Tuesday, December 12, 2017

Ramadani: Në Maqedoni nuk ka ndonjë rast që është gjykuar për korrupsion (Video)

Ramadan Ramadani, aktivist i shoqërisë civile, në emisionin ‘Click Plus’, ka folur për llogaridhënien, transparencën dhe korrupsionin, përcjell Fol.

Ramadani ka theksuar se në Maqedoni nuk mbahet mend ndonjë rast që mund të shfrytëzohet si shembull i mirë, i cili është gjykuar për korrupsion, përveç rastit Koziak dhe rastit të Buçkovskit. /Fol/

#ClickPlus

#Click PlusTema: Llogaridhënia vs transparenca vs korrupsioniDebatojnë:Blerim Bexheti, kryetar i Sarajit (BDI)Kastriot Rexhepi, Lëvizja BesaArif Musa, ish-anëtar I komisionit anti-korrupsionRamadan Ramadani, activist I shoqërisë civile

Posted by TV21 on Dienstag, 12. Dezember 2017

BDI merr drejtorinë e “Parqeve dhe gjelbërimeve” në Shkup, ja kuadri i zgjedhur (FOTO)

Drejtor i ri i ndërmarrjes publike “Parqe dhe gjelbrime” e cila vepron do në kuadër të qytetit të Shkupit do ti takojë kuadrit të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Aktuale.mk mëson se drejtor i ri në këtë ndërmarje publike do të emërohet Ardijan Muça i cili njëherit është edhe kuadër i parë shqiptar i cili do të drejtojë këtë ndërmarje publike.

Muça dritë jeshile ka marrë edhe nga këshilli i qytetit të Shkupit në seancën e mbajtur gjatë kësaj dite.

E FUNDIT: Gjunjëzohet lideri shpirtëror Albin Kurti, ky është lider i ri i Vetëvendosjes!

Ish- anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Gecaj edhe njëherë ka folur për zhvillimet e fundit në LVV.

Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se ajo që ka ndodhur këto ditë në VV është beteja ndërmjet partisë dhe sekretariatit, që siç e quan Gecah, shërbimit të informacioneve brenda VV-së.

Mjekët fshehin të vërtetën! Mënyra e lehtë për të hequr qafe rrudhat në shtëpi!
getfirmskin.com
Ads by Revcontent
Find Out More >
52,660
Tash zyrtari i PDK-së ka theksuar se Molliqaj e ka shfrytëzuar kohën sa ishte Albin Kurti në burg, në mënyrë që ta marrë partinë.

Shënimi i plotë:

Me dy fjalë, cka ka ndodh këto ditë ne VV.

Beteja është zhvilluar në mes partisë dhe sekretariatit(sherbimit te informacioneve mbrena VV).

Ky sherbim është i ndarë nga partia, por, ka kontrolluar gati se të gjithë sistemin e vv, sidomos, kryesinë, grupin parlamantarë, qeverinë komunale të Prishtinës ( me frikë dhe shantazh) dhe një pjesë të kryetarëve të degëve.

Kurti, ka mbi dy vite, e sidomos pas krijimit të atëhershëm të Fraksionit+, e kishte kuptuar një gjë përfundimisht; Sekretariati i kishte dalur plotesisht nga dora dhe tash e tutje mund ti kthehet brutalisht pikerisht atij.

Ish shefi i sekretariatit(Molliqaj) i bindur se të gjithë pjestarët e sekretariatit dhe sistemet e kontrolluara nga ai janë lojal ndaj tij, ka menduar se pikërisht tani është koha,pra, kur Kurti është ne burg, të fillohet beteja perfundimtare për te marrë edhe zyrtarisht partinë në kontrollë.
Siç duket, shefi shpirtorë ishte më i fuqishëm…

Tani situata prap kthehet në nëntokë, aty ku ishte,me shantazhe, kercënime e kushtëzime.

Frikacaku më i madh në ketë lojë është Shpendi, ai tash kërkon mbrojtje dikun tjetër. Ai ka mentalitet robi, mundet vetem zotërinë me ndërru, përndryshe s’ka gjë prej tij.

Në anën tjetër, dje është mbajtur mbledhja e kryesisë së VV-së, ku siç kanë raportuar mediat, Molliqaj ka kërkuar që Albin Kurti më mos të garoj për kryetar të partisë.

Ndërkaq, zyrtarisht lideri i VV-së Visar Ymeri ka thënë se ka unitet brenda kësaj partie.

E, deri te ky shpërthim në VV erdhi pas përdorimit të shprehjes mut, nga deputetja Aida Dërguti, ndaj Albin Kurtit

Strategji e re në sektorin e shëndetësisë! Këto spitale do të mbyllen

Deputeti i PD-së Tritan shehu, ka reaguar në lidhje me strategjisë e re për shëndetësinë të bërë publike nga ministrja Ogerta ManastirliuShehu thotë se qeveria nuk po mbaron çuditë me shëndetësinë, duke shtuar se shëndetësia falas ka përfunduar tragjikisht.

“Ajo që lexohet qartë është se në Shqipëri do te ngelin vetëm 11 spitale në rrethe, të tjerat do të kthehen në “qendra shendetësore e urgjence”!!! Spitale të rëndësishme si i Përmetit, Tepelenës, Lushnjes, Pogradecit, Sarandës etj, nuk do të funksionojnë me si të tillë!”, shkruan Tritan Shehu./ SYRI.net

Ushtarja Amerikane e US FORCE që bombardoi Serbinë…

Nicole Malachowski (The USA Air Force) është pilotja e parë “bombarduese” amerikane e cila 17 vjet më parë, pikërisht më 24 mars gjunjëzoi Serbinë në fushatën e bombardimeve ajrore në mbrojtje të civilëve në Kosovë.

Ajo ka marrë medalje të ndryshme nderi nga Ushtria e SHBA-ve dhe është shquar për përsosmëri të jashtëzakonshme në goditjen e objekteve ushtarake serbe, edhe nëpër qendra të banuara, ose afër qyteteve ku ndodheshin bazat.

Me gradën “Majore”, pilotja amerikane, Nicole Malachoëski, është dekoruar me medaljet e çmimet më të larta të Ushtrisë Amerikane si “Meritorious Service Medal”, “Air Medal”, “Air Force Commendation Medal”, “Air Force Achievement Medal”, si dhe medaljen “4th Fighter Wing”s”, të cilën e ka marrë si një heroinë e madhe gjatë fushatës së bombardimeve ajrore në Kosovë, për mbrojtjen e civilëve gjatë bombardimeve.

Ajo është shquar për përsosmëri të jashtëzakonshme në goditjen e objekteve ushtarake serbe, edhe nëpër qendra të banuara, ose afër qyteteve ku ndodheshin bazat. Besohet se Nicole është një grua e guximshme dhe mjaft e aftë, e para femër amerikane në historinë 60-vjeçare të aviacionit që është pjesë e skuadronit bombardues luftarak “Pilotët e vdekjes”. Ajo hyn kështu edhe në analet e historisë amerikane të fluturakëve, duke u renditur e suksesshme dhe me vlera të spikatura mes pilotëve burra. Deri sot pilotja numëron rreth 200 orë fluturime bombarduese në Kosovë (mars-qershor 1999 – 78 ditë) si dhe 10 ditë në Irak (prill 2003).

Forcat luftarake-ajrore amerikane (The USA Air Force) kanë gjithsej 568 femra pilote. Nga këto vetëm 71 prej tyre shërbejnë me aeroplanët fluturakë. “Unë, thotë Nicole, do të bëj detyrën, pavarësisht se mund të jem vendosur edhe në qendër të debateve, se si ka mundësi që një femër të kryejë këtë detyrë kaq të vështirë dhe me rrezik të madh për jetën”. Pilotja amerikane, Malachoëski, ka kryer shkollën e mesme në vitin 1992 në Las Vegas.

Fëmija i tretë i një familjeje të vjetër amerikane (nëna quhet Cathy dhe babai i saj Robert Ellingwood). Nicole është e martuar me pilot, edhe ai me gradën “Major”, por me origjinë ruse, i quajtur Paul Malachowski. Nicole u rreshtua në radhët e Flotës Ushtarake Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vitin 1996, pas diplomimit në Akademinë e Forcave Ushtarake Ajrore, me nivelin B. S. në Management dhe më ulët French.

Më parë se të inkuadrohej në radhët e skuadroneve bombarduese të Flotës Ushtarake Ajrore të SHBA-ve, “Bubullima e zogut” (Thunderbirds), ajo shërbeu si instruktore dhe komandante me avionët luftarakë “F-15E”, në skuadronin “494th Fighter Squadron”, në bazën amerikane në Britaninë e Madhe, “RAF Lakenheath”. Këtu Nicole mblodhi rreth 1900 orë fluturime, nga këto 1700 orë fluturime me bombarduesit “F-15” dhe “F-16”. Nicole Malachoëski, nga Çikagoja, është e datëlindjes 1974 dhe njihet në SHBA si e para femër amerikane pilote me gradën “Major” dhe e para femër amerikane e seleksionuar për të shërbyer në radhët e fluturimeve luftarake në forcat ajrore “Thunderbrids, që njihen ndryshe si “Pilotët e vdekjes” apo “Bubullima e zogut”. Fluturimin e parë në qiell të hapur e ka kryer në vitin 1996. Për piloten amerikane kanë shkruar e folur jo vetëm gazetat, revistat ushtarake, por edhe gazeta e televizione të njohura në SHBA si CNN, ABC, NBC, FOXNEWS etj.

