bleta e vogel” per arsye se askush nuk mund ta kapte ate.

5. Cristiano Ronaldo, ne moshen 15 vjeqare u operua ne zemer, problem qe mund te rrezikonte karrieren e tij si futbollist, ai u operua ne mengjes, dhe ne mbremje u leshua nga spitali. Fatmirsisht ai vazhdoi stervitjet disa dite me vone.

6. Cristiano Ronaldo, lojen e pare profesionale e luajti ne moshen 17 vjeqare me klubin portugez Sporting Lisbon .

7. Cristiano Ronaldos, i vdiq babai ne moshen 52 vjeqare,perkatesisht ne vitin 2005, ai vdiq nga varesia ndaj alkoolit. Per kete arsye Ronaldo nuk konsumon alkool, ngase i kujton vdekjen e babait te tij.

8. Cristiano Ronaldo, vrapon 900 here me shume se sa sprinteret olimpik gjate nje viti.

9. Arnold  Schwarzenegger ikona e fitnesit e bodybuilding-ut thote se Cristiano Ronaldo, eshte nje nga atletet me ne forme ne bote.

10. Cristiano Ronaldo eshte njeri nder lojtaret me te shtrenjtë ne bote.

Xheku kështu e nisë mëngjesin me gruan e tij, flokët e tij të çrregulluara

Naser Rafuna ka shumë ndjekës në rrjetet sociale, të cilët kanë interesim të madh për jetën e tij private.

Aktori përveç punës së tij që tregon, ai shpesh ndan edhe momente familjare, përcjell ORAvip.

Naseri duket të jetë i dashuruar marrëzisht pas gruas së tij.

Ai në çdo fotografi që publikon nuk nguron që dashurinë t’ia shpreh publikisht.

E dashura e Ronaldos bëhet gati për finalen e madhe, shikoni çka bën (Foto)

Vetëm pak minuta na ndajnë nga finalja e madhe e Champions Leauge, ku në Kiev të Ukarainës do të përballen Real Madrid dhe Liverpool.

E gjithë bota është ngritur në këmbë dhe po pret me padurim ndeshjen e madhe.

Pa dyshim që edhe familjarët e vetë lojtarëve po bëhen gati për këtë natë.

Georgina, e dashura e sulmuesit të Real Madrid, Cristiano Ronaldo ka nisur qysh herët përgatitjet, shkruan Periskopi.

Ajo në Insta story ka publikuar një fotografi nga qyteti i Kievit,  ku shihet duke i bërë maskë fytyrës.

Favorit për ngritjen e kupës është Real Madrid, ndërkohë që priten gola nga Ronaldo./Periskopi/

Atmosfera në Kiev para finales se Ligës së Kampionëve (FOTO)

Kievi sonte është mbushur me tifozë të Liverpool dhe Real Madrid.

Atmosfera atje është impozante derisa tifozë te të dyja ekipeve janë nëpër rrugë duke kënduar këngët e ekipit të tyre që nga orët e para të mëngjesit.

Familja 5 anetareshe nga Kaçaniku behet me banese ne emisionin n’Kosove Show (Video)

Në emisionin n’Kosove shoë ishte Halil Kastrati i cili përfaqëson shoqatën Jetimat e Ballkanit.

Ai gjatë emisionit dhuroi një banesë për familjen 5 anetareshe nga Kaçaniku

Për më shumë shikojeni videon:

Befasi e madhe ne nKosove show

SpecialeFamilja 5 anetareshe e Ibush Gavazi nga Kaçaniku behet me banese te readhe ne nKosove showShikoje / Shperndaje

Gepostet von Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit am Freitag, 25. Mai 2018

Liberta Spahiu e lagur në imazhet e fundit, Leonora Jakupi “godet” me komentin epik (Foto)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi e ka vërtetuar se është goxha aktive në rrjetet sociale.

Së fundi, ajo ka komentuar në një postim të prezantueses së njohur Liberta Spahiu e cila shfaqet me imazhe të lagura.

Moderatorja e njohur bashkangjitur me imazh kishte shkruar se po i duhet një tharëse e flokëve, kurse Leonora këtu ka lënë komentin epik.

“Mos u ter kurrë” ka shkruar Leonora duke i bërë kompliment prezantueses./Indeksonline/

Dehari dha raport në sheshin e qytetit në Kërçovë

Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari dje në orët e pasdites në sheshin e qytetit kishte raport për punën e bërë në gjashtë muajt e kaluar dhe i paralajmëroi projektet, të cilat duhet të realizohen deri në fund të mandatit të tij të dytë.

“Periudhën e kaluar në Kërçovë dhe në fshatin Zajaz janë ndërruar gypat e ujësjellësit me gypa të reja ekologjike në gjatësi prej tetë kilometrave, ndërsa në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë me revitalizimin e ujësjellësit me ndërrimin e tërësishëm të gypave të vjetra të metalta dhe të azbestit me gypa ekologjik. Më 20 qershor zyrtarisht do të lëshohet në përdorim edhe stacioni i ri pastrues, objekt i parë i tillë i ndërtuar në shtet”, tha Dehari.

Ai paralajmëroi ndërtim të tre kapaciteteve në zonën industriale Ivanidol, ku do të ndërtohet objekt për prodhimtari të peletëve, ndërsa në tre kapacitetet do të punësohen rreth 1.000 persona të papunë.

Dehari iu përgjigj edhe pyetjeve të parashtruara nga qytetarët e pranishëm me çka paralajmëroi edhe projekte tjera në mesin e të cilave edhe për rregullimin e lumit Sushica, i cili kalon përgjatë qendrës së qytetit, ku përveç tjerash do të ketë trotuare për këmbësorë dhe biçikleta nga të dyja anët e lumit.

Shtete të BE-së bllokojnë hapjen e bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë (DOKUMENT)

y burime zyrtare në Bruksel, Makfax ka siguruar dhe ka publikuar një dokument non-paper, në të cilin disa shtete të BE-së kërkojnë të mos hapen bisedime për anëtarësim mes BE-së dhe Maqedonisë, respektivisht Shqipërisë, shkruan Fakte. Sipas informacioneve, pas këtij dokumenti nuk qëndrojnë të gjitha vendet e BE-së, por të njejtin e përkrahin ato vende që kundërshtojnë më ashpër procesin e integrimit të Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE. Në të, si datë e mundshme për hapje të bisedimeve përmendet pranvera e vitit 2019.

Raporti për IRJM-në tregon se nuk ka përparim thelbësor në zbatimin e ‘Reformave urgjente dhe prioritare’. Nevojitet depolitizim i administratës publike (“Shtet i robëruar”), reformat në sistemin e drejtësisë “sapo kanë filluar”, lufta kundër kriminalitetit dhe korrupsionit nuk ka dhënë rezultate të kënaqshme, korrupsioni vazhdon të jetë problem serioz, ndërsa kapacitet për ta luftuar ate kanë mungesa të mëdha si dhe ndërhyrje politike” thuhet përveç tjerash në dokument.

Më tej në mënyrë të qartë thuhet se nuk janë plotësuar kushtet për hapje të bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe IRJM-në, duke potencuar angazjim më të madh për perspektivën evropiane të këtyre dy vendeve.

Edhe vetë Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në një paraqitje televizive ka deklaruar se nuk e kemi përkrahjen nga Franca dhe nga Holanda.

Mirëpo, sot, Qeveria ka dalur me qendrim se “pjesa më e madhe e vendeve të BE-së përkrahin hapjen e bisedimeve, pas zgjidhjes së problemit me emrin, edhepse në Bruksel ka dilema për zgjërimin“.

Zëvendëskryeministri për çështjen e integrimeve, Bujar Osmani, ka publikuar se plani reformues “3-6-9” është realizuar mbi 90%, mirëpo në praktikë shumë pak, ose pothuajse aspak nuk është vërejtur ndryshim. Institucionet vazhdojnë të jenë të partizuara dhe të politizuara, si dhe në masë të madhe joprofesionale por të diktuara nga partitë në pushtet. /FAKTE.Net

Shuplaka për Qeverinë në Shkup, Zaevi rri “urtë”?!

Pavarësisht këmbënguljes së Holandës dhe Francës se Maqedonia nuk është ë gatshme për fillimin e negociatave, qeveria shprehet e bindur se zgjidhja e emrit është kushti kryesor që vendi të marr datën në qershor. Qeveria gjithashtu thekson se shumica e shteteve anëtare të Unionit janë të gatshme që të përshpejtojnë perspektivën evropiane të vendit, ndërsa shtojnë se sapo të kapërcehen dallimet me Greqinë vendi do të marr edhe ftesën për anëtarësim në NATO.

“Shumica e shteteve anëtare të BE-së e përkrahin fillimin e negociatave me Maqedoninë, pas zgjidhjes së çështjes se emrit me Greqinë. Nga ana tjetër është fakt se ekziston debat në BE rreth gatishmërisë për një zgjerim të ri. Maqedonia pas zgjidhjes së çështjes së emrit menjëherë do të bëhet anëtare e NATO-së dhe në mënyrë më të shpejtë dhe më të vendosur do i hap edhe dyert e BE-së”.

Reagimi i qeverisë vjen pas zbardhjes së dokumentit të përgatitur nga Franca e Holanda të cilat në mënyrë të prerë thonë se Maqedonia dhe Shqipëria nuk duhet të fillojnë negociatat pasi nuk kanë përmbushur reformat në gjyqësor, ndërsa ende kanë shumë punë për të bërë sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit.

“Në këtë kontest, ne konsiderojmë se nuk janë përmbushur kushtet për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe FYROM-in. Ne e përkujtojmë angazhimin tonë për perspektivën evropiane të këtyre dy shteteve dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor dhe e mbështesim fuqishëm angazhimin për zgjerimin e BE-së në këtë rajon. Këtu edhe duhet t’i fokusojmë përpjekjet tona, që të ju ndihmojmë këtyre vendeve që të bëhen gati dhe t’i përmbushin të gjitha kushtet”

Nga Qendra për Strategji Evropiane Eurothink, këtë dokument kritik “non-paper” e vlerësojnë si jo armiqësorë. Goran Llazarov thotë se Hollanda dhe Franca me anë të këtij dokumenti kërkojnë që të përforcohen shtete e reja që synojnë të bëhen anëtare të BE-së. Sipas tij, e udhës është që të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE që pritet të zgjasin me vite, e gjatë kësaj hapësire kohore, të përmirësohet edhe gjendja ekonomik dhe politike e shtetit.

Franca dhe Hollanda, janë dy shtete që jo se kanë probleme me Maqedoninë apo Shqipërinë, por mendojnë e BE-ja fillimisht duhet që t’i përforcojë qëndrimet e saja dhe që të forcohen edhe vetë shtetet e reja para bashkimit. 01-56 Pasojat më të mëdha janë mos hapja e bisedimeve. Megjithatë mendoj se kjo është e gabuar nga ana e Bashkimi e Evropian. Përse po them kështu? Sepse të gjithë e dimë se kur fillojnë negociatat nuk zgjasin as 6 muaj e as 1 vit, por do të zgjasin më shumë se 5 vite – tha Goran Lazarov, Eurothink.