Nesër tronditet politika shqiptare…

Televizioni Top Channel ishte i pari që publikoi dosjen e Katanias, 416 faqe të saj, ku përmendet emri i ish-ministrit Tahiri.

Gjatë kësaj kohe, ky TV ka ndjekur më kujdes zhvillimet e kësaj çështje, duke sjellë në vëmendje daljen e fundit jashtë shtetit të ish-ministrit Tahiri dhe rrëzimin e pretendimeve se udhëtimi kishte të bënte me arsye familjare.

Gjatë kësaj ne kohe, si gazetarë, kemi zhvilluar hetimet tona, në një pistë që hedh më shumë dritë, të paktën për publikun e gjerë, për çështjen në fjalë. Hulumtimet tona si gazetarë na kanë çuar sërish në Itali, në Katania, andej nga ka ardhur edhe dosja e plotë e çështjes Tahiri-Habilaj.

Kujtojmë që dosja Habilaj-Tahiri, që Top Channel publikoi i pari dhe ekskluzivisht, përmban 416 faqe. Kurse dosja e plotë që ka ardhur me letër-porosi nga Italia është 1800 faqe.

Pra, ajo që është bërë publike nga kjo dosje, është vetëm maja e ajsbergut e një historie që mund të trondisë ekuilibrat e politikës shqiptare. Top Channel do të publikojë nesër vazhdimin e hulumtimit të vet për këtë çështje, i udhëhequr vetëm nga një shqetësim: ai i së vërtetës dhe interesit publik.

Serbia prish raportet me Zoran Zaev pasi ky i fundit vizitoi Kosovën!!!

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka thënë se kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, nuk e mbajti fjalën në lidhje me atë çka premtoi në Serbi.
Ky reagim i Vulinit erdhi pasi kryeministri i Maqedonisë gjatë vizitës së tij zyrtare në Prishtinë, ka thënë se Maqedonia do ta mbështes Kosovën në të gjitha proceset e saj.

Gjithashtu, Zaev ka thënë se Shkupi do ta mbështes anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, pasi Kosova si shtet i ri ka nevojë të përkrahet në të gjitha mekanizmat.

“Siç njoftoj edhe presidenti Aleksandar Vuçiq më parë, Kryeministri maqedonas nuk e ka mbajtur fjalën e tij. Ndërsa opinionit i dha premtime që kufizohej përkrahja e këtij shteti ndaj anëtarësimi të Kosovës në UNESCO, andaj kjo do të jetë një dështim në miqësinë ndaj Serbisë, pasi Zaev vendosi ta mbështes Prishtinë”, ka thënë ai.

Kujtojmë, se Zaev sot ndryshojë qëndrimin e tij në lidhje me përkrahjen e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

“Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Maqedonisë për anëtarësim në UNESCO. Ne do të ndihmojmë edhe në normalizimin e raporteve me Serbinë pasi edhe atë e kemi shtet fqinj”, thënë Zaev./presheva.com

Austria lejon pirjen e duhanit nëpër restorante…

Ndalimi, një politikë e qeverisë së shkuar, pritej të hynte në funksion nga maji i vitit 2018

Planet për moslejimin e plotë të pirjes së duhanit në baret dhe restorantet në Austri janë hedhur poshtë, sipas partisë së krahut të djathtë Partia e Lirisë.

Ndalimi, një politikë e qeverisë së shkuar, pritej të hynte në funksion nga maji i vitit 2018.

Planet u hodhën poshtë pas koalicionit të arritur mes Partisë së Lirisë dhe Partisë Popullore konsveratore që pritet të formojnë koalicionin e ardhshëm qeverisës, shkruan BBC.

Mosha që një njeri të ketë të drejtë të blejë cigare do të rritet në 18 vjet, transmeton Albinfo.ch.

Po ashtu do të ketë ndalim të duhanit edhe në vetura kur aty brenda ka të pranishëm më të rinj se 18-vjeçarë.

“Jam krenar për këtë zgjidhje të mrekullueshme në interes të njerëzve që nuk pinë duhan, duhanxhinjve dhe pronarëve të restoranteve”, ka thënë lideri i Partisë së Lirisë, Heinz-Christian Strache.

Politika aktuale u mundëson njerëzve të pinë duhan në hapësira të caktuara nëpër restorante

Nesër rrezikohet ekuilibri i qeverisë Rama!!!

Televizioni Top Channel ishte i pari që publikoi dosjen e Katanias, 416 faqe të saj, ku përmendet emri i ish-ministrit Tahiri.

Gjatë kësaj kohe, ky televizion ka ndjekur më kujdes zhvillimet e kësaj çështje, duke sjellë në vëmendje daljen e fundit jashtë shtetit të ish-ministrit Tahiri dhe rrëzimin e pretendimeve se udhëtimi kishte të bënte me arsye familjare.

Gjatë kësaj ne kohe, si gazetarë, kemi zhvilluar hetimet tona, në një pistë që hedh më shumë dritë, të paktën për publikun e gjerë, për çështjen në fjalë. Hulumtimet tona si gazetarë na kanë çuar sërish në Itali, në Katania, andej nga ka ardhur edhe dosja e plotë e çështjes Tahiri-Habilaj.

Kujtojmë që dosja Habilaj-Tahiri, që Top Channel publikoi i pari dhe ekskluzivisht, përmban 416 faqe. Kurse dosja e plotë që ka ardhur me letër-porosi nga Italia është 1800 faqe.

Pra, ajo që është bërë publike nga kjo dosje, është vetëm maja e ajsbergut e një historie që mund të trondisë ekuilibrat e politikës shqiptare. Top Channel do të publikojë nesër vazhdimin e hulumtimit të vet për këtë çështje, i udhëhequr vetëm nga një shqetësim: ai i së vërtetës dhe interesit publik. / Njekomb.com

E FUNDIT: Sulm ndaj policisë së Maqedonisë…

Dy policë maqedonas janë sulmuar fizikisht nga dy persona, njoftoi MPB. Të pandehurit, kanë kërcënuar policët, e pastaj edhe fizikisht i kanë sulmuar, deri sa ata kanë kryer detyrën zyrtare, shkruan Gazeta Lajm. Për këtë arsye, SPB Ohër ka ngritur padi penale ndaj personave A.I. (31) dhe A.I. (33), të dy nga Ohri, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës nga sfera e sigurisë”. Ata kanë sulmuar policët, deri sa kanë vepruar në bazë të një urdhri zyrtar për kontrollim që është lëshuar nga Gjykata Themelore në Ohër./ Monitor.mk

EKLKLUZIVE: LSDM, BDI dhe ASH po kalkulojnë me numrat dhe ministritë!!!

Partnerët e koalicionit LSDM, BDI dhe ASH sonte do të mblidhen në Qeveri për të diskutuar lidhur me kompletimin e Qeverisë, pas vendeve vakante të Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë për investime dhe postit të zv/ministrit të Arsimit.

Kryeministri Zoran Zaev nga Prishtina bëri të ditur se do të takojë partnerët e koalicionit për ti dhënë fund kësaj çështje, por duke thënë se shpreson në finalizim.

“Sonte pas kthimit nga Prishtina në Shkup, kam takim me partnerët e koalicionit, shpresoj që do jetë takimi i fundit që të mund të bëjmë publike emrat dhe propozimet për ministrat e ri në kabinetin qeveritarë që më pas t’i propozojmë të njejtët Parlamentit për votim”, theksoi kryeministri Zaev.

Por nga ana tjetër, kryetari i ASH-së, Ziadin Sela po vazhdon qëndrimin në SHBA, ndërsa mësohet se në vend të tij do të jetë sekretari i përgjithshëm Arben Taravari. Ende mbetet e hapur çështja e plotësimit të vendit të ministrit të shëndetësisë, që më parë i takoi ASH-së dhe që tanimë pretenton LSDM. Zërat e fundit që kanë qarkulluar janë se do të shqyrtohet edhe pozicioni i RDK-së në Qeveri që ka një resor ministror, por edhe çështje të tjera për zgjerimin e koalicionit me deputetë të opozitës së deritanishme nga koalicioni me VMRO-DPMNE. (INA)

Deputetja Duda Balje katër komuna të Kosovës i quan të Serbisë (Video)

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Koalicioni Vakat, Duda Balje, katër komunave serbe në veri u është referuar si komuna të Serbisë.

Kjo ndodhi gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, në të cilin ajo është kryetare.

Në këtë mbledhja, derisa po raportonte Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, duke kaluar në pikën tjetër të rendit të ditës për raportim, katër komunave me shumicë serbe në veri ajo u është referuar si komuna të Serbisë.

“Si pika e dytë është lidhur me diskutimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit në lidhje me faturimin e energjisë elektrike të shpenzuara në katër komunat veriore të Republikës së Serbisë”, ka thënë ndër tjera deputetja Balje.

Për më tepër, Avokati i Popullit, gjatë raportimit para Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, ka bërë të ditur bisedat që i kanë pasur me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE) rreth çështjes së faturimit të rrymës së veriut në faturat e qytetarëve të pjesës tjetër në vend.

Sipas Avokatit, janë 8 milionë euro që janë inkasuar nga qytetarët për t’i mbuluar shpenzimet e rrymës në veri.