Maqedonia pret marrjen e datës për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evorpian në Samitin e qershorit të Unionit, si dhe ftesë për anëtarsim në NATO në Samitin e Aleancës në Korrik./Alsat-m/

Strugë: Ramiz Merku ua merr bukën e gojës struganëve! Ndalon varkat me pedale

Këtë verë në plazhet e Strugës është ndaluar përdorimi i varkave me pedale, që janë shkak për numrin më të madh të mbytjeve në ujërat e liqenit të Ohrit çdo sezon turistik. Ndalesa e dhënies me qira të varkave me pedale mund ti përfshijë edhe skuterët. Megjithatë vendim të prerë aktualisht ka vetëm për varkat.

Jo vetëm për varkat me pedale, por duhet të ndalohen edhe mjetet motorike në liqenin e Ohrit, sepse njerëzit nuk dinë t’i ngasin. Kur ty hyjnë me skuter, mendojnë se janë në aeroplan. Ata nuk shikojnë se para dhe pas tyre ka fëmijë të vegjël që lahen, të cilët mësohen të lahen dhe prandaj ndodhin këto pasoja – deklaroi Ilija Pejoski, Këshilltar nga Partia Socialiste.

Duke kujtuar përvojat negative nga prania e tyre në plazhet vitet e kaluara, mendojmë se është me të vërtetë koha për të vendosur rend, se si duhet të funksionojë kjo – tha Nikolina Velkovska, Këshilltare e LSDM-së.

Hotelierët thonë se janë të nevojshme masa të tjera më serioze, sepse shumë familje sigurojnë jetesë pikërisht duke dhënë me qira varkat me pedale.

Çdo ndalesë është pak e diskutueshme dhe krijon kufizime të caktuara, por sidoqoftë kur bëhet fjalë për jetën e njerëzve, për ne, shpëtimtarët në ujë, të Kryqit të Kuq, do të na e lehtësojnë shumë punën tonë – deklaroi Shasho Toçkov, kryetar i Kryqit të Kuq -Ohër.

Struganët dhe turistët tani presin të shohin nëse masa do të zbatohet deri në fund dhe nëse përfundimisht do të kontribuojë në reduktimin e aksidenteve në sezonin veror.

A bëhet Ronaldo më i miri në histori nëse fiton sonte?

Cristiano Ronaldo është 33 vjeçar, dhe ka fituar thuaj gjithçka që mund të fitohet në futboll. Premier Ligën tri herë rresht me Manchester Unitedin.

Kupën FA në vitin 2004. Ligën e Kampionëve me ekipin e Fergusonit në vitin 2008, dhe disa trofe tjerë më të parëndësishëm, raporton Periskopi.

Me Real Madridin, në këto nëntë vite, ai e ka fituar La Ligën vetëm dy herë: në vitin 2012 dhe në vitin 2017. Kupën e Mbretit poashtu dy herë, në vitin 2011 dhe 2014. Por, Ligën e Kampionëve e ka fituar tri herë, që është arritja më e madhe, në vitin 2014, 2016 dhe 2017.

Ronaldo ka qenë i suksesshëm edhe në nivelin e kombëtareve, duke e fituar Kampionatin Evropian në vitin 2016.

Ai e ka fituar Topin e Artë, një shpërblim i dhënë nga FIFA, pesë herë. Ndërkohë që ka fituar edhe dhjetëra çmime të tjera individuale.

Fitorja e sontme në Ligën e Kampionëve do t’ia garantonte atij vendin si një prej më të mirëve në histori të këtij sporti. Do të ishte hera e pestë që ai e fiton Ligën e Kampionëve, një sukses të cilin nuk e ka arritur asnjë futbollist tjetër. Në këtë aspekt, ai do ta kalonte Lionel Messin, i cili e ka fituar trofeun më të rëndësishëm në Evropë katër herë.

Dhe vetëm Messi është i krahasueshëm me Ronaldon sa i përket më të mirit në histori.

Konsistenca e jashtëzakonshme në formë, padyshim se e bën Ronaldon, të paktën një prej dy lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit modern.

Por, a është ai më i miri i të gjitha kohërave?

Po, ama veç në rastin sikur të mos ekzistonte argjentinasi magjik Messi. /Periskopi

Kryetarja e Haraçinës dhe Kryetari i Ejup Sulltanit nga Turqia ndanë pako për skamnorët

Sot Kryetarja e komunës së Haraçinës Milikije Halimi ka pritur Kryetarin e komunës së Ejup Sulltanit nga Turqia, Remzi Ajdini.

Ata së bashku, në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, ndanë 200 pako me prokdukte ushqimore për familjet skamnore në komunën e Haraçinës.

Ky është rusi që rrëzoi aeroplanin malejzian ku vdiqën 298 persona

Burimet e rrjetit investigative Bellingcat thonë se ai që gjuajti raketën BUK dhe që rrëzoi aeroplanin me 298 pasagjerë MH17 në 2014 është një oficer rus me emrin Oleg Vladimirovic Ivannikov. Ai është përgjegjës edhe për dërgimin e raketave BUK në Ukrainën Lindore, shkruan albinfo.ch.

Përndryshe hetimet hollandeze akuzuan dje (e enjte) drejtpërsëdrejti Rusinë për rrëzimin e aeroplanit që udhëtonte nga Amsterdami në Kuala Lumpur.

Bellingcat është një rrjet investigativ, ku në të kaluarën ka akuzuar edhe SHBA dhe Sirinë se po hedhin bomba mbi civilët sirianë. Sipas organizatës, ajo financohet përmes donatorëve privatë.

Shkatërruan orët në vlerë prej 590 milionë dollarësh

Nëse orët e tyre do të ishin në dispozicion, të lira dhe pa një reputacion të shkëlqyeshëm, me siguri do të prishnin vlerën dhe ekskluzivitetin e tyre

Kompania zvicerane “Richemont”, e cila qëndron pas markave ‘Cartier’ dhe ‘Montblanc’, kohët e fundit bleu dhe shkatërroi orë luksoze me vlerë rreth 590 milionë dollarë.

Arsyeja për këtë? Janë pazaret, në të cilat orët vlerësohen shumë ulët.

Kjo kompani filloi një praktikë interesante, kur ata së pari besonin se po ngadalësohet tregu i Azisë dhe i bartnin produktet e tyre në tregun e zi, të cilat mund të shiten nga rishitës të paautorizuar me çmime tepër të ulëta, përcjell albinfo.ch.

Nëse orët e tyre do të ishin në dispozicion, të lira dhe pa një reputacion të shkëlqyeshëm, me siguri do të prishnin vlerën dhe ekskluzivitetin e tyre. Këtë herë, kompania e njohur bleu të gjitha modelet nga tregu evropian, përfshirë markat ‘Piacet’, ‘IVC’, ‘Vacheron Constantine’.

Orët që blihen do të ndahen dhe do të riciklohen. Kjo praktikë sigurisht që nuk është ideale nga ana e konsumatorit dhe disi e turpshme që po bëjnë këto kompani, por nga ana tjetër, ato po luftojnë për të ruajtur reputacionin e markave dhe nivelin e çmimeve.

Pyetja më e rëndësishme tani është e ardhmja e industrisë së orëve të luksit, duke pasur parasysh rënien e ngadaltë

Benzema, Bale dhe Ronaldo startues kundër Liverpoolit?

Zinedine Zidane ka në dispozicion të gjithë skuadrën për finalen e Ligës së Kampionëve dhe kjo i ka vështirësuar detyrën e tij në përzgjedhje të formacionit.

Por, raporte të ndryshe pretendojnë që trajneri francez ka vendosur për të lënë në bankinë Iscon dhe të startoj me treshen në sulm – Karim Benzema, Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo, të njohur ndryshe si BBC.

Bale ka qenë në formë shumë të mirë së fundmi dhe ka realizuar pesë gola brenda katër ndeshjeve të fundit.

Sulmuesi uellsian pritet të jetë startues së bashku me Karim Benzeman dhe Cristiano Ronaldo.

Formacioni i mundshëm i Real Madridit: Keylor Navas; Dani Carvajal, Raphael Varane, Sergio Ramos, Marcelo; Casemiro, Toni Kroos, Luka Modric; Gareth Bale, Karim Benzema, Cristiano Ronaldo.

E FUNDIT/ Helmohen nga salmonella 118 nxënës

Rreth 118 nxënës nga 37 shkolla në zonën flamane të Belgjikës, janë infektuar me bakterien salmonella, raporton AA.

Agjencia Federale për Sigurinë e Ushqimit (AFSCA) thotë se ka pezulluar aktivitetin e kompanisë për shpërndarjen e ushqimit.

Ata konfirmuan se lazanja të cilën e kanë ngrënë fëmijët, ishin të infektuara me salmonellë. Pronari i kompanisë Herve Vervaeck deklaroi se kompania punon që nga viti 1974 dhe se për herë të parë përballen me një situatë të tillë.

“Jemi të vetëdijshëm së ky është një rast i madh. Shpresoj se problemi do të zgjidhet në afatin më të shpejtë kohor. U kërkojmë ndjesë familjeve dhe fëmijëve”, thuhet në deklaratë.

Kompania ka shpërndarë ushqime për fëmijët në 120 shkolla, prej të cilave 30 janë parashkollore.

Kryesisht njerëzit e infektuar me salmonellë kanë diarre, ethe dhe dhimbje stomaku në kohëzgjatje nga 8 deri në 72 orë. Shumica e njerëzve kurohen për disa ditë pa ndonjë trajtim shtesë.

NË VJENË PERUROHET ROMANI “PARAARDHËSIT” I AUTORIT MUHARREM BLAKAJ

Njoftohen krijuesit, dashamirët e fjalës së shkruar, bashkëkombësit tanë që jetojnë në rrethinën e Vjenës dhe më gjerë, se në lokalet e Ambasadës së Kosovës në Austri, bëhet përurimi i romanit “PARAARDHËSIT” te shkrimtarit tashmë të njohur, Muharrem Blakaj. Romani “PARAARDHËSIT”, kohë më parë doli nga shtypi (si ribotim) dhe u prit shumë mirë (dhe shënon një ngjarje e jehonë të vërtetë letrare), si nga kritika ashtu edhe nga rrethet letrare dhe lexuesit e shumtë. Këtë e dëshmojnë prezantimit e deritashme në Kosovë dhe Shqipëri, të cilat iu bënë romanit.

Për librin do të flas shkrimtari dhe kritiku letrar zoti Gani Bytyçi.

Promovimi bëhet më 01. 06. 2018 (e premte) duke filluar nga ora 17:30.

MIRË SE VINI!