“Autoritetet me të cilat kemi korrespondenca zyrtare konfirmojnë se rryma e shpenzuar në veri inkasohet nga qytetarët e pjesës tjetër të vendit dhe vlera është 8 milionë euro. Kjo është një shkresë zyrtare e dhënë nga ZRrE-ja. Këtë e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e ZRrE-së në takimet që i kemi pasur”, ka thënë Avokati i Popullit, Hilmi Jashari gjatë raportimit.

Ai ka bërë të ditur edhe arsyen e ZRrE-së për marrjen e këtij vendimi në vitin 2012. Thotë se zyrtarët e ZRrE-së i kanë thënë se mosmbulimi i shpenzimeve të energjisë në veri, do ta bankrotonte kompaninë KEDS dhe do të krijonte kolaps energjetik në vend.

“Kur i kemi pyetur se përse është zgjedhë kjo metodë me të cilën ngarkohen qytetarët tjerë për mbulimin e shpenzimet e veriut, na është thënë se, sikur të mos kishte ndodh kjo, atëherë KEDS-i do të bankrotonte si kompani, në vend do të shkaktohej një krizë energjetike dhe kishim pasur një kolaps energjetik në vend. Dhe kjo gjoja ka qenë prapavija për një vendim që e ka marrë ZRrE-ja në vitin 2012”, ka thënë Avokati i Popullit, Hilmi Jashari./Insajderi.com

VIDEO KLIKO

Boneva: Jam kërcënuar me vdekje që të dorëhiqem nga KSHZ-ja!

Anëtarja e KSHZ-së nga VMRO-DPMNE, Silvana Boneva ka deponuar dorëheqjen e saj në parlament, përcjell Fol.

Në dorëheqjen e saj, ajo deklaroi se ka vepruar ligjërisht dhe me përgjegjësi e ka kryer funksionin. Boneva tha se pas njoftimit të informacionit për shpërblimet, u bë viktimë e linçimit publik.

“Sharjet brutale, shpifjet, kërcënimet me vdekje nëpërmjet rrjeteve sociale dhe njoftime për vdekje për mua në shtyllat elektrike nëpër Strumicë, është shkelje e plotë e të drejtave të mia themelore, nderit dhe prestigjit personal, dhe gjithçka në emër të demokracisë, sundimit të ligjit dhe zërin e popullit. Për këto arsye, dhe për ruajtjen e integritetit tim personal si njeri, unë paraqesë këtë dorëheqje dhe ju falënderoj për besimin e shprehur të deritanishëm”, thotë Boneva.

Përndryshe, ambasadori amerikan Jess Bailey e zbuloi rastin e bonusit të KSHZ-së. /Fol/

Poni me fustan të bardhë, duket kaq e ëmbël dhe në formë (Foto)

Poni nuk është se ekspozohet edhe aq shumë në rrjetet sociale.

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, ka bërë paraqitjen e radhës në Instagram, shkruan Indeksonline.

Ajo duket kaq e ëmbël dhe në formë të përkryer. Është fytyra e saj ajo e cila vezullon përherë./Indeksonline/

Përmbytet Italia (FOTO LAJM)

Përmbytjet sollën pasoja të mëdha jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Italinë fqinje.

Mediat raportojnë se përmbytjet kanë përfshirë shumë zona të Italisë.

Me mijëra persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, për shkak të daljes nga shtrati të lumenjve dhe reshjeve të dendura.

Një nga zonat më të prekura është Emilia Romagna. Në nivele të larta emergjence janë Liguria e Toskana, Venenzia, Umbria, etj.

Sulmohen dy policë maqedonas ja identiteti i autorëve..

Dy policë maqedonas janë sulmuar fizikisht nga dy persona, njoftoi MPB. Të pandehurit, kanë kërcënuar policët, e pastaj edhe fizikisht i kanë sulmuar, deri sa ata kanë kryer detyrën zyrtare, shkruan Gazeta Lajm. Për këtë arsye, SPB Ohër ka ngritur padi penale ndaj personave A.I. (31) dhe A.I. (33), të dy nga Ohri, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës nga sfera e sigurisë”. Ata kanë sulmuar policët, deri sa kanë vepruar në bazë të një urdhri zyrtar për kontrollim që është lëshuar nga Gjykata Themelore në Ohër.

Treshe e fuqishme në Las Vegas…Si i fitoi Bleona Qereti mijëra dollarë për një natë (FOTO $)

Modelja Angela Martini në shoqërinë e partnerit të saj dhe këngëtares Bleona Qereti duekt se kanë kaluar një mbrëmje të pa harrueshme.

Në disa video të publikura në rrjetet sociale ajo ka treguar se mbrëmja e lënë pas ka qënë me shumë fat për Bleonën, e cila nuk ka nguruar të provojë fatin në kazino.

E çmenduar nga lumturia këngëtarja ka festuar fitoren e 23000$ dollarëve. Kush mund të thotë që Bleona nuk ka fat…/Gazeta Express/

KARATEISTËT SHQIPTARË QË SYNOJNË RANGLISTAT BOTËRORE (VIDEO)

Sportet luftarake gjithmonë kanë prodhuar kampion në mesin e shqiptarëve në Maqedoni.  Sinonim i suksesit në sportin e karatesë në vendin tonë gjithmonë ka qenë Berat Jakupi, mirëpo dita ditës po vijnë gjenerata të reja të cilët me punë dhe me përkushtim po arrijnë të na përfaqësojnë denjësisht jo vetëm në kampionate shtetërore por edhe në ato ndërkombëtare.

Fundjavën që lamë pas karateistët shqiptarë Doan Osmani dhe Faik Veseli u shpallën kampion në kategoritë e reja në ballkaniadën e Herce Gnovit të Malit të Zi, teksa mbrëmë shpalosën edhe ambicjet e tyre për të ardhmen, teksa për të arritur majat e këtij sporti sigurisht që i pret një rrugë shumë e gjatë e cila padyshim që një dit do të jap frutet e saj.

DOAN OSMANI, KARATEIST

”Do të synojmë të kemi rezultate edhe tek seniorët siç e kemi shembull shokun tonë karateistin nga Gostivari Berat Jakupin, me të cilin ka ushtrur më përpara. I dëshirojmë suksese edhe atij. Shpresoj të arrij rezultatin e Beratit, pse jo edhe mos ta kaloj. Çdo sportist duhet ta ketë idhullin ose idollin e vet edhe duhet ta kemi qëllimi të arrijmë edhe më lartë”

FAIK VESELI, KARATEIST

”Jam në top 15-tëshen e ranglistës botërore dhe do të jap maksimumin që të hyj në top dhjetëshe pasi vetëm 10-të të parët shkojnë në Lojërat Olimpike për të rinj”

Emisioni “Sportmania” vjen çdo të hënë në Televizionin Shenja, duke filluar nga ora 22:35 minuta. Samir Sinani /SHENJA/

Deklaratat pas takimit të kryeministrit Zaev me presidentin e Republikes së Kosovës (VIDEO)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i tha sot kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, se Kosova nuk ka asnjë çështje të hapur me Maqedoninë ndërsa u shpreh në favor të rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve fqinje.

Zaev është pritur nga Thaçi në vizitën e tij të parë në Prishtinë si kryeministër. Ai ëhstë kryeministri i parë i Maqedonisë që vjen në Kosovë. “Kosova nuk e ka asnjë çështje të hapur me Maqedoninë dhe demarkacionin e kemi mbyllur vite më parë dhe tani është momenti të hapet një kapitull i ri bashkëpunimi mes dy vendeve”, tha Thaçi.

“Të dy vendet tona janë të mishëruara për integrimet euro-atlantike dhe kam besim se do t’ia lehtësojmë njëra- tjetrës rrugëtimin tonë”, shtoi ai.

Thaçi tha se beson që vizita e kryeministrit Zaev në Prishtinë do të hapë mundësi të re për raportet mes Kosovës e Maqedonisë të cilat i vlerësoi si “të shkëlqyera”.

“Fqinjësia e mirë është faktor përcaktues për të ardhmen tonë euro-atlantike. Kosova e respekton integritetin territorial të Maqedonisë dhe mbështet implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit”, tha Thaçi.

Edhe kryeministri i Maqedonisë u shpreh në favor të rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve.

‘Gjatë vizitës u përkushtuam në detaje për mënyrën e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Takimet tona japin një impuls pozitiv për investime të reja të cilat do të ndikojnë në marrëdhënie më të mira mes dy vendeve”, tha Zaev.

LIVETakimi Thaçi- Zaev

Posted by Kallxo.com on Dienstag, 12. Dezember 2017

Deklaratat për media pas takimit me Kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev (Drejtpërdrejt)

Posted by Hashim Thaçi on Dienstag, 12. Dezember 2017

Ilaçet për sëmundjet e rralla kanë ngecur në komunikimin ministri-klinika në Maqedoni

Një pjesë e ilaçeve për sëmundjet e rralla kanë ardhur në Maqedoni, por të sëmurët presin me muaj që t’i marrin pasi që procedura ka ngecur te aspekti ministri-klinika, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas TV Telma, tenderi për ëilson ka përfunduar, por Ministria nuk bën porosinë deri sa nuk e merr kërkesën për sasi konkrete të ilapit nga ana e klinikave. Ndërkaq këta të fundit nuk kanë dijeni që duhet të dorëzojnë një informacion të tillë.