Adresa:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë

Goldeggasse 2/15,

1040 Vjenë

Austria

Muharrem Blakaj, lindi më 6 janar 1959 në fshatin Vrellë, komuna e Istogut. Është shkrimtar shqiptar dhe ish disident i regjimit jugosllav.

Jetëshkrimi

Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen, ekonomiken, tre vitet e para nëPejë, ndërsa vitin e katërt, maturën, e përfundoi në Istog. Po atë vit e regjistroi Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, degën gjuhë dhe letërsi shqipe.

Për herë të parë burgoset më 14 dhjetor 1979. Në vitin 1986, ia arrestojnë vëllain Xhemajlin, të cilin, me tortura çnjerëzori e mbysin në burgun hetues të Pejës. Më 5 shkurt 1987 pason arrestimi i Muharremit.

Gjatë bastisjeve në shtëpinë e tij, policia ia merr dorëshkrimin e tregimeve të përgatitur për shtyp „Monolog i një komiti“, si dhe dy novela; „Balta me gjak“ dhe „Besa“, të cilat nuk ia kthejnë asnjëherë.

Në tetor të vitit 1987 detyrohet ta lëshoj Kosovën dhe të kërkoj strehim politik në Zvicër. Ai deri më tani ka botuar kudo në shtypin shqiptarë qoftë në diasporë apo në Kosovë, tregimet dhe fragmente nga romanet e tij.

Muharrem Blakaj, bashkë me familjen e tij jeton në Zvicër.

Veprat letrare

• „Misioni sekret“, roman, Shtëpia Botuese „Rozafa“, Prishtinë 2004.

• „Thesaret e humbura“, roman, SHKSH „Mëmëdheu“, CH – St. Gallen 2005.

• „Atentat brenda germës L“, roman, SHKSH „Mëmëdheu“, CH – St. Gallen 2007.

• „Paraardhësit“, roman, „KOMBI“ (IKDFK), Prishtinë 2009.

• „Rrugëtim Fatal“, monografi, Shtëpia Botuese „Dukagjini“ Pejë 2012

• „ Paraardhësit“, roman, botim i dytë (me ndërhyrje nga autori), Shtëpia Botuese „Rozafa“, Prishtinë 2018

• „Nana Kadë“, skenar filmi dokumentar, realizuar nga „GALEGE Produktion“, Pejë 2018

Babai i Dua Lipës nga tribunat e Olympic, përkrah Liverpool-in në finalen e madhe

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa sonte bën hapjen e madhe të finales së Ligës së Kampionëve.

Së bashku me Duan në Kiven në hapjen e finalës së madhe të Ligës së Kampionëve, i janë bashkuar edhe edhe babai e vëllai i saj i vogël.

Babain i Duas, Dukagjin Lipa, ka shkuar dje në Kiev, nga atje ka pozuar së bashkë më Duan në stadiumin Olympic.

Ai në disa postime në instastory ka treguar se është fans i Liverpool-it dhe do bën tifozëri për ta.

ndryshe, Dukagjin Lipa është edhe menaxherë i këngëtares./Arbresh.info/

Çka duhet të dini për finalen e sontshme Real Madrid – Liverpool?

Real Madrid dhe Liverpool do të kërkojnë lavdinë evropiane në sfidën që fillon nga ora 20:45.

Liverpool që rikthehet në një finale të Ligës së Kampionëve pas 11 viteve, do të synojë të çojë trofeun në Angli, për të rrëzuar nga froni kampionët e dy viteve të fundit, Real Madridin.

Ja disa detaje të rëndësishme të kësaj finale.

Kur dhe ku luhet finalja?

Finalja mes Real Madrid dhe Liverpool fillon nga ora 20:45 dhe luhet në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Është stadiumi ‘Olimpik’ i Kievit nikoqir i kësaj finale.

Ky stadium ka një kapacitet prej 70 mijë ulëseve dhe në ndeshje futbolli reduktohet në 63 mijë. Në këtë stadium është luajtur edhe finalja e Kampionatit Evropian e vitit 2012, ku Spanja mposhti 4:0 Italinë.

Në kërkim të cilit titull të Ligës së Kampionëve janë Real Madrid dhe Liverpool?

Real Madrid janë në kërkim të titullit të 13 në histori të klubit. Të tretit në tri vitet e fundit dhe të katërtin në pesë vitet e fundit.

Në anën tjetër, Liverpool po kërkon titullin e gjashtë  të kësaj gare.

Formacionet e mundshme:

Real Madrid (4-3-1-2): Keylor Navas; Carvajal, Varane, Sergio Ramos, Marcelo; Modric, Casemiro, Kroos; Isco; Bale, Cristiano Ronaldo.

Liverpool (4-3-3): Karius; Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson; Wijnaldum, Henderson, Milner; Salah, Firmino, Mané./Lajmi.net

Lutja e Gruevskit

Ish kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në profilin e tij në Facebook e publikoi këngën nga Blazhe Koneski “Lutja”.

Një pjesë e vargjeve nga ajo këngë janë:

“Ata mendojnë se janë të thirrur të udhëheqin si Musai dhe pejgamberët tjerë, ndërsa vet nuk mund që të lirohen dhe t`i tërheqin nga vetja mëkatet e vogla.

Ma mundëso o Zot që sa më pak sytë t`ia shoh, pasi që ata t`ia mbajnë majtas, unë të shkoj djathtas”.

Nga mllefi i presin qershitë – Thonë se vitin tjetër do të mbjellin drogë

 Fermerët e qershisë në Dibër ankohen për mungesë të tregut të shitjes të prodhimeve të tyre.

Këtë vit prodhimi i qershisë ka qenë në maksimum, ndryshe nga viti i kaluar ku u dëmtuar për shkak të ngricës dhe breshërit.

Por fermerët nuk po arrijnë të shesin prodhimet e tyre. Ata fajësojnë shtetin që sipas tyre nuk iu ka krijuar kushte për treg, e ndërsa çmimi i shitjes për kilogram nuk mbulon shpenzimet. Të gjendur në këto kushte, disa nga fermerët kanë nisur prerjen e pemëve të qershisë.

Ndërkaq, fermer të tjerë thonë se vitin e ardhshëm pasi të presin pemët e qershive do të mbjellin hashash pasi sipas tyre vetëm ai ka treg të sigurt në Shqipëri. Në të gjithë qarkun Dibër, janë të mbjella 460 hektarë tokë me qershi./news24

 

Raporti kritik i Brukselit, nuk e shqetëson Qeverinë

Pavarësisht këmbënguljes së Holandës dhe Francës se Maqedonia nuk është ë gatshme për fillimin e negociatave, qeveria shprehet e bindur se zgjidhja e emrit është kushti kryesor që vendi të marr datën në qershor. Qeveria gjithashtu thekson se shumica e shteteve anëtare të Unionit janë të gatshme që të përshpejtojnë perspektivën evropiane të vendit, ndërsa shtojnë se sapo të kapërcehen dallimet me Greqinë vendi do të marr edhe ftesën për anëtarësim në NATO.

 Qeveria e Maqedonisë

“Shumica e shteteve anëtare të BE-së e përkrahin fillimin e negociatave me Maqedoninë, pas zgjidhjes së çështjes se emrit me Greqinë. Nga ana tjetër është fakt se ekziston debat në BE rreth gatishmërisë për një zgjerim të ri. Maqedonia pas zgjidhjes së çështjes së emrit menjëherë do të bëhet anëtare e NATO-së dhe në mënyrë më të shpejtë dhe më të vendosur do i hap edhe dyert e BE-së”.

Reagimi i qeverisë vjen pas zbardhjes së dokumentit të përgatitur nga Franca e Holanda të cilat në mënyrë të prerë thonë se Maqedonia dhe Shqipëria nuk duhet të fillojnë negociatat pasi nuk kanë përmbushur reformat në gjyqësor, ndërsa ende kanë shumë punë për të bërë sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit.

Dokument i shteteve anëtare të Këshillit Evropian

“Në këtë kontest, ne konsiderojmë se nuk janë përmbushur kushtet për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe FYROM-in. Ne e përkujtojmë angazhimin tonë për perspektivën evropiane të këtyre dy shteteve dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor dhe e mbështesim fuqishëm angazhimin për zgjerimin e BE-së në këtë rajon. Këtu edhe duhet t’i fokusojmë përpjekjet tona, që të ju ndihmojmë këtyre vendeve që të bëhen gati dhe t’i përmbushin të gjitha kushtet”

Nga Qendra për Strategji Evropiane Eurothink, këtë dokument kritik “non-paper” e vlerësojnë si jo armiqësorë. Goran Llazarov thotë se Hollanda dhe Franca me anë të këtij dokumenti kërkojnë që të përforcohen shtete e reja që synojnë të bëhen anëtare të BE-së. Sipas tij, e udhës është që të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE që pritet të zgjasin me vite, e gjatë kësaj hapësire kohore, të përmirësohet edhe gjendja ekonomik dhe politike e shtetit.

Franca dhe Hollanda, janë dy shtete që jo se kanë probleme me Maqedoninë apo Shqipërinë, por mendojnë e BE-ja fillimisht duhet që t’i përforcojë qëndrimet e saja dhe që të forcohen edhe vetë shtetet e reja para bashkimit. 01-56 Pasojat më të mëdha janë mos hapja e bisedimeve. Megjithatë mendoj se kjo është e gabuar nga ana e Bashkimi e Evropian. Përse po them kështu? Sepse të gjithë e dimë se kur fillojnë negociatat nuk zgjasin as 6 muaj e as 1 vit, por do të zgjasin më shumë se 5 vite – tha Goran Lazarov, Eurothink.

Maqedonia pret marrjen e datës për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evorpian në Samitin e qershorit të Unionit, si dhe ftesë për anëtarsim në NATO në Samitin e Aleancës në Korrik./ Alsat-M

Kërkohet dorëheqja e disa ministrave të kabinetit qeveritar të Zaevit, ja kush e do?!

VMRO-ja ka kërkuar dorëheqjen e pothuajse gjysmës së qeveritarëve. Kjo është kërkuar sot gjatë një konfernece për gazetarë, ku nënkryetari i kësaj partie Aleksandar Nikollovski, kërkoi dorëheqjen e zvëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ministrit të Financave, Dragan Tevdovski e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovksi.

Kreu i partisë opozitare ka deklaruar se pretendimet e tyre të deritashme janë konfirmuar nga dokumenti “Non Paper”, i përgatitur nga BE-ja, ku vlerësohet se Maqedonia nuk ka përmbushr të gjitha kushtet e kërkuara për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Dy vetëvrasjet në Prizren, dy shoqe të klasës, për arsye enigmatike (VIDEO)

Prizreni është tronditur në dy javët e fundit nga dy ngjarje të rënda. Dy femra të reja janë vetëvrarë në dy javët e fundit për arsye deri më tani të panjohura.