Zv. ministri i shëndetësisë e hedh fajin te klinikat, duke amnistuar veten nga përgjegjësia, duke theksuar se kompetencat i ka marrë para dhjetë ditësh./Telegrafi/

Aleanca për shqiptarët vendos fatin e vetë sonte theksojnë burime mbrenda LSDM-së! A po përgatitet për largim nga qeveria!?

Ziadin Sela mbetet pa ministrinë e Shëndetësisë dhe e mundur është që Aleanca për shqiptarët (ASH) të del nga qeveria, mëson POST.mk nga funksionar i lartë i LSDM-së.

Në takimin e fundit mes partnerëve qeveritar në tryezë është vendosur madje që resori Shëndetësi të shkojë tek LSDM-ja, ndërsa ASH të mbetet pa ministri. Nga Aleanca për POST.mk brifojnë se insistojnë në shpërndarjen fillestare të resorëve, por nuk ka qëndrim konkret nëse do të mbeten në Qeveri pa pozicion eventual ministror. Nga atje shtojnë se nëse kryeministri Zoran Zaev është i vendosur që Aleanca të del nga Qeveria, atëherë atë do duhet t’ia thotë personalisht Selës.

Kryeministri Zaev në Prishtinë tha se sonte do të ketë takim me partnerët e koalicionit dhe shpreson se është i fundit që të mund të dërgojnë emrat e kandidatëve në Kuvend.

Por, nga atje shpresojnë edhe në një takim mes Zaevit dhe Selës, pasi lideri i tyre të dielën kthehet nga SHBA.

Nëse Aleanca do të mbetet në Qeveri, do të bëhet më e qartë pas takimit të sontëm mes partnerëve të koalicionit apo do të pritet kthimi i Selës nga SHBA-të. (M.T)/Medial.mk

Branko Sinadinovski: Mbi 75 mijë shqiptarë të asimiluar me dhunë në Maqedoni. Ndërsa gjetiu mbi 2 Milion!!! (INTERVISTË)

Ligjëruesi universitar me prejardhje nga Beliçica e Rekës së Epërme nga rajoni i Mavrovës në Maqedoni, së fundmi doli publikisht dhe deklaroi preardhjen e tij etnike.

66 vjeçari që për shumë vite jetoi në Lindjen e Mesme rrëfen në Info Magazine të Klan Kosovë historinë personale për asimilimin e shqiptarëve ortodoks nga Maqedonia.

Thotë se edhe vetë është një rast i tillë, ndonëse e pranon se i ati dhe gjyshërit kanë folur vetëm shqip.
Për çudi të shumëkujt ai është themelues i partisë VMRO-DPMNE, subjektit politk të kryeministrit aktual të Maqedonisë Nikola Gruevski.
Deklarimeve por edhe librave të publikuara ia pa sherrin, kur rrëfen se u sulmua fizikisht në shtëpinë e tij nga persona të panjohur.
Edhe përkundër kërcënimeve dhe sulmueve, ky promovues i vlerave të shqiptarëve ortodoks thotë se nuk frikësohet për vete por për familjen e tij.

Sipas Sinadinovskit janë rreth 75 mijë shqiptarë ortodoks vetëm në Maqedoni. Madje sipas tij shumë të tillë shërbejnë edhe nëpër funksione të rëndësishme në institucionet në Shkup.

Shqiptarë ortodoks sipas Sinadinovskit ka edhe në Kosovë, kryesisht në mesin e goranëve tek zona e Dragashit. Të cilit do vend qofshin, Sinadinovski i quan gjithë shqiptarët vëllezër dhe motra.
Ai thotë se është krenar me prejardhjen e tij, kur deklaron se do të iniciojë edhe themelimin e Kishës Ortodokse Shqiptare të Maqedonisë, pavarësisht kundërshtimeve të palës maqedonase.
Detajet tjera rreth rrëfimit rrëqethës të Sinadinovskit mund t’i ndiqni në intervistën e plotë më poshtë të dhënë për televizionin Klan Kosova.

Profesor, falemnderit shumë që pranuat të jeni mysafir në Klan Kosova.
Sinadinovski: Falemnderit juve dhe knaqësia është e imja.

Përse pas shumë vitesh vendosët të deklaroheni si shqiptar. Cila është arsyeja për një gjë të tillë?

Sinadinovski: Nuk është kjo e viteve të fundit, unë gjithëmonë jam ndjerë dhe kam qenë shqiptar. Kjo sepse përkatësia kombëtare, sipas të gjitha kushtetutave në botë, është ndjenjë intime dhe as unë nuk kam pasur nevojë që ta manifestoj publikisht. Për herë të parë në një libër timin kushtuar Josif Bagerit, para katër a pesë vjetësh, u hetua dhe publikisht se përkatësia dhe prejardhja ime e babait dhe gjyshes time dhe e paraardhë sve të mi të afërt e më të largët është shqiptare dhe se jemi shqiptarë ortodoksë .

Prej nga e keni prejardhjen profesor Sinadinovski?

Sinadinovski: Me prejardhje jam nga Beliçica e Rekës së Epërme, ndryshe, vëllai i gjyshes time, Pavli, ishte shume i respektuar nga krejt shqiptarët. Ai ishte Kmet, që atë herë kjo ishte punë e madhe dhe e respektueshme, sidomos te shqiptarët. Si e thashë quhej Pavle dhe pasi që në Kiçinicë nuk kishte shkollë e në Beliçicë kishte, te ai ka jetuar dhe ka mësuar në shkollë fillor edhe xhaxhai im, Brankoja, që tashmë jeton në Amerikë .

Si është e mundur Profesor që të mos flisni shqip dhe të thoni se jeni shqiptar?

Sinadinovski: Është e mundshme dhe nuk jam vetëm unë, por ka dhe shumë shqiptarë, që janë të rëndësishëm në historinë bashkëkohore shqiptare e që nuk dinin shqip apo që nuk folnin mirë shqip. Konkretisht për veten time do të them se krejt rrethanat e dyzet e pesë vjetëve të fundit ndikuan dhe nuk munda të kontaktoj me motrat dhe vëllezërit e mi shqiptarë që jetonin jashtë vendit dhe për këtë kjo është arsyeja themelore. I ri u largova dhe u ktheva vetëm pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

Cila është storja e familjes tuaj në pak fjali. Ku gjendet Reka dhe çfarë do t’u thoshit shqiptarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë për këtë çështje?

Sinadinovski: Reka e Epërme gjithëmonë ishte bërthamë e shqiptarëve ortodoksë dhe jo vetëm tash – me shekuj ishte e tillë. Zatën ata, si dhe gjithë shqiptarët ortodkosë, janë plotësisht shqiptarë dhe janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Ilirëve. Edhe ju e dini se shqiptarët deri te islamizimi i tyre, jo vetëm në Rekë por gjithë kund, ishin të përkatësisë fetare ortodkose dhe pastaj pranuan besimin katolik dhe atë islam. Përndryshe, po e përsëris dhe një herë, bërthama ishte Reka, por nga kjo trevë shumica e popullatës, për shkaqe objektive, janë shpërngulur dhe shumica e shqiptarëve ortodoksë të kësaj ane jetojnë tash nëpër gjithë Maqedoninë, në Lindje e në Perëndim dhe në Jug të saj, ndoshta më së shumti ka në Shkup, por ka që jetojnë dhe në qytete të tjera të Republikës së Maqedonisë .

Profesor, a keni qenë edhe ju dhe familja juaj objekt i një asimilimi? Si ka ndodhur kjo?

Sinadinovski: A kam qenë objekt i asimilimit? Them se po, se është bërë presion i caktuar. Është ndjekur dhe babai im, që kishte dhe një dosje të madhe policore, pavarësisht se ishte professor universitar. Janë ndjekur nga policia dhe më shumë njerëz të mi të afërm e pak më të largët. Është fakt se gjithë shqiptarët ortodoksë të Rekës e të gjithë Republikës së Maqedonisë së tashme e të kohës kur ishte pjesë e Turqisë otomane, i janë nënshtruar fillimisht dukurisë së asimilimit të fuqishëm që në kohën e Turqisë otomane e të Serbisë, pastaj nga bullgarët dhe normanët. Megjithatë, shqiptarët ortodoksë të kësaj ane janë fenomen botërorë, se përkundër asimilimit të madh e të fuqishëm, kanë arritur që ta ruajnë gjuhën e tyre amtare.

Kur flasim për identitetin e shqiptarëve ortodoksë, a janë shumë ata në Maqedoni?

Sinadinovski: Ka një studim që është punuar dhe është shpallur në fillim të shekullit të XX, të cilin e kam botuar dhe unë në librin tim, që e kam prezentuar. Dhe, nëse në Rekën e Epërme të atëhershme, që ishte bërthama, jetonin tetë deri në dhjetë mijë shqiptarë ortodoksë, ndërsa pasi tani regjistrimi i popullsisë nuk bëhet më sipas përkatësisë fetare, sipas një vlerësimi tim të lirë, që e kam dhe duke pasë për bazë edhe faktin se te ne shqiptarët shkalla e natalitetit është e lartë, mund të them se në gjithë Maqedoninë tashmë ka rreth 70 apo 75 mijë shqiptarë ortodoksë, po sigurisht se kjo shifër nuk duhet të merret si një fakt i kryer, se numri i tyre do të dihet vetëm atëherë kur do të bëhet regjistrimi i popullsisë edhe sipas përkatësisë së tyre fetare. Fakti se në promovimin e librit tim për shqiptarët ortodoksë të Republikës së Maqedonisë, në Hotel “Aleksandar Pallace”, kur u promovua dhe libri i bashkëshortes time për Rilindësit shqiptarë, që është gjithashtu profesoreshë, morën pjesë më shumë se 120 shqiptarë ortodoksë, shumica të rinjë, gjithashtu flet shumë dhe dëshmon se edhe nëse dikush përpiqet që ti asimilon, nuk mundet më ta bëjë këtë, sepse kur të rinjët nisin të flasin, fryma nga Llamba e Aladinit ka dalë dhe atë nuk mundet askush më ta kthen prapa.

Te kthehemi pak te familja juaj z. Sinadinovski, si keni folur në shtepi ju, si kanë folur nëna dhe babai juaj?

Sinadinovski: Nëna ime nuk ishte shqiptare. Por babai dhe gjyshja ime, Parashqevia, me sa e mbajë mend unë, flisnin mes veti pastër shqip. Gjithashtu mbajë mend, si fëmijë, kur ajo më thirrte gjithmonë “Djali i dadës”, që unë dhe nuk e merrsha vesh se çdo të thoshte kjo, por më vonë e kuptova se më ledhatonte dhe me këtë ma shprehte krejt dashurinë e saj. Ndryshe, babain tim që ishte mësues, profesor në Shkollën Normale të Shkupit dhe profesor universitar e shkencëtar, e respektonin të gjithë shqiptarët që vinin shumë shpesh te ne dhe këshilloheshin me të e ai, me sa mundej u ndihmonte bashkëkombësve të vet shqiptarë, se i tillë ishte. Më kujtohet dhe tash se si rrinin vonë dhe ngriteshin në mëngjes, shpërndanin mes veti dhe ndiznin cigare, pinin çaj dhe folnin për historinë shqiptare.

Kur jemi te familja juaj, së fundmi është realizuar një intervistë me motrën tuaj. Ajo tha se ju nuk jeni shqiptar, jeni maqedonas dhe mashtrues. Pse e bëri këtë gjë dhe a janë të vërteta ato çfarë po thotë ajo?

Sinadinovski: Jo. Ajo kryesisht ka folur për atë se unë nuk qenkam shqiptar dhe kjo është qesharake, se ajo nuk mundë të futet te shpirti im, te ndjenjat e mia personale. Por ajo e di shumë mirë se babai dhe gjyshja ime ishin plotësisht shqiptarë dhe gjithmonë folnin shqip mes veti vetëm shqip. Duket shumë qartë se krejt kjo është një konstrukt me një skenar të parapërgatitur për të më njollosur në një plan sa më të gjerë, mirë po kjo nuk pati sukses, sepse ata që e përgatitën këtë skenar gabuan duke përzgjedhur personin e gabuar. Ajo që prezentohej si motra ime që moti nuk është më e tillë, sepse ajo është dënuar për më shumë vepra penale, ka një dosje të trashë penale, ka rrahur bile dhe nënën time, e cila ka lënë testament me të cilin e ka hequr nga trashëgimia. Krejt ai testament nuk ka qenë i shkruar në makinë shkrimi por veç me dorën e saj. Nga ajo pati hequr dorë dhe nëna ime, njësoj kam vepruar dhe unë, që nuk e njoh më si motër timen dhe që është më e dhimbshmja, ajo që mundohej ta “mbronte” babain tim se nuk qenka shqiptar, përmes gjykatëses Toshanova të Gjykatë s së Parë të Shkupit ishte përpjekur që babain tim, që kishte ca probleme shëndetësore, ta shpallte të paaftë bile dhe pas një viti të vdekjes së tij!

Si ndihen të tjerët familjarë tuaj. A keni motra dhe vellezër të tjerë?

Sinadinovski: Vëllezër dhe motra nuk kam, kam të afërmin tim të vetëm Xhaxhain tim, Branko Manojllovskin, të ciline njohin të gjithë, por dhe ai kishte problem me familjen e tij kur tha se ishte shqiptar ortodoks, por si thotë populli – çudia më e madh tre ditë zgjatë! Pavarësisht se as nga ai nuk më duhej të reagonte, sepse për mua flasin dhe librat e mi, se unë jam shqiptar ortodoks, megjithatë ai pasi dëgjoi këto marrëzitë që i thoshte ajo që paraqitej si motra ime, e bëri dhe u paraqit edhe nga Amerika me një shkrim, të cilin e botoi në “Facebook” e ku thoshte se “ai nuk mundë të jet tjetër pos një shqiptar ortodoks “ siç them dhe unë se “ai nuk mundë të jet askush tjetër pos një që është Xhaxhai im”.

A ka qenë kundër paraqitjes tuaj publike vetëm motra juaj, apo edhe sistemi politik dhe Kisha Ortodokse Maqedonase?

Sinadinovski: Më e zëshmja, që nuk e prisja, ishte Kisha Ortodokse Maqedonase. Unë u sulmova me një fjalorqë nuk i ka hije sidomos njerëzve anëtarë të Sinodit të Shenjtë të KOM-it, se jam shovinist, se jam nacionalist, se dëshiroj të asimiloj popullin maqedonas me këtë që po prezentohem si shqiptar ortodoks, etj etj. Sikur t’i thoshte gjithë këto ndonjë politikan, ndoshta dhe do ta kuptoja, por asnjë politikan serioz nuk i thotë ato gjëra. Megjithatë nuk po mundë ta kuptoj se pse ata janë frikësuar aq shumë dhe aq shum po frikësohen kur ne nuk po ekzistuakam si shqiptarë ortodoksë. Ata tash, kur Kisha Ortodokse Shqiptare po na ofrohet për mbajtje të liturgjisë në gjuhën shqipe, po vazhdojnë si më parë të na minimizojnë ndërsa vetë mua po më sulmojnë. Krejt kjo është kundërthënëse, sepse ne ekzistojmë dhe do të jemi dhe më shumë në të ardhmen, bile shumë më tepër se ajo shifra prej 75 mijëve, që e thashë më herët.

Ju keni qenë të sulmuar në shtëpinë tuaj për këtë çështje, apo jo?

Sinadinovski: Fatkeqëisht po, jam sulmuar fizikisht, isha nga pak naiv, nuk ma ka marrë mendja se dikush mundë të më sulmon fizikisht, por një natë rreth orës 8 a 8 e një çerek dikush i ra ziles së derës, kinse për të kërkuar ndonjë ndihmë dhe kur e hapa derën më shtynë fuqishëm dhe rashë e u rrëzova. Mblodha forcën e u ngrita për ta mbyllur derën por më ranë fuqishëm te gjunjtë, ku edhe më tutje po ndjejë dhembje të madhe. Këta njerëz edhe më tutje nuk po më lënë të qetë, po e shkruajnë në derën time “SHIPTAR”, e kanë shkruar një letër me fjalë tejet fyese dhe me alfabet latin, të cilën ia tregova dhe policëve që erdhën, e ku thuhej edhe ajo se mua dhe familjarët e mi do të na therrin.

A po frikesoheni Z. Sinadinovski?

Sinadinovski: Unë, për veten time, që gjatë jetës time kam parë shumë gjëra, nuk fikësohem, por objektivisht po frikësohem për familjarët e mi, për vajzën time sidomos, që e dua shumë, për bashkëshorten time të shkëlqyeshme, që gjithashtu e dua shumë e të cilat janë të vetmet që fuqishëm më mbështesin në krejt këtë punë.

A ju ka ofruar dikush ndihmë? Si kanë vepruar organet shteterore?

Sinadinovski: Nuk mu ka ofruar kurrëfar ndihme, pavarësisht se policia është njoftuar për këto raste. Se a kanë ndërmarrë ata diçka si Polici, këtë nuk e di dhe nuk mundë të them asnjë gjë, por ata veç kanë ardhur te shtëpia ime, kanë marrë deklaratë prej meje dhe u kam treguar se çfarë ka ndodhur dhe më askush prej tyre nuk më ka thënë asnjë gjë.

A do të vazhdoni ti promovoni vlerat e shqiptareve ortodoksë të Maqedonisë, pavarësisht se keni patur problem te shtëpia juaj?
Sinadinovski: Askush nuk mundë mua të më frikësoj dhe të më detyrojë që të heq dorë nga ajo që jam, që jam shqiptar, që jam pjesë e Kombit të madh Shqiptar, që ka historinë më të begatshme në këto troje të Ballkanit, duke filluar që nga Pellazgët dhe Ilirët, Skënderbeu, Hasan Prishtina dhe Boletini e të tjerë. Unë krejt këto që i kam thënë do t’i vazhdoj edhe më tutje. I mbaj krejt këto qëndrime, i vetëdijshëm se krejt kjo është me rëndësi jo vetëm për popullin tim shqiptar por dhe për maqedonasit, sepse ne nuk kemi problem me popullin maqedonas, kemi probleme me disa struktura me tru të çimentuar, që nuk mund ta kuptojnë se sa më shumë të jetë një shoqëri multikulturore dhe më multikonfesionale, aq më e begatshme do të jetë. Çështja se si dikush deklarohet a se çka është, kjo është e garantuar edhe me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Një gjë dëshiroj ta theksoj, se çështja e Kishës Ortodokse Maqedonase, bile sipas Kushtetutës, është e ndarë nga Shteti dhe ajo ka dhe duhet të ketë status të njejtë me bashkësitë e tjera fetare dhe mu për këtë ata nuk janë të autorizuar të më thonë mua se kush apo çfarë jam ose ku apo në cilën kishë duhet të shkoj, sepse për krejt këto punë unë vendosi dhe do të vendos vet për vetveten time.