Tragjedia e parë ndodhi në natën e 8 majit rreth orës 1-00 të natës. Një femër e moshës se re ishte hedhur nga kati i pestë i banesës për t’i dhënë fund jetës.

Tragjedia e dytë ndodhi në orët e para të ditës së sotme. Një vajzë është hedhur nga kati i tetë i banesës duke mbetur pa shenja jete.

Që të dy viktimat kanë qenë shoqe të klasës.

Madje, persona të afërt me të dy shoqet thonë në burime anonimiteti se vetëvrasja e sotme mund të ketë ndërlidhje me ngjarjen e parë tragjike.

Indeksonline ka kontaktuar me Policinë e Prizrenit të cilët kanë konfirmuar se dy viktimat kanë qenë shoqe të klasës.

Indeksonline ka siguruar një video inçizim të shkurtër nga vetëvrasja e sotme para se tashmë e ndjera t’i jepte fund jetës.

Meta takon Ahmetin: Mbështesim përpjekjet për një marrëveshje me Greqinë

Kreu i Shteti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Meta ka vlerësuar përpjekjet që po bën BDI dhe faktori shqiptar në Maqedoni për të pasur një marrëveshje me Greqinë për çështjen e ermit.

“Sot prita në një takim të përzemërt liderin e BDI-së, z.Ali Ahmeti. Përpjekjet e vendosura dhe të palodhura të BDI dhe faktorit politik shqiptar për marrëveshjen përfundimtare midis Maqedonisë dhe Greqisë, meritojnë mbështetje maksimale, sepse përshpejtojnë anëtarësimin në BE, jo vetëm të Maqedonisë,

por edhe i japin vendin e merituar në NATO.”, shkruan Meta në profilin e tij në Facebook./GazetaExpress

“Champions League është e dashura e Real Madridit”

Unai Emery e ka përshkruar Champions League si ‘e dashura e Real Madridit’

Gjiganti spanjoll sot do të luaj në finale të Champions League kundër Liverpoolit dhe është në kërkim të triumfit në këtë kompeticion për herë të tretë me radhë, shkruan Periskopi.

“Liga e Kampionëve duhet të joshet, pak nga pak,” ka thënë Emery.

“Durimi dhe qëndrueshmëria është çelësi – mund të ndodhë që kjo të ndodhë kur ju e prisni më së paku.

“Ashtu si një grua, Liga e Kampionëve duhet të ngacmohet gradualisht.

Tani për tani, ajo është e dashura e Real Madridit – ata kanë fituar tre nga katër edicionet e fundit.

Ky është realiteti dhe ndoshta ata do ta fitojnë përsëri këtë sezon,”./Periskopi/

Edhe mulla Sula paska ‘bombë” për politikanët! Hajër inshalla!

Kryetari i BFI-së të Maqedonisë Sulejman Ef. Rexhepi, në një prononcim në kuadër të emisionit “Në Fokus” në Art Channel që drejtohet nga gazetari Rean Saiti, ka përgënjeshtruar informacionet e plasuara në disa media maqedonase, për hirë të së vërtetës, të pozicionuar kah opozita, se gjoja I ka bërë thirrje popullatës muslimane në Maqedoni që të rreshtohen krah Zoran

Zaevit. Rexhepi thotë se ka qenë pikërisht Zoran Zaevi, atë kohë lider i opozitës maqedonse, i cili i ka kërkuar ndihmë kreut të BFI-së, që të realizojë një takim me liderin e BDI-së Ali Ahmeti, në periudhën kohore para zgjedhjeve parlamentare.

Kreu i BFI-së thotë se “amanetin e dërgoi në vend”, por mbetet në qëndrimin se premtimet e dhënë nga Zaevi, për pronat e BFI-së, as pas një viti në pushtet nuk ka arritur t`i realizojë.

“Ai më premtoi mua, nëse vij në pushtet, të gjitha pronat do t`ua kthej vetëm me një vendim. Kur e pyeta se me cfarë mendimi I bëre këto premtime – nuk pati përgjigje. Unë “bombën” e Zaevit e kam në xhep dhe i kam thënë se kurdoherë do ta përdori” – shprehet Kryetari i BFI-së.

Kryetari I BFI-së Sulejman Ef. Rexhepi mbetet në qëndrimin se shteti për ndonjë Bashkësi fetare është nënë, kurse për të tjerët njerkë. Ai nuk ka hezituar të theksojë se KOM-i ka privilegje të favorizuara nga shteti, kurse BFI-ja nuk e ka këtë privilegj. Gjatë qeverisjes së kaluar – thotë Rexhepi – privilegjet për KOM-in vinin nga qendra e VMRO-DPMNE-së dhe ish-lideri I kësaj partie Nikola Gruevski. Ai thotë se partitë shqiptare nuk e kanë pasur këtë forcë. Kreu I BFI-së madje

thotë se “ky shtet është ndërtuar mbi vakëfet e BFI-së”./Lajmpress

Ja kur do të lirohet rruga Shkup – Prishtinë, përmes Hanit të Elezit

Më së voni edhe pesë ditë, gjegjësisht me 1 qershor do të lëshohet rruga Prishtinë –Shkup, në pjesën Kaçanik-Bllacë, dhe së shpejti do të lëshohet edhe një pjesë e autostradës “Arben Xhaferi”, i cili lidh Prishtinën me pikën kufitare Bllacë në kufi me Maqedoninë, njofton korrespondenti i Mia-s në Prishtinë.

Zëvendës ministri për infrastrukturë në Kosovë, Rexhep Kadriu, në një intervistë për televizionin KTV tha se po punohet në mënyrë intensive dhe në dy ndërrime për rikonstruimin e e rrugës, dhe se shumë shpejt pritet të lëshohet edhe një pjesë e kryer autostradës “Arben Xhaferi”, gjegjësisht rruga që lidh Ferizaj –Kaçanik.

“Në qershor do të hapim autostradën deri në Kaçanik, por nuk mund të ju them se do të lëshohet me 1 qershor, pasi që datën duhet ta caktojmë së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj”, tha Kadriu.

Ai shtoi se punët në ndërtimin e autostradë deri në kufi me Maqedoninë do të kryhen para përfundimit të vitit.

Ndërkaq rruga mes Kaçanikut dhe Hanit Elezit ishe mbyllur me 8 maj, me qëllim që të pastrohen ortekët e rëna rrugës.

Paralajmëron Erdogan: Askush të mos luajë me ne, do kërkoni vrimë për t’u fshehur!

Erdogan kritikoi sot vendet evropiane, të cilat nuk lejuan tubimet e AK Partisë, ndërsa në të njëjtën kohë lejuan terroristët të mbajnë tubime nëpër sheshet evropiane. Erdogan tha se Bosnjë e Hercegovina i dha leksion Evropës.

Presidenti Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kritikoi sot vendet evropiane, të cilat nuk lejuan tubimet e AK Partisë, ndërsa në të njëjtën kohë lejuan terroristët të mbajnë tubime nëpër sheshet evropiane. Erdogan tha se Bosnjë e Hercegovina i dha leksion Evropës, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdogan iu drejtua masës së qytetarëve në sheshin e qytetit lindor turk të Erzurumit, dhe me këtë rast komentoi zhvillimet aktuale.

Vendet që lejojnë terroristët e PKK, YPG, PYD, HDP të mbajnë tubime nëpër sheshet evropiane dhe nuk lejojnë Partinë AK, mbyllin sallat. Doni apo nuk doni, Bosnjë e Hercegovina ju dha një leksion të mirë. Aktualisht jemi në Erzurum, kjo ju mjafton.

Erdogan, Presidenti i Turqisë

Duke theksuar se Turqia më 24 qershor shkon në zgjedhje presidenciale dhe parlamentare, Erdogan ka thënë se tani është koha për unitet, koha është për Turqinë dhe shtoi se lobe të caktuara të interesit tentojnë të ushtrojnë presion mbi Turqinë. Ai tha se këto përpjekje do të jenë të kota.

Erdogan foli edhe për luftën e suksesshme të Turqisë kundër terrorizmit, duke potencuar se askush nuk guxon të luajë me Turqinë, se në të kundërtën, sikur terroristët edhe ata duhet të kërkojnë një vrimë për t’u strehuar.

 Tashmë dihet se çfarë u bëmë organizatave terroriste. Askush të mos luaj me ne. Ata që tentojnë të luajnë me ne, sikur dhe terroristët e PKK, PYD, DEASH, FETO. Të gjithë do të detyrohen të kërkojnë një vrimë për t’u fshehur.

Erdogan, Presidenti i Turqisë

Gjithashtu bëri të ditur se deri më tani në qytetin sirian të Afrinit janë neutralizuar 4.475 terroristë, në veri të Irakut 414 ndërsa brenda kufijve të Turqisë janë neutralizuar 398 terroristë.

d.co.

Gjendet një krijesë e ngjashme me ujkun në Montana (Foto)

Ekspertët e kafshëve të egra të SHBA-së janë të habitur nga një kafshë “e ngjashme me ujkun”, e cila u vra nga një fermer në Montana.

Fermeri pranë qytetit Denton e qëlloi krijesën javën e kaluar, kur ai erdhi brenda disa qindra metra të bagëtisë së tij, thanë zyrtarët.

Ekspertët shtetërorë të kafshëve të egra thanë se nuk kanë qenë në gjendje të identifikojnë speciet e tyre.

Pas inspektimit të krijesës, ata thanë se dyshonin se ishte një ujk pasi dhëmbët e tij ishin shumë të shkurtër, kunjat e para ishin anomalisht të vogla dhe kthetrat ishin shumë të mëdha.

Teoritë e çuditshme kanë qarkulluar në internet që mund të jetë një njeri-ujk, një arush i ri i thinjur ose një i afërm i Bigfoot.

Një grua nga Maqedonia i shpëton vdekjes së porositur nga burri i saj në Gjermani

Një grua nga Maqedonia ka pasur sukses që të shpëtoj nga vrasja në Gjermani e porositur nga burri i saj për shkak të pagesës së sigurimit jetësor nga 250.000 euro, transmeton Almakos.

Për shkak të problemeve financiare në të cilat është gjendur në fillim të vitit 2017, burri 39 vjeçar tre herë ka tentuar që të angazhoje vrasës me pagesë për ta vrarë gruan e tij 34 vjeçare.

Herën e parë ka kërkuar nga një mik i gruas që ta vras, por ai ka refuzuar. Por pas kontaktit shtesë me ndërmjetësim, miku ka pranuar që ta bëje këtë gjë për 50.000 euro. Burri i ka dhënë 7300 euro, por njeriu është zhdukur dhe nuk është dëgjuar më për të asgjë.

StictyBanner mes postimeve mobil

Pastaj burri ka kontaktuar me një shoqe afatgjate të gruas së tij dhe e ka bindur që ta kryej vrasjen. Ajo e ka ndjekur viktimën deri në Spanjë dhe Pragë, ndërsa disa herë e ka takuar edhe në Hamburg.