Këto ditë unë kuptova se Ju po tentoni të themeloni Kishën Ortodokse Shqiptare të Maqedonise? Si vendoset z. Sinadinovski? A është e vërtetë kjo?

Sinadinovski: Nëse kjo lejohet me ligjet e Maqedonisë, ne këtë dhe do ta bëjmë. Ne jemi qytetarë lojalë të këtij vendi dhe nuk do të bëjmë asnjë gjë që nuk lejohet me ligj. Nuk do të bëjmë asgjë që do tu shërbente të tjerëve thonë se po duan të na shkatërrojnë Shtetin, por ata po harrojnë se ky është Shtet yni i përbashkët, se për të nuk kanë derdhur gjak vetëm maqedonasit, kanë derdhur shumë gjak dhe shumë shqiptarë, kanë harruar se Sekretar i Përgjithshëm i Republikës së Krushevës ishte një shqiptar ortodoks i cili quhej Gjorgji Çaçe, kanë harruar gjithashtu se dy anëtarë të Kuvendit të ASNOM-it ishin shqiptarë, kanë harruar se edhe Partia Komuniste u ishte drejtuar shqiptarëve me Proklamatat drejtuar të të ashtuquajturve Arnautë, që ti bashkangjiteshin asaj për tu çliruar nga forcat pushtuese fashiste. Për këtë, sa është Ilindeni i maqedonasve , po aq dhe ndoshta edhe më shumë është i shqiptarëve, sa është ASNOM-i i maqedonasve , po aq dhe ndoshta dhe më shumë është i shqiptarëve. E thash dhe me parë se ky vend dhe ky Shtet yni është i përbashkët, ndajmë bashkarisht krejt këtë ajër dhe këtë qiell dhe duhet të jetojmë bashkë, se asnjë herë historikisht nuk kemi patur problem mes veti dhe këto probleme po i krijojnë vetëm disa kokënxehur që nuk kanë punë tjetër pos krijimit të problemeve! Por dhe ata këtë betejë që më parë e kanë të humbur!

Z. Sinadinovski, a janë këto probleme të gjatë këtyre 20 viteve sa Maqedonia është Shtet i pavarur, apo këto probleme të njëjta kanë qenë edhe gjatë kohës së Jugosllavisë?

Sinadinovski: Këto probleme kanë ekzistuar gjithmonë. Sikur të realizoheshin qëndrimet programore të ASNOM-it , ku ishte paramenduar Maqedonia si Shtet i përbashkët i maqedonasve dhe shqiptarëve e të tjerëve që jetonin në të dhe sikur të realizoheshin synimet e Ilindenit , sigurisht që nuk do të zhvillhej ai proces i asimilimit të fuqishëm të shqiptarëve, jo vetëm ortodoksëve por dhe të tjerëve, që tash do të ishim rreth një millioni dhe që nuk jam i sigurt se sa jemi, pasi që nga viti 2002 e deri tash nuk kemi pasur regjistrim të popullsisë. Megjithatë është fakt dhe ka shembuj të shumtë se është zhvilluar një asimilim i tmerrshëm jo vetëm kohës së pushtimit pesë shekullor të Perandorisë së Turqisë por dhe të Serbisë dhe në kohën e RSFJ-së, që jo rastësisht u shkatërrua dhe që duhej shkatërruar, por jo për fajin tonë.

Ju dhe në ato kohë ishit profesor. Cili ka qenë qendrimi Juaj për shqiptarët? Cili ka qenë qëndrimi Juaj gjatë viteve të 70-ta dhe dhe të 80-ve?

Sinadinovski: Qëndrime të këtilla kam patur gjithmonë dhe për këtë flasin dhe ato 39 librat e mi, ku themelorja ka qenë respektimi i të drejtave themelore të njeriut te popujt e pushtuar. Kam botuar libra për palestinezër, për kurdët dhe armenët e tash edhe për shqiptarët ortodoksë, etj. Krejt kjo dëshmon se i kam mbështetur popujt e pushtuar dhe kam bërë ashtu siç ka bërë I madhi Skënderbe por dhe Hasan Prishtina e shumë e shumë kolosë të tjerë, ashtu siç ka bërë dhe bashkëvendësi im i madh nga Nistrova – Josif Bageri, i cili që në vitin e largët 1910 në Sofje, bashkë me mërgatën e madhe shqiptare kërkoi nga pushteti bullgar që të formohet Kisha Ortodokse Shqiptare, por kjo nuk iu lejua. Se si do të shkojë kjo punë as unë nuk e di, se nuk jam profet, por e ardhmja do ta dëshmojë. Por kjo nuk është arsye që të ndahemi dhe të frikësohemi.

Dua t’ju pyes dhe diçka tjetër. Ju keni patur edhe një karrierë politike? Jeni dhe themelues i subjektit politik VMRO?

Sinadinovski: Po, e vërtetë është dhe, si duket, krejt kjo dikujt po i dhemb dhe më së shumti … Isha njëri ndër njerëzit kyç që e kanë bërë programin politik për Maqedoninë e mëvetësishme dhe të pavarur. Për këtë punë kam botuar dhe libër dhe tash pres që goditjet do të nisin nga kjo pikëpamje, pasi nuk arritën me këtë të deritashmen dhe do të thonë se ai e falsifikoi dhe historinë. Por unë nuk flas për vetveten, për mua flasin ata që e dijnë se unë isha që e kreva punën më të madhe ideopolitike për planin dhe programin e Maqedonisë së Pavarur. Nëse përpiqen dhe në këtë fushë, betejën edhe në të do ta kenë të humbur që më parë.

A keni qenë pjesë dhe e Partisë? A distancoheni nga veprimtaria juaj?

Sinadinovski: Po kam qenë. Nuk distancohem nga e kaluara ime asnjë herë, se kjo do të ishte e tmerrshme.
Ata të VMRO-së nuk kanë qenë aq shumë miqësor ndaj shqiptarëve?

Sinadinovski: Ka qenë nga pak me fluktuime, por unë gjithmonë dhe normalisht se kam qenë me njerëzit e mi, me popullin tim. Por edhe në atë VMRO kishte njerëz me kulturë e që nuk kishin asgjë kundër shqiptarëve. Shikoni, ata që janë kundër dikujt nuk e duan as popullin e vet, ndërsa ata që e duan popullin e vet i rspektojnë dhe të tjerët.

Profesor, më thoni diçka për Rekën, më shpjegoni pak për Rajonin e Mavrovës dhe Rekën? Si është zhvilluar popullata e atjeshme?

Sinadinovski: Kryesisht janë kurbetqarë, njerëz të qetë janë, që në të shumtën në kohëra më të largëta kanë shkuar për të punuar në Stamboll, në Sofje, siç kishte shkuar për të punuar dhe Josif Bageri, në Bukuresht dhe në më shumë qytete të vendeve fqinje, prej nga sollën kulturë e dituri dhe njohuri të reja. Ishin të emancipuar dhe përkundër ndërhyrjeve të fuqishme asimiluese e pushtuese, Perandorisë Turke , të Serbisë dhe bullgarëve e normanëve, mbetën shqiptarë ortodoksë. Tash atje po ndodh një lloj rilindjeje dhe për këtë më së shumti ndikoi krejt ajo që ndodhi në vitin 2001, ndikuan ngjarjet që ndodhën dhe më të cilat dhe shekujt u tejkaluan! Deri atëherë të gjithë ata atje janë trajtuar si njerëz jo të rendit të dytë por dhe si të rendit të tretë e të katërt.

Por tashti shqiptarët po bëhen gjithënjë e më të barabartë …

Cilin ndikim e ka pasur konflikti i vitit 2001 tek shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë?

Sinadinovski: Kishte ndikim shumë të madh pozitiv, ndikoi te vetëdijësimi dhe dhënia e guximit që ta thonë atë që janë. U çliruan nga frika dhe presioni që e kishin më parë, se do të largoheshin nga puna vetëm se do të thonin që janë shqiptarë ortodoksë, nga frika se fëmijët do tu mbeten pa punë e pa shkollë dhe tash ata janë bërë të guximshëm, gjë të cilën e dëshmon dhe fakti se në promovimin e librit tim morën pjesë më shumë se 120 shqiptarë të rinjë ortodoksë, të rinjë seç je dhe ti, e të cilët flisnin shqip. Ky proces nuk ka kthim prapa dhe unë në mënyrë figurative them se tashmë kjo frymë doli nga Llamba e Aladinit dhe kthim prapa nuk ka e ky është progresi të cilin e solli viti 2001, që do të jetë temë vlerësimesh edhe për brezat e ardhëshëm. Zatën, sipas vlerësimeve të mia, shqiptarë ortodoksë nuk ka vetëm në Maqedoni, ka dhe në Kosovë, në Serbi e në Rumani e Bullgari, në Greqi ku janë Arvanitasit. Unë është dashtë që kem një takim dhe me Pangallosin, që është Arvanitas, por takimi nuk u mbajt për shkaqe shëndetësore të tij, se dhe ai është dhe në moshë.

Po në Kosovë kush janë ata shqiptarë ortodoksë?

Sinadinovski: Po, dhe në Kosovë ka.

Ku janë profesor ata në Kosvë?

Sinadinovski: Janë në mesin e goranëve dhe do të vjen dhe koha kur dhe ata këtë do ta thonë. Ka shqiptarë ortodoksë në Rusi dhe në Ukrainë, ku kam qenë dhe unë. Sipas vlerësimeve, se nuk ka regjistrime dhe të dhëna statistikore, jashtë dy shteteve të njohura ndërkombëtarisht – Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, jetojnë rreth dy milionë shqiptarë ortodoksë, pavarësisht shqiptarëve të Maqedonisë, që janë këtu rreth një milion.

Profesor, si Ju ka pritur popullata shumicë e shqiptarëve myslimanë të Maqedonisë? Dhe jo vetëm ata, pse jo edhe të shqiptarëve të Shqipërisë dhetë Kosovës?

Sinadinovski: Është dashtë që të merrni pjesë në promovim, se ajo nuk ishte vetëm një promovim libri, nuk është mirë që unë si autor të flas, por pa modesti do ta them se krejt ajo ishte si një akt historik. Salla ishte përplot, ishin më shumë se 5 a 6 % veta dhe krejt fjala ime që mbajta për shqiptarët ortodoksë ndërpritej çdo dhjetë minuta nga shumë aplaudime. Krejt kjo ngjarje ndodhi në ditën tonë më të rëndësishme kombëtare, më 28 Nëntor në Ditën e Flamurit, që është dhe Dita e Pavarësisë, kur Ismail Qemali e ngriti Flamurin e Pavarësimit të Republikës së Shqipërisë !

Cilët janë shqiptarët tjerë të njohur ortodoksë të Maqedonisë? Ju thoni se janë shumë. Cilët janë ata? Janë nëpër institucione?

Sinadinovski: Ka shumë të tillë, por nuk është mirë që unë të flas për ta, sepse nuk e di që nën çfarë presioni janë ata dhe si do të reagojnë. Por ka në të gjitha nivelet e strukturave shoqërore dhe shtetërore, duke filluar nga Akademia e Shkencave, Universiteti dhe gjithë strukturat shoqërore, por le t’i lëmë ata që vetë të veprojnë siç veprova dhe unë, që mora guximin dhe e thashë atë që duhej thënë. Por dhe unë tash po u bëj thirrje që të mos frikësohen se nuk kanë pse që të frikësohen, sepse krejt ajo do të ndikojë në stabilizimin e Maqedonisë, sepse nga raportet maqedono – shqiptare do të varet jo vetëm paqeja por dhe zhvillimi ekonomik, siguria dhe e ardhmja e Shtetit tonë të përbashkët. Maqedonia mundë të ekzistojë vetëm si Shtet multinacional dhe multikonfesional e multikulturor.

Si mos të frikësohen ata kur Ju keni qenë të sulmuar në shtëpinë tuaj? Si të dalin ata publikisht kur mund të sulmohen në secilin moment?

Sinadinovski: Në këtë jetë tonën, gjithçka ka çmimin e saj. Për Bagerin as sot e kësaj dite nuk e dijmë se ku i pushojnë eshtrat të ndjerit. Nuk e dijmë se si përfundoi jeta e tij në Prishtinë, ku më 1915-tën duhej të takohej me Hasan Prishtinën, ndërsa u zhduk për gjithmonë në mënyrë tejet të mistershme. Shoqata që mbanë emrin e tij, të Bagerit, po përpiqet për gjetjen e varrit dhe kthimin e eshtrave të tij në vendlindje.

Unë do t’ua them edhe këtë se jam optimist se progresin, që mbështetet vetëm tek 5 përqinshi i njerëzve të mençur e të guximshëm të botës, nuk mundë ta ndalë asnjë forcë retrogarde. Kjo nuk ka mundur të ndodhë as në Amerikë e as në Rusi dhe aq më pak mundë të ndodhë në Maqedoni. Ekzistimi i këtij shtetit të përbashkët, do të thosha vëllazëror shqiptaro-maqedonas të Maqedonisë , është në të mirë të popullit shqiptar dhe të popullit maqedonas. Dhe mu për këtë nuk shoh ndonjë arësye që të frikësohet nga kjo Kisha Ortodokse Maqedonase, se ne nuk po bëjmë ndonjë punë të keqe, nuk kemi marrë pushkët në duar, vetëm po botojmë libra dhe po përpiqemi që të demistifikojmë rrenat që janë përhapur për punën e shqiptarëve ortodoksë të Maqedonisë. Dhe ta them edhe këtë, se satsfaksionin më të madh e kemi përfituar mu nga KOM-i , që thonë tashmë se liturgjitë mund ti mbajmë dhe në gjuhën tonë por, siç thonë ata, në kishat e tyre! Këto janë deklarata të tyre, edhe nga kreu i KOM-it dhe nga një anëtar i Sinodit, që më kishte sulmuar ashpër më parë mua si fashist e si nacionalist. Mirëpo unë për krejt këto po ua lë që vetë të gjykojnë shikuesit e Televizionit Tuaj të nderuar, motrave dhe vëllezërve të mi në Kosovë, pasi ta shikojnë këtë bashkëbisedim tonin dhe të shohin nëse ka shovinizëm, nacionalizëm dhe përpjekje asimilimi në këto qëndrime të miat, si dhe në katër librat që i kemi botuar për këto çështje të shqiptarëve ortodoksë në Maqedoni e të Rilindësve shqiptarë.

A është interesuar dikush për Juve këtu në Maqedoni dhe nga Kisha Ortodokse Shqiptare?

Sinadinovski: Kam marrë ftesë dhe besoj se shumë shpejt do të shkoj në SHBA si mysafir i Kishës Ortodokse në Çikago, ku ekziston Kisha Ortodokse Shqiptare siç ekziston dhe në Kalabri, ku jetojnë më shumë se 250 mijë shqiptarë ortodoksë dhe shpresoj se shumë shpejtë do ta vizitoj edhe Kalabrinë. Ky proces tashmë ka filluar dhe atë do ta çojmë përpara bashkë me Xhaxhain tim Branko Manojllovski, me të cilin bashkarisht e nisëm, ndërsa krejt kjo nisi më herët me dorëshkrimet që i shkroi babai im dhe të cilat janë botuar te librat e mia.

Cilat janë ato dorëshkrime? A mund të na shpalosni disa?

Sinadinovski: Po i kemi në libra dhe ka dorëshkrime edhe të vitit 1951… kur, duke i parë gjithë ato që po ndodhnin ,e pati thënë dhe një medim tejet gjenial se “ që të jesh maqedonas në Republikën e Maqedonisë, do të luftosh për gjithëmonë, por jo me armë, vetëm me forcën e fjalës dhe të argumenteve për të dëshmuar se në Maqedoni ekzistojnë dhe jetojnë jo vetëm shqiptarët ortodoksë por dhe shqiptarë të shumtë të tjerë të shtypur nga regjimi. Edhe ju duhet të pajtoheni, se sa shumë e vështirë por dhe e guxmshme ka qenë të thuhet kjo në vitin 1951, kur ende ishte në fuqi pushteti i tmerrshëm i Aleksandar Rankoviqit dhe unë me këtë mendim gjenial edhe e kam nisur dhe e kam përmbyllur librin tim kushtuar shqiptarëve ortodoksë të Republikës së Maqedonisë.

A shkoni shpesh në fshatin tuaj, në Beliçicë? A e vizitoni shpesh Rekën?

Sinadinovski: Fatkeqësisht jo. Me ndërtimin e Liqenit artificial të Mavrovës, por dhe për shkak të kurbetit dhe gjetjes së rrugës për të siguruar një jetë më të mirë për veten e tyre, shumica e shqiptarëve ortodoksë janë shpërngulur nga Rajoni i Rekës dhe tashmë janë në që të katër anët e botës, ndërsa në mbarë Maqedoninë, siç kam thënë dhe më lartë, janë rreth 75 mijë të tillë.
Unë dhe shkoj rrallë herë, por shumëçka ka mbetur shkret, kanë mbetur shumë shtëpi të rrafshuara apo dhe vetëm muret e rrënuara. Kanë mbetur shkret edhe shtëpitë e gjyshes time Parashqevisë, të gjyshit dhe të dajës tim Pavle, që ishte atbotë Kmet … pavarësisht se krejt kjo ka ndodhur dhe po ndodh dhe për më shumë arsye objektive, ne shqiptarët ortodoksë, gjithë ne shqiptarët, tek të cilët nuk bëhen dallime për fe, nuk guxojmë të lejojmë që të shuhet ky margaritar i Ballkanit me ato 23 fshatrat e e shqiptarëve ortodoksë, ku kanë jetuar bashkarisht dhe me vëllezërit shqiptarë të besimit islam, por ku ka patur dhe nga ndonjë vlleh e madje dhe sllavë të vjetër. Kjo anë qanë dhe kërkon por dhe do një dorë kujdesi, e të gjithë ne duhet të angazhohemi që ta ringjallim dhe ta ripërtrijmë Rekën, ta bëjmë që sërisht të jetojë.

Sa është ruajtur tradita në këto anë?