Me 29 nëntor të vitit të kaluar njeriu përfundimisht e ka sjell gruan-vrasëse në shtëpinë e tij në Jenfeld, e ka armatosur me thikë dhe pistoletë që e ka fshehur në bodrum. Ka qenë mëngjes dhe ai ka ikur në punë, ndërsa gruaja është maskuar dhe futur në dhomën e fjetjes ku ka tentuar që ta mbys gruan e tij, duke i shkaktuar plagë në stomak dhe në shpinë. Por, ajo ka pasur sukses që të ikë nga ballkoni dhe të kërkoje ndihmë. Kalimtarët e rastit e kanë alarmuar policinë derisa kryerësja është larguar nga vendi i ngjarjes.

Një javë me vonë, policia e ka arrestuar burrin dhe vajzën. Dytë janë të akuzuar për tentim vrasje dhe shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore.

Enca i befason të gjithë, del e gjitha e zhveshur në Snapchat (+18)

Enca Haxhia edhe një herë ka treguar pse është një prej yjeve më provokative shqiptare.

Bukuroshja shqiptare ka publikuar një sërë fotosh në rrjetin social Snapchat.

Ajo kështu sërish ka provuar të tërheqë vëmendjen.

Me robdeshambër që vështirë mbulon trupin e saj, ajo ka zbuluar prapaskenat e sasionit apo klipit të saj të ri, ku ajo do të duket plotësisht e zhveshur.

Enca kështu ka dashur të hedhë poshtë spekulimet se ajo shfrytëzon ‘Photoshopin’.

Këngëtarja në klipin e fundit ka xhiruar madje edhe skenë erotike.

Ajo është shfaqur në shtrat në skenë intime me një model portugez. /Telegrafi/

Neymar: Dua të punoj me Pep Guardiolan

Neymar Junior dëshiron që të punoj nën urdhërat e Pep Guardiolas

Ylli brazilian nuk dëshiron që të qëndrojë në ‘Parkun e Princave’ ndërsa shumë klube kanë shprehur interesim për të, shkruan Periskopi.

Real Madrid flitet se mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Neymarit, por është vetë futbollisti që ka shprehur haptas dëshirën për të punuar me trajnerin e Manchester Cityt, Pep Gurdiolan.

“Unë gjithmonë kam dashur që të punoj me Guardiolan,” ka thënë Neymar për ‘ESPN Brazil’.

“Është ndryshe, unë erdha te Barça pasi ai u largua. Unë me të vërtetë dua që të punoj me të,”.

Ish-lojtari i Barcelonës u transferua verën e kaluar te PSG për shumën prej 222 milionë euro. /Periskopi/.

Qeveria e Maqedonisë ende nuk e ka plotësuar versionin shqip në faqen zyrtare në Internet?!

Qeveria e Maqedonisë ende nuk ka ueb-faqe funksionale në gjuhën shqipe edhe pse paraprakisht kanë premtuar se për dy muaj e njëjta do të jetë gati.

Tani për tani, janë vendosur kategoritë në versionin shqip të faqes, megjithatë shumicë e përmbajtjeve janë në gjuhë maqedonase.

Në versionin e ueb-faqes në shqip, nuk janë të përkthyera arkivi dhe biografitë e kryeministrit dhe ministrave.

Nga ana tjetër, edhe kumtesat që janë publikuar në versionin e faqes në maqedonisht nuk janë publikuar të gjitha edhe në shqip. Në gjuhën shqipe është i publikuar programi i qeverisë “2017-2020”, por jo edhe programi për punën e qeverisë.

Nga qeveria e Maqedonisë thonë se po punohet në atë drejtim, megjithatë nuk precizojnë ndonjë afat konkret se kur pritet që të mbarojë.

“Po punohet në atë, e dini se koncepti “një shoqëri” është njëra nga themelet e qeverisë. Në këtë moment, nuk mund të themi datë të saktë, por e njëjta do të realizohet në një të ardhme të afërt”, thotë zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski për Portalb.mk.

Gjendja është thuajse se e njëjtë edhe me versionin e ueb-faqes në gjuhën angleze, në të cilën, për dallim nga ai në gjuhën shqipe, biografitë e kryeministrit dhe disa ministrave janë edhe në gjuhën angleze.

Për dallim nga Qeveria, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, ka ueb-faqe funksionale në 4 gjuhë, maqedonisht, shqip, anglisht dhe frëngjisht. Ashtu siç mund të shihet, ueb-faqja e Kuvendit është tërësisht funksionale, përfshirë këtu arkivin, por edhe kumtesat, të cilat publikohen në kohë reale në katër gjuhë.

Te ministritë çështja është e përzier, nga 15 ministritë (përfshirë edhe zv/kryeministrat të cilat kanë ueb-faqe të tyre), 9 prej tyre, ueb-faqet i kanë në tre gjuhë – maqedonisht, shqip, anglisht, 4 i kanë vetëm në maqedonisht dhe anglisht, tre i kanë vetëm në maqedonisht, ndërkaq dy i kanë vetëm në maqedonisht dhe shqip.

Zv/kryeministrat

Zv/kryeministri për Çështje Evropiane – maqedonisht, shqip, anglisht

Zv/kryeministri për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit – maqedonisht, shqip, anglisht

Zb/kryeministri për Çështje Ekonomike – maqedonisht

Ministritë

Ministria e Mbrojtjes – maqedonisht, shqip, anglisht

Ministria e Punëve të Brendshme – maqedonisht, shqip, anglisht

Ministria e Drejtësisë – maqedonisht, shqip, anglisht

Ministria e Ekonomisë – maqedonisht, shqip, anglisht

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale – maqedonisht, shqip anglisht

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – maqedonisht, shqip, anglisht

Ministria e Bujqësisë – maqedonisht, shqip, anglisht

Ministria e Arsimit dhe Shkencës – maqedonisht, shqip

Ministria e Shëndetësisë – maqedonisht, shqip

Ministria e Punëve të Jashtme – maqedonisht, anglisht

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës – maqedonisht, anglisht

Ministria e Financave – maqedonisht, anglisht

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale – maqedonisht, anglisht

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve – maqedonisht

Ministria e Kulturës – maqedonisht

Sa për krahasim, ueb-faqja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht ajo e Zyrës së Kryeministrit është në tre gjuhë: shqip, anglisht dhe serbisht. Ueb-faqja e qeverisë së Serbisë është në: serbisht, anglisht dhe italisht.

Sipas ligjit të ri për përdorimin e gjuhëve, i cili pritet që së shpejti të hyjë në fuqi, institucionet obligohen që ueb-faqet e tyre t’i kenë edhe në gjuhën e 20-të përqindëshit (shqipe).

Sipas Preambulës së Kushtetutës së RM-së, Maqedonia është konstituuar si shtet nacional i popullit maqedonas në të cilin sigurohet barazia e plotë dhe bashkëjetesa e përhershme e popullit maqedonas me shqiptarët, turqit, vllahët, romët dhe kombësitë tjera që jetojnë në RM.

Neni 1 i Amendamentit V të Kushtetutës së RM-së përcakton qartë: “Në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik. Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve, gjithashtu, është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, siç është përcaktuar me këtë nen… Çdo qytetar në komunikim me ministritë, mund ta përdorë njërën nga gjuhët zyrtare dhe alfabetin e saj, ndërsa ministritë përgjigjen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, si dhe në gjuhën zyrtare dhe alfabetin të cilin e përdor qytetari…”./Portalb.mk

I burgosuri përjetë nga burgu i Idrizovës: Mos keqinterpretoni dhe keqpërdorni mesazhet dhe lutjet e mija

Burhan Saliu nga Poroji i burgosur me dënim të përjetshëm në burgun e Idrizovës ka bërë thirrje që të mos keqinterpretohen postimet e tij në facebook nga ana e disa portaleve.

Ai ka thënë se një postim i tij është shtrembëruar dhe se është keqinterpretuar. Ai ka thënë se publikisht ka kërkuar që Qeveria, gjegjësisht ministritë përgjegjëse të mundësojnë lirimin e të burgosurve në raste humane, në rastet për të marrë pjesë në varrimin e të afërmve dhe për lehtësime tjera. Sipas tij, autoritetet e burgut kanë mirëkuptim për kërkesa të tilla dhe se po bëjnë përpjekje së fundi për të drejtat e të burgosurve. “Një postim i imi në këtë drejtim ishte drejtuar ndaj Qeverisë dhe jo drejtorisë së burgut.”, ka sqaruar Burhan Nuhiu, rasti i të cilit është nxitur nëpër disa portale dhe kërkohet rigjykim për të ndriçuar të vërtetën e një vrasje të ndodhur në Drenovec të Tetovës, kur pas konfliktit të 2001 u vra një i ri maqedonas, dhe se për këtë vepër më pas u ndalua dhe u dënua me dënim të përjetshëm Burhan Saliu, i cili ka dëshmuar me dëshmitarë dhe dëshmi konkrete se ky rast i është mveshur dhe është i montuar. Ai ishte pjesëtar i UÇK-së në vitin 2001, ndërsa një vëlla ka dëshmorë të rënë këtë luftë. (INA)

Gjen në pjesën e përparme të veturës një revole të ngulur, mjaftonte një lëvizje e vogël që të shkrepte në drejtim të shoferit (Foto)

Derisa po kthehej nga puna, një burrë në afërsi të Takome në Washington, kishte vërejtur një “objekt” të metaltë që kishte goditur veturën e tij, por nuk kishte mundur të konstatoj se për çfarë bëhej fjalë.

Dhe pas 30 kilometrave vozitje, u ndal në një pompë të derivateve për ta mbushur rezervuarin, aty e kuptoi se në pjesën e përparme të veturës ishte ngulur një revole, transmeton Telegrafi.

Ajo ishte ngulur në mbrojtësin e përparmë, dhe se këmbëza ishte bllokuar dhe revolja ishte kthyer saktësisht në drejtim të shoferit.

Shoferi i kësaj veture nuk e dinte nëse kjo revole i kishte rënë dikujt, apo si ka përfunduar aty.

Ndërkaq policia është duke kryer hetimet për të konstatuar se si ka ardhur deri te ky incident i pazakontë, dhe nëse revolja e ngulur në veturë ka lidhje me ndonjë person të qëlluar në atë aks rrugor. /Telegrafi/

Gjarpri kafshon nënën, fëmija vdes nga qumështi i gjirit

Një nënë dhe vajza e saj tre vjeçare kanë vdekur në Indi pasi gruaja u kafshua nga një gjarpër.

Duke mos kuptuar se ajo ishte sulmuar, gruaja filloi të ushqehej me gji fëmijën e saj. Të dyja vdiqën para se të arrinin në spital.

Lajmi vjen në të njëjtën ditë kur Organizata Botërore e Shëndetësisë tha në një raport se çdo vit nga kafshimet e gjarpërinjve humbin jetën nga 81 mijë deri në 138 mijë persona, gjysma e të cilave ndodhin në Indi.