Sinadinovski: Traditën e kanë ruajtur. Vetëm t’i shihni ato kostume dhe ato veshje e mbathje tradicionale të Anës së Rekës, ti shihni ato vajza të bukura shqiptare ortodoske me ato veshje tradicionale, që janë ruajtur për breza që nga koha e Ilirëve. Ekziston aty një traditë e begatë tradicionale shqiptare nga e cila duket që dikush dhe po frikësohet shumë këtu në Republikë të Maqedonisë. Kur unë e botova librin për Josif Bagerin ndërmora dhe nismën për themelimin e një Çmimi Kombëtar që do të mbante dhe emrin e Josif Bagerit, çmim siç i kanë dhe i japin dhe të tjerët e që do tu jepej veprimtarëve të dalluar nga Maqedonia. Kjo deri më tash ende nuk është bërë por nuk do të thotë se nuk do të bëhet. Por dhe me emrat e Kristoforidhit dhe Millosh Gjergj Nikollës, që gjithashtu janë nga Reka, që janë veprimtarë tanë mëdhenjë e që ju kemi borxh jo vetëm ne shqiptarët ortodkoksë por gjithë Kombi Shqiptar. Nëse asgjë tjetër, ata meritojnë që bile ndonjë Çmim, që do ta jepte ky Shtet yni i përbashkët shqiptaro – maqedon, ta mbajë dhe emrin e tyre.

Profesor si i ndjeni shqiptarët tjerë, që nuk janë nga Maqedonia? Ju thatë edhe vet se për shqiptarët çdo herë në plan të parë ka qenë etnia e jo feja?

Sinadinovski: Unë i ndjejë dhe gjithë shqiptarët i kam vëllezër të mi dhe sinqerisht e nga thellësia e zemrës dhe e shpirtit tim u dëshiroj që të përparojnë. Kosova ende po rrugëton nëpër një periudhë vështirësishë, por një dijetar antik ka thënë se “Ajo që fitohet lehtë dhe humbet lehtë”, ndërsa Kosova, motra dhe vëllezërit e mi në Kosovë e dëshmuan se e meritojnë që të kenë Shtet dhe këtë askush më nuk do të mundë t’ua marrë. Kjo punë u bë dhe çështje kohe do të jet kur dhe fqinjët do të kthjellohen dhe do ta njohin edhe ndërkombëtarisht si të tillë Shtetin e Kosovës. Zatën kjo bile dhe do të jet më shumë në interes të tyre se sa dhe të Kosovës, se ajo tashmë dhe është njohur edhe ndërkombëtarisht nga shumë shtete, ndër to dhe nga shumë fuqi të mëdha botërore.

A keni miq ne Kosove dhe Shqiperi?

Sinadinovski: Kam dhe me këto që po them dua ti përgënjeshtëroj gjithë ata që po më quajnë mashtrues, se mashtrues nuk mundë të jetë ai që shkruan libra, katër libra emotive kushtuar çështjes kombëtare. Kam një mik të madh sidomos nga Lloshkobarja e Ferizajit, Sejdë Reshanin, që në shtëpinë time dhe ka jetuar për një kohë të rëndë të regjimit të Serbisë në Kosovë, nga i cili dhe fshihej dhe për të cilin personalisht kanë garantuar te Ambasadori i Gjermanisë për t’i dhënë një “pasavan” për të shkuar nga Shkupi në Gjermani. Ndryshe, po të mos bëhej kjo, po të mos ikte, serbët do ta likuidonin.
Të dëshmoj unë se kush jam, kjo është qesharake, se këtë e dëshmojnë vet librat e mi dhe krejt këto që i kam bërë deri më sot. Shpresoj që të mos më ndodh ndonjë e keqe dhe së pari shpresoj që të jem shëndosh e mirë dhe pastaj do të shkruaj dhe libra të rinjë për pupullin e Maqedonisë dhe bile edhe për Xhemë Hasën e njohur, që e vranë dhe e shpallën armik dhe e i cili, siç pati thënë dhe babi im, në atë kohë vetë u ishte afruar partizanëve me më shumë se 12 mijë veta për ta çliruar vendin, por krejt këtë punë e kishte minuar Tempoja, që e njohin të gjithë.

A e keni vizituar kohëve të fundit Kosovën dhe Shqiperinë? Tiranën dhe Prishtinën?

Sinadinovski: Kam qenë dhe shkoj me kënaqësi në Kosovë dhe në Shqipëri. Kosova po përparon, Prishtina po shndërrohet në një kryeqytet tamam. Shpresoj se shumë shpejt sërish do të shkoj. Edhe kjo intervistë tashmë e imja do të ndihmojë në prezantimin e librit tim kushtuar Shqiptarëve ortodoksë të Maqedonisë, por dhe të librave të tjerë të mi kushtuar çështjes shqiptare e të librit të bashkëshortes time kushtuar Rilindësve shqiptarë, të cilët shumë shpejt do të prezentohen edhe për publikun tjetër shqiptar në SHBA.
Për mua, si shkencëtar, nuk ka satisfaksion më të madh si ai i botimit të librit, që është sikur të të lind një fëmijë. Sidomos kur mirëpritet nga lexuesit dhe publiku, siç u mirëprit dhe libri im më i ri nga vëllezërit e mi shqiptarë në Maqedoni. Shpresoj se njësoj do të ndodh edhe në SHBA dhe në Tiranë e në Prishtinë e satsfaksion më të madh se ky nuk ka për një shkencëtar që ka botuar më shumë se tridhjetë libra./Njekomb.com

Shpresoj Profesor se intervistën tjetër do ta realizojmë edhe në gjuhen shqipe. Falemnderit shumë.

Sinadinovski: Gjithsesi dhe unë Ju falenderoj shumë

Lëvizja Besa sonte do të mësohet a do të bëhet pjesë e qeverisë Zaev…

Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami me delegacion, ka realizuar takim me ambasadorin e Norvegjisë, Arne Sannes Bjornstand.

“Në këtë takim kryesisht është biseduar për reformat e nevojshme që duhet t’i ndërmerr kjo qeveri si dhe zhvillimet e fundit politike në këtë vend, ku me këtë rast përfaqësuesit e BESËS kanë thënë se janë të gatshëm që të japin kontributin e tyre në realizimin e reformave të nevojshme. Përfaqësuesit e BESËS e njoftuan Bjornstand për rolin konstruktiv që ka luajtur BESA në gjithë këtë proces, dhe për angazhimin e saj në mbështetje të procesit në dobi të qytetarëve në të ardhmen. Të dyja palët janë dakordsuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, thonë nga Lëvizja BESA.

/Monitor.mk

Zaev nga Kosova: Në mbrëmje vendoset për Ministrinë e shëndetësisë…

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot gjatë konferencës së mbajtur të përbashkët njoftuan se “Të dy shtetet kanë qëllim që të vazhdojnë bashkëpunimin e dy shteteve, unë jam kryeministri i parë i Maqedonisë i cili ka vizituar Kosovën, si dhe do te takohem me Kryeparlamentarin dhe Presidentin e shtetit, transmeton Zhurnal.

“Sot kishim rastin te flasin per bashkëpunim si dhe hapjen e vendkafilimit kufitar, Bellanoc Stançiç, dhe autostradën Prishtinë –Maqedoni, Hani Elezit. Më tej 21 marrëveshje do të nënshkruhen për të mirën e qytetarëve nga të dyja shtetet , sepse dy shtete janë me aspirata të njejta, për antarësimin e Maqedonisë dhe Kosovës në Nato , sepse e ardhmja eshte ne Nato dhe BE” tha Zaev.

Ai më tej shtoi se të gjithë qytetarët e të dyja vendeve maksimalisht të bashkëpunojnë në të gjitha sferat si në kulturë, arsim e më gjerë.

Kryeministri Ramush Haradinaj dha mesazhin që Zoran Zaev me vizitën e tij e ka dërguar një mesazh të qartë të nderimit dhe të rrespektimit të ndërsjelltë.

Në pyetje të gazetarëve të dy kryeministrat për pothuajse temat më të ndijshme kishin qëndrim të njejtë.

Zaev i pyetur për politikën e brendshme si dhe plotësimin e posteve të lira ministrore deklaroi se”Sonte në mbrëmje, partnerët e koalicionit do të kenë takim për postin e Shëndetësisë dhe postet e tjera që kanë mbetur të zbrasura, dhe shpresoj që sonte të vendosim”.

I pyetur edhe për propozimet e shfaqura në mediat Greke për propozim të emrave për Maqedoninë, ai tha se nuk ka arritur deri këtu të bisedohet, si dhe pret që sot me negociatorin Metju Nimic, të dyja vendet si Greqia dhe Maqedonia, fuqimisht të tregojnë dëshirën për të tejkaluar pikat stopuese rreth kontestit me emrin.

Pas takimit me ambasadorin Walker, Ziadin Sela takohet me Jozef DioGuardin/ FOTO

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela po zhvillon takime intenzive në SHBA me zyrtarë dhe personalitete të rëndësishme të jetës publike. Sela ka zhvilluar një takim të rëndësishëm edhe me ish kongresmenin Joe DioGuardi, aktualisht kryetar i Lidhjes Shqiptaro-Amerikane. Sela dhe Dioguardi biseduan për zhvillimet politike në Maqedoni dhe pozitën e shqiptarëve në këtë shtet. DioGuardi inkurajoi Selën, duke i premtuar mbështetje të pa rezervë për realizimin e aspiratave të shqiptarëve në trojet e tyre në Maqedoni. DioGuardi ishte një ndër faktorët kryesorë që ngriti çështjen shqiptare në Departamentin