Sot bëhen 17 vite nga rënia e Dëshmorit Ismet Bajrami

26.05.2001___26.05.2018

Sot behen 17 vite nga renja e Dëshmorit

Ismet_Bajrami

🇦🇱Flas me zërin e Dëshmorit🇽🇰

U mbulua me pluhur kujtimi për ne,

Pse na kujtoni vetëm në përvjetorë?

Pse bëni homazhe para varreve tona pasi që

kurrë nuk na latë të pushojmë të qetë?

Si ndiheni kur e falni tokën që u ushqye me gjakun e trupat tanë?

Si ndiheni kur u buzëqeshni vrasësve të vëllezërve tuaj ?

A nuk jemi të një Kombi të një Zoti e të një lufte ?

A harruat se gjithë u betuam ?

Ashtu ishte atë kohë ,vetëm se ne e përdorëm gjakun tonë që ta shuajmë zjarrin e luftës e ju mos të digjeshit ua lamë juve ta mbani gjallë vendin tonë,të kujdeseni për shokët tanë, të cilët lufta ua kufizoi aftësitë të kujdeseni për nënat,motrat,gratë tona të cilët janë viktima të atijë trishtimi,por gjitha mbetën nën hijen e harresës.

Ne u premtuam nënave tona se do të kthehemi te gjallë,por ja që nuk u kthyem me shpresë se ju do ta mbuloni sa do pak mos prezencën tonë,e ju i bëtë të pendohen që na e dhanë hallallin e luftës,mos e përfaqësoni vendin tim në atë mënyrë,ne nuk ishim tradhëtarë e pa meshirë,ne u flijuam për këtë tokë të cilët e keni privatësuar mjer për ju çfarë përgjegjësije po mbani mbi supe.

E unë po flas me zërin e Dëshmorit pasi që ata skan forcë që ta nxjerin zërin përtejë varrit e ju ti dëgjoni,mos ua përmendëni më emrat ata janë Heronjët tanë,jan ende gjallë e ne jetojmë nga kujtimi për ta.

Horroskopi ditor – 26.05.2018

Dashi

Atmosfera ne çift do jete përgjithësisht e mire gjate kësaj dite. Te dy se bashku do bashkëpunoni mjaft me njeri tjetrit dhe do arrini te zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet. Yjet do favorizojnë takimet impresionuese për beqaret, por ata vete duhet te tregohen paksa me te hapur. Ndikimi i planetëve do jete kontradiktor ne planin financiar. Beni kujdes me çdo shpenzim.

Demi

Do kuptoheni mire me partnerin tuaj sot dhe se bashku do i kuptoni te gjitha vështirësitë qe ju kishin dale me pare. Nga ana tjetër do jeni mjaft besnike dhe askush nuk do iu tundoje. Beqaret me mire te qëndrojnë edhe sot vetëm sepse mundësitë me te mira do shfaqen disa dite me vone. Ne planin financiar do mbizotërojë ekuilibri. Nuk do keni për çfarë te shqetësoheni.

Binjaket

Nëse jeni ne një lidhje do ju duhet te bëni disa zgjedhje jo fort te lehta sot. Merrni gjithë kohen e duhur për t’u menduar sepse nuk do ketë me kthim mbrapa. Beqaret do argëtohen mjaft me miqtë dhe personat e rinj qe do njohin, por nuk do mendojnë te krijojnë asnjë lidhje. Ne planin financiar do përballeni me një situate goxha te vështirë. Kujdes!

Gaforrja

Do keni shume divergjenca me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe atmosfera ne çift nuk do jete aspak e qete. Kujdes me ato qe do thoni sepse gjerat mund te marrin një kthese jo te mire. Beqaret do kenë mundësi vetëm për aventura, sagje me tepër sesa aq. Ne planin financiar mund te kryeni investimet qe kishit menduar sepse situata do jete e favorshme.

Luani

Do përjetoni aq shume emocione sot ne jetën tuaj ne çift saqë here pas here do iu duket vetja si ne një ëndërr te bukur. Ne fakt çdo gjë do jete reale. Edhe beqaret do jene me shume fat na dashuri. Ata do e gjejnë me ne fund personin qe aq shume kane kërkuar. Ne planin financiar duhet te verifikoni njëherë situatën e me pas te kryeni shpenzimet qe doni.

Virgjeresha

Jeta juaj ne çift do ketë ndryshime rrënjësore gjate kësaj dite. Do flisni me seriozisht me partnerin tuaj dhe do mendoni t’i çoni gjerat me tej. Priten shume shpejt angazhime serioze. Beqaret do ëndërrojnë me shume sesa duhet dhe realiteti do i zhgënjejë pa mase. Plutoni do ndikoje pozitivisht tek financat dhe do iu ndihmoje ta stabilizoni situatën e vështirë ne te cilën ndodheshit.

Peshorja

Për pjesën me te madhe te atyre qe janë ne një lidhje, dita do jete pa probleme. Do e ruani komunikimin me partnerin dhe nuk do i mbani atij asnjë te fshehte. Beqaret do jene ne kërkim, por nuk ka asnjë shprese qe ta gjejnë shpirtin e tyre binjak. Ne planin financiar situata do përmirësohet fale mbështetjes qe do iu japin disa te afërm. Do jeni me te qete tashme.

Akrepi

Beni kujdes me sjelljen tuaj gjate kësaj dite sepse një veprim i gabuar mund t’iu kushtoje shtrenjte. Partneri nuk do jete shume ne humor për te dëgjuar broçkullat tuaja gjithë ditës. Beqaret do fillojnë një histori dashurie pasiononte e cila do i drithërojë. Plani financiar do kërkojnë pas me tepër vëmendje. Mos lejoni qe gjerat te marrin tatëpjetën.

Shigjetari

Jeta juaj ne çift mund te marre një kthese jo te mire gjate kësaj dite dhe do duket sikur vështirësitë dhe problemet do jene te pafundme. Mundohuni te ruani qetësinë dhe te tregoheni te duruar. Beqaret do kenë një takim te veçante me një person qe ka shume cilësi. Financat do jene serish delikate. Mos shpenzoni me shume sesa ua mban xhepi.

Bricjapi

Jeta juaj ne çift do ketë edhe gjate kësaj dite disa vështirësi. Nuk do arrini te kuptoheni mire me partnerin dhe do debatoni shume ashpër me te. Beqaret, nen ndikimin e disa planetëve do ketë vetëm disa takime pa te ardhme. Shfrytëzojini nëse doni te përjetoni emocione momentale. Financat për pjesën me te madhe do jete pa probleme. Gjithsesi maturia duhet pasur.

Ujori

Dita pritet te jete mjaft e bukur për gjithë te dashuruarit sot. Venusi do jete i pozicionuar mire dhe do iu nxite t’i shprehni edhe me tepër ato qe ndjeni. Beqaret duhet te dalin dhe te njihen me sa me shume persona sepse vetëm kështu do mund te krijojnë një lidhje. Ne planin financiar mund te kryeni edhe ndonjë transaksion te rëndësishëm sepse situata do jete e favorshme.

Peshqit

Nëse doni qe lidhja juaj ne çift te jete sa me e mire gjate kësaj dite duhet te bëni pak me tepër lëshime ndaj partnerin dhe te ruani një komunikim sa me te mire me te. Beqaret nuk duhet te nxitohen nëse njohin persona interesante. Merrini gjerat shtruar dhe do dilni me te fituar. Ne planin financiar mos ndërmerrni rreziqe te mëdha sepse do humbni shume.

‘Shërim i kancerit, vonim i pleqërisë’ – Shkencëtari japonez që fitoi Nobelin tregon si pastrohet trupi gjatë Ramazanit

Fituesi i Nobelit, japonezi Joshinori Ohsumi tregon se si pastrohet trupi nga qelizat e panevojshme gjatë Ramazanit.

Shkencëtari japonez Joshinori Ohsumi, ka zbuluar programin e quajtur Otofazhoni, i cili është pastrimi i trupit nga qelizat e paduhura, pastrim që ndodhë gjatë qëndrimit etur dhe uritur. Duke qëndruar të uritur mutacionet gjenetike, sëmundja e kancerit dhe norologjike është parë se janë shëruar.

Shkencëtari japonez ka vërtetuar tezën e tij se qëndrimi pa ushqim dhe pije ndihmon në kurimin e sëmundjeve neurologjike dhe të kancerit. Për këtë zbulim ka fituar çmimin Nobel për Mjekësi, transmeton yeniakit.

Ohsum ka thënë se pas tri ditë agjërimi sistemi imunitar ka rezultuar të ketë ripërtëritje dhe kjo ka vërtetuar që agjërimi i muslimanëve është programi më i duhur.

Qelizat edhe pse nuk janë të ngjashme, veprimet i kanë të tilla. Mbeturinat i mbushin në qese të veçanta (otofagozomet), i ngarkojnë më pas në kontenjera (lizozomlar). Disa i asgjësojnë dhe disa tjera duke i recikluar i rifitojnë. Kështu që kjo ka rezultuar me vonim të pleqërisë.

Otofazhi aktivizohet edhe më shumë gjatë agjërimit, urisë dhe gjatë stresit. Me këtë qeliza nis që ta prodhojë energjinë e saj me mundësitë e saja vetanake duke startuar me pastrimin dhe tretjen e mbeturinave te saja dhe bakterieve patogjenike.

Ndër të tjera shkencëtari Joshinori Ohsumi ka thënë se në çoftë se gjatë vitit, një muaj pa ndalur ndjeket ky regjim, rezultatet janë spektakulare. Ky regjim i abstenimit nga ushqimi dhe pijet, i cili lufton sëmundjet, është pjesë e fesë Islame. /kmk/

Merrni këta dy përbërës para se të shkoni në shtrat dhe kurrë nuk do të zgjoheni të lodhur

Gjithkush e di se sa e rëndësishme është të gjesh një bësh gjumë cilësor.

Kohëzgjatja e gjumit është zvogëluar prej 8 orë në 6-7 orë për shkak të jetës dinamike që bëjmë sot. Edhe pse nuk duket si serioze për shumicën prej nesh, ajo ka efekte të mëdha në trup.

Gjatë ditës trupi juaj duhet të qëndrojë i zgjuar dhe i vetëdijshëm për gjithçka që ndodhë rreth jush, dhe për të menaxhuar atë, ajo ka nevojë për masën e duhur të kohës për të fjetur, për t’u rimëkëmbur dhe për të rivitalizuar në mënyrë që të vazhdojë me të njëjtën ritëm nga ditën e ardhshme përsëri.

Shumica e njerëzve mendojnë se gjëja më e keqe që mund t’u ndodhë atyre është kur nuk kanë fjetur mjaftueshëm dhe fakti që ata do të jenë të lodhur edhe gjatë një dite tjetër.

Shëndeti dhe mungesa e gjumit

Mungesa e gjumit dhe e pushimit mund të çojë në shumë sëmundje dhe infeksione dhe mund të ndikojë në mirëqenien e përgjithshme të një personi. Sipas hulumtimeve, njerëzit që nuk marrin gjumë të mjaftueshëm, që konsiderohet të jenë më pak se 6 orë në natë, janë të ekspozuar ndaj rrezikut të sëmundjes koronare.

Puna, rrethanat familjare, rastet e tanishme dhe variablat e tjerë karakteristikë për këtë epokë po sjellin shumë shqetësime dhe nervozizëm. Inovacionet që janë në dispozicion në këtë periudhë kohe ndikojnë në ciklet tona të pushimit pa na vënë në dukje.

Në treg, ka shumë ndihmesa të gjumit lehtësisht të disponueshme, por ato nuk prodhohen në mënyrë të natyrshme dhe mund të shkaktojnë mbështetje në disa individë. Siç e dini, Unik Portal ëhstë  këtu për të ofruar një zgjidhjet më të mira që vijnë nga “Nëna Natyrë”.

Është fjala për një përzierje është bërë nga vetëm dy përbërës dhe është çelësi për të gjetur një gjumë të mahnitshëm të natës. Ndihmon ju dhe trupin tuaj që të ngriheni dhe të rivendoseni nga dita e vështirë dhe të përgatiteni për ditën pasuese.

Përbërësit e domosdoshëm:

një lugë çaji me kripë të kuqe himalaje

5 lugë mjaltë të papërpunuar, natyral

Përzieni këto dy përbërës dhe vendoseni përzierjen në një kavanoz xhami. Ju mund të përdorni çdo sasi të këtyre përbërësve, ju vetëm duhet të jenë të kujdesshëm që ata janë të përziera në këtë proporcion prej 1: 5 për kripë himalaje dhe mjaltë.  Mënyra e konsumimit është gjithashtu shumë e thjeshtë: duhet të marrësh vetëm një sasi të vogël të kësaj përzierjeje dhe ta vendosësh nën gjuhën çdo natë para se të shkosh të fle. Le të shpërbehet normalisht.

Kjo përzierje e bërë me kripë dhe mjaltë konsiderohet të nxisë prodhimin e serotoninës, gjë që na mban larg nga ankthi dhe na siguron pushimin më efikas. Ju mund ta provoni këtë recetë dhe do të jeni në gjendje të shkoni në shtrat në mënyrë paqësore në mbrëmje duke e ditur se trupi juaj do të rifreskohet dhe do të përgatitet për sfidat e përditshme.

Mos harroni të ndani me miqtë dhe familjen tuaj në Facebook, pasi që mund t’i ndihmoni dikujt me vështirësi për të bërë gjumë të rehatshëm!

Informacion i rëndësishëm për bashkatdhetarët që kalojnë nëpër Serbi

Në mbledhjen e mbajtur dje, Parlamenti serb ka miratuar ndryshimet në Ligjin për Sigurinë në Komunikacion.

Me ndryshimet e miratuara në Ligj, shpejtësia maksimale që do të lejohet në autostradat e Serbisë do të jetë 130 km/h, në vend të 120 km/h, shkruan agjencia serbe Tanjug.

Ndryshimet në Ligj para deputetëve serbë i ka arsyetuar ministrja e Transportit, Zorana Mihajloviq, e cila tha se nga dje e tutje makinat serbe do të mund të lëvizin deri ne 130 kilometra në orë në autostradë.

Sipas saj, këto ndryshime të miratuara në Serbi janë në shumicën e vendeve evropiane.

Njoftimi me ndryshimet në këtë ligj është i rëndësishëm edhe për mërgimtarët shqiptarë, të cilët kalojnë nëpër Serbi, kur vinë në pushime.

Ronaldo, Casemiro dhe Marcelo: Historia e fotografisë pas të cilës Reali gjithmonë fiton

A mundet një fotografi të ndryshojë rezultatin e një ndeshje apo dhe ndoshta të gjithë një ngjarje?

Po, ndoshta po. Së paku kështu shpresojnë dhe mendojnë Cristiano Ronaldo, Marcelo dhe Casemiro.

‘Tre muskëtjerët” e Real Madridit kanë një ritual që e përsërisin çdo herë që luajnë një ndeshje të rëndësishme në Ligën e Kampionëve.

Ata, postojnë gjithmonë të tre së bashku një fotografi nga aeroporti i qytetit që do ta “pushtojnë”.

Të enjten, ekipi mori aeroplanin nga Madridi për në Ukrainë dhe Cristiano ndau një foto në rrjetet sociale së bashku me dy lojtarët brazilian. Deri këtu duket gjithçka e zakonshme, por për tifozët që njohin mirë Realin, ky imazh sa herë që është përsëritur iu sjellë kujtime të mëdha.

Çdo herë që treshja publikon fotografi në aeroporte për një duel eliminator të Ligës së Kampionëve larg shtëpisë së tyre, skuadra e Zinedine Zidanes gjithmonë fiton.

Rundi i parë eliminues 1/16: 5 mars, para PSG – Real Madrid në Paris (Los Blancos fitojnë 1-2, Ronaldo dhe Casemiro shënojnë nga një gol)

Çerekfinale: 2 prill, para Juventus – Real Madrid në Torino (Los Blancos fitojnë 0-3, një gol Ronaldo dhe dy Marcelo)

Gjysmëfinale: 24 prill, para Bayern Munich – Real Madrid në Mynih (Los Blancos fitojnë 1-2, Marcelo dhe Marco Asensio shënojnë nga një gol)

Real Madrid C.F.

@realmadrid

¡Múnich nos espera! #APorLa13

12:17 PM – Apr 24, 2018


12.2K


2,533 people are talking about this

Twitter Ads info and privacy

Dhe tani Kiev, Ukrainë

Pra, kur dyshja publikojnë fotografi bashkë, së paku njëri nga të tre nuk mungojnë në listën e golashënuesve.

A do të thyhet kjo traditë nga Liverpooli i Jurgen Klopp në Kiev, apo do vazhdojë tradita? Kjo mbetet të shihet… /Telegrafi/

Edhe pse gjarpri helmues kafshoi një person, humbën jetën dy persona

Nga një kafshim nga gjarpri helmues në Indi, kanë humbur jetën dy persona – nëna dhe foshnja që po e ushqente me gji.

35-vjeçaren e kishte kafshuar gjarpri derisa ishte duke fjetur në shtëpinë e saj në Mutarfarnagar në Uttar Pradesh, transmeton Telegrafi.

Pasi u zgjua nuk e dinte se e kishte kafshuar gjarpri, dhe kështu filloi ta ushqej me gji foshnjën, duke e helmuar pavetëdije me qumështin e gjirit.

Dhe pasi që filluan të ndihen keq, familjarët e tyre vërejtën një gjarpër që ishte fshehur në një skaj të shtëpisë.

Megjithatë, edhe pse u dërguan me urgjencë në spital, nëna dhe foshnja e saj ndërruan jetë.

Sipas një studimi të realizuar në vitin 2011, nga kafshimi i gjarprit në Indi brenda një viti humbin jetën 46 mijë persona. /Telegrafi/

Rrahu dy greke se i shanë Shqipërinë/ Këngëtarja: Më erdhi në majë të hundës!

Këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila për vite qëndroi në Greqi, ka pasur mjaft suksese dy vitet e fundit pasi u bë fituese e “Your face sounds familiar” dhe “Kënga Magjike”.

Peristeri, e ftuar në Top Show ka rrëfyer fillimet e saj në Greqi, kur ishte vetëm 20 vjeç.

Ndër të tjera, Anxhela pohoi se përreth 6 muaj ka punuar me Eleni Foureira, këngëtaren shqiptare që përfaqësoi Qipron në Eurovizion. Duke diskutuar për origjinën shqiptare, Alban Dudushi zbuloi se Anxhela kishte rrahur dy greke pasi kishin sharë Shqipërinë.

Dudushi e pyeti:

“Kjo jo vetëm që nuk e mohoi origjinën, por më kanë thënë që ke rrahur dy greke që e shanë Shqipërinë, është e vërtetë?”

Dhe Anxhela duke qeshur u përgjigj: “Fillimet e mia në shtetin fqinj ishin të këqija pasi gjithmonë paragjykohesha që isha shqiptare. Në një moment thjesht më erdhi në majë të hundës dhe reagova në atë lloj mënyre. Megjithatë nuk them që nuk e meritonin, por nuk them dhe që ishte veprim i bukur nga ana ime. Kam qenë dhe më e vogël, vetëm 20 vjeç dhe nuk është se e mendova shumë.”

Robert Berisha tha se nuk donte ta shihte me sy. Reagon Tuna…

Prej shumë vitesh në media është diksutuar që Tuna dhe Nora Istrefi nuk kishin ndonjë marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën.

Por kurrë nuk e pranuan publikisht këtë. Po ashtu nuk e dinim që edhe vetë Roberti paska një marrëdhënie të acaruar me kunatën. Këtë fakt e ka zbuluar ditën e djeshme teksa ishte i ftuar tek ‘Rudina’.

Moderatorja e pyeti se pse ai dhe Nora nuk ishin të pranishëm në ditëlindjen e Tian. “Me Tunën jo dhe, po e them për herë të parë këtu tek ju, në respekt të programit tuaj.

Me Tunën as nuk dua të takohem më”, ka thënë Roberti.

Miorëpo pas këtij komenti Tuna është treguar disi indiferente.

Këngëtarja ka postuar këtë foto ku duket që po kalon kohë me miqtë: “Më falni, dola pak për të jetuar. Kthehem së shpejti”, shkruan ajo në diçiturë.

Lek Plepi do të martohet me Linda Morinën direkt në emision: Më pëlqen se është e virgjër

Dyshja është ngacmuar nga moderatori Arian Çani, i cili e ka pyetur Lek Plepin se nëse ai do të pranonte të martohej me Linda Morinën, dhe përgjigja e tij ka qenë pozitive.

Arsyeja që Plepi ka pranuar të martohet me Lindën është sepse Çani i ka treguar atij se Linda pavarësisht moshës është ende e virgjër dhe mesa duket kjo gjë është pëlqyer nga ana e tij.

“A të josh ideja që ke të bësh me një femër të virgjër?”, e ka pyetur Çani, ndërsa Plepi është përgjigjur se “kjo gjë më ka tërhequr gjithmonë tek Linda”.

“Është e vështirë të gjesh të tilla femra sot”, ka vazhduar Çani, ndërsa Leku e ka pohuar këtë.

Ndërsa më pas gazetari ka propozuar që ai dhe Linda të bënin një celebrim live në studio, mirëpo ky sugjerim nuk është pritur mirë nga Linda e cila nuk ka pranuar. Burimi:Zonë e lirë.al.

Dua Lipa para performancës në finale të Ligës së Kampionëve, parashikon fituesin mes Liverpoolit dhe Realit

Kanë mbetur edhe disa orë para fillimit të finales së madhe të Ligës së Kampionëve.

Liverpool dhe Real Madrid do të takohen në Kievi të Ukrainës për trofeun të çmueshëm të ligës elitare evropiane për klube.

Shqiptarët kanë edhe një arsye më tepër për ta parë ndeshjen kryesore pasi që në ceremoninë e finales do të performojë Dua Lipa.

Kjo e fundit do të këndojë disa prej hiteve që ka sjell ndër vite, si “New Rules”, “New Love” dhe “IDGAF”.

Ajo ka dhënë edhe parashikimin e rezultatit final, ku ka pohuar se do të triumfojnë anglezët e Liverpoolit me rezultat 3-2 ndërsa edhe ju mund t’i dërgoni këngëtares rezultatin final të takimit përmes llogarisë së Ligës së Kampionëve në Instagram.

Theksojmë se qindra miliona njerëz pritet ta shikojnë takimin më të rëndësishëm të kësaj gare prestigjioze të kontinentit tonë.

Ndryshe, ndeshja pritet të zhvillohet nesër (26 maj me fillim në ora 20:45. /Telegrafi/

Me pasaportën e Maqedonisë ja në cilët 125 shtete mund të udhëtoni pa viza

Pasaporta e Maqedonisë këtë vit është radhitur e 41 sipas rëndësisë së saj, që matet me ate se në sa shtete mund të udhëtosh pa viza.  Me pasaportën e Maqedonisë mund të udhëtosh pa viza në 125 shtete, informon INA.

Në rajon në vend më të mirë është radhitur pasaporta e Serbisë ku pa viza mund të udhëtosh në 130 shtete dhe radhitet në vendin e 36. Më pas vjen Maqedonia, ndërsa pas Maqedonisë janë Mali i Zi në vendin e 43, Bosnjë – Hercegovina në vendin e 47, Shqipëria në vendin e 48 me 114 vende, 11 vende më pak se Maqedonia, Kosova në vendin e 96, pasi që mund të udhëtohet pa viza në 109 shtete.

Sllovenia dhe Kroacia si vende të BE janë ranguar më lartë në vendin e 9 dhe Kroacia në 16. Me pasaportën sllovene mund të udhëtoni në 180 shtete pa pasur të nevojshme të pajiseni me vizë.

Ky studim është bërë nga Henley Passport Indeks, ku Japonia mban vendin e parë, pasi që shtetasit e saj mund të udhëtojnë pa viza në 189 shtete.

Gjermania radhitet e dyta, dhe e treta Singapori.  Në fund të listës janë Siria, Pakistani, Iraku dhe Afganistani. (INA)

E pyesin se cilit besim fetar i përket, Noizy befason me përgjigjen

Noizy është një nga figurat kryesore të industrisë së muzikës në shqipëri.

Sukseset e tij kanë bërë që ai të ndiqet nga plot 1 milion fansa në profilin e tij në Instagram. Ai njihet për mbështetjen që tregon për fansat e tij, ku shpeshherë u kthen edhe përgjigje pyetjeve të ndryshme të tyre.

Së fundmi, një prej fansave të tij, i ka komentuar në një foto të Noizyt, duke e pyetur atë se cilit besim fetar i përket dhe përgjigjia e reperit ndaj kësaj pyetje, i ka habitur të gjithë. “Jam njeri”, ia ka kthyer Noizy fansit, duke sjellë kështu edhe shumë reagime nga komentuesit e tjerë.

“Të pyesësh për fenë është si të pyesësh a ke shkollë. Për fat të keq shkollë nuk kam dhe aq shumë por mësova nga jeta disa rregulla të forta të cilat vazhdoj i zbatoj pa shkollë. Mos doje të thoje a besoj në Zot, në Zot po, por nuk jam me skuadra e majtë e djathtë. Jam OTR”, i është përgjigjur reperi, duke mos e treguar kështu besimin fetar të cilit i përket, por ka rrëfyer se beson në Zot.

Link: https://www.instagram.com/p/BjIXJXYF6B8/?taken-by=zinizin

Link: https://www.instagram.com/p/BjN6KZ5lRa_/?taken-by=zinizin

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BicP2TllbQB/?taken-by=zinizin 

Nga ambasador në ministër në Qeverinë e re- sa “peshon” Asaf Ademi, ministri i ri për Kulturë

Asaf Ademi nga radhët e Lëvizjes Besa të Afrim Gashit, është propozimi për ministër të ri për kulturë në Qeverinë e re. Sipas listës anketuese të cilën e ka parashtruar gjatë kohës që ka qenë ambasador në Danimarkë, ai nuk posedon asgjë në emrin e tij.

Në emër të prindërve ka paraqitur shtëpi me hapësire afariste në Gostivar, prej 240 metra katrorëve, e vlerësuar 30 milion denarë në trashëgimi.

Në emër të tyre ka paraqitur edhe një automobil nga marka “MBW”, qira nga hapësira afariste dhe kredi, ndërsa në emër të bashkëshortes ka paraqitur një “Renaut 9”.

Pasi të kalojë procedura e zgjedhjes pritet që Ademi të dorëzojë listë të re anketuese deri tek Komisioni shtetëror për ndalim të korrupsionit./Portalb

Agjencia e Veterinarisë merr vendim për trajtimin e qenve endacakë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton të gjithë qytetaret e Republikës se Kosovës, se nga nesër do të fillojë projekti ’’Menaxhimi dhe kontrolli i qenve endacak’’.

Agjencia njofton se ky projekt është i financuar nga Qeveria e Kosovës dhe do të zgjasë deri ne fund të vitit 2018. Në projekt janë të përfshira të gjitha komunat në tërë territorin e Republikës se Kosovës.

“Në secilën komunë janë të kontraktuara praktikat private veterinare për kryerje të shërbimeve”, thuhet në një komunikatë të AUV-it.

Projekti parasheh: zënien e qenve, mjekimin (vaksinimin dhe trajtimet e të nevojshme mjekësore), kastrimin, sterilizimin dhe ne raste të veçanta eutanazinë (për eutanazi vendos veterinari duke respektuar aktet ligjore ne fuqi). Të gjithë qentë të cilët do të trajtohen do të shënjohen me numra identifikues të cilët do të jen lehtë të identifikueshëm.

“Të gjithë qytetarët të cilët posedojnë kafshë llojit të qenve, të cilat i mbajnë si kafshë shoqëruese apo për nevojat e tyre shtëpiake apo të fermave (qen me pronar), lusim që gjatë gjithë kohës sa zgjatë projekti t’i mbajnë nën mbikëqyrje. Në të kundërtën kudo që hasen në rrugë apo hapësira të tjera të lira do të trajtohen si qenë endacakë. Për të gjitha trajtimet që u bëhen, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe praktikat veterinare të kontraktuara nuk mbajnë përgjegjësi”, thuhet në komunikatë.

Cifti adopton 3 djemtë e fqinjes që nderroi jete, kur ata kthehen në shtëpi i pret surpriza që i ka përlotur të gjithë (Video)

Audrey ishte një nënë beqare me 3 fëmijë të cilëve u është dashur të përballen me ashpërsitë e jetës: një ditë ajo filloi të mos ndihej aq mirë dhe u detyrua të shkonte në spital për të kontrolluar shëndetin e saj, e ndërkohë, gruaja pyeti nëse në lagje dikush mund të kujdesej për 3 djemtë e saj; për fat të mirë një fqinje e quajtur Tisha iu përgjigj apelit dhe pranoi kërkesën e saj, ajo ishte nëna e pesë fëmijëve, dhe edhe pse nuk kishte shumë hapësirë në shtëpi zonja Tisha ishte më shumë se e lumtur për t’i dhënë ndihmë fqinjes së saj.

Pak pas analizave  u zbulua se Audrey kishte kancer në stomak, për fat të keq ai ishte i paoperueshëm dhe për këtë arsye gruaja kuptoi se nuk i kishte mbetur shumë kohë për të jetuar.

Audrey ishte e shqetësuar për djemtë e saj, ajo donte të sigurohej se tre fëmijët e saj do të kishin një familje pas vdekjes së saj dhe për kët shkak se ajo luftoi me të gjithë forcën të jetë në gjendje për të përmbushur detyrën që i kishte vendosur vetes, shkruan ShkodraNews.

Audrey dhe Tisha nuk ishin mikesha, rutinat sfiduese të dy nënave i kishin penguar të dyja të mund të bëheshin mikesha gjatë viteve në të cilat ata ishin fqinje.

Edhe pse ata nuk ishin mikesha të ngushta, zonja Tisha dhe burri i saj, ishin më shumë se të lumtur për të ndihmuar Audrey-n dhe fëmijët e saj, me kërkesën e nënës së tyre që po vdiste zonja Tisha ra dakord për t’u bërë kujdestarja ligjore e tre fëmijëve dhe i mori ata të jetojnë në shtëpi së bashku për 5 fëmijët e saj; pas kësaj znj. Audrey vdiq.

Pavarësisht vështirësive të konsiderueshme (shtëpia nuk ishte shumë e madhe dhe barra financiare e të pasurit për t’u kujdesur për 3 fëmijë më shumë nuk ishte aspak indiferente) bashkëjetesa ishte shumë e qetë dhe Tisha dhe burri i saj u përkushtuan fuqishëm për t’i bërë fëmijët të ndienin sa më pak të jetë e mundur mungesa e nënës së vdekur.

Historia nuk kaloi pa u vënë re dhe opinioni publik është nxitur për të mësuar historinë e Audrey-t dhe 3 fëmijëve të saj.

Fox5 (kanal televiziv në SHBA) vendosi të intervistonte zonjën Tisha dhe bashkëshortin e saj, shkruan ShkodraNews. Me të dëgjuar të gjithë historinë dhe vështirësitë me të cilat ata po përballeshin për të jetuar dhe për t’u kujdesur për tetë fëmijët, një program i njohur është ofruar për të ndihmuar familjen duke u ndërtuar atyre një shtëpi të re.

Në videon më poshtë mund të shihni reagimin e familjes së madhe kur shikojnë shtëpinë e tyre të re dhe fillimin e një jete të re të gjithë së bashku. Videoja është në gjuhën angleze, por reagimi i këtyre njerëzve të mirë nuk ka nevojë për fjalë.

Arta Nitaj “bombardon” me imazhet e fundit, kështu tregon linjat tërheqëse ajo

Së fundi ajo ka publikuar dy imazhe ku shihet shumë provokuese teksa ishte kërrusur për të treguar format e saj trupore.

Arta në këto imazhe shfaqet me veshje të fituesi shumë të ngushtë dhe atlete.

Kurse pamjen e kishte plotësuar me flokët e kapura dhe një palë syze./Indeksonline/

TE REJA

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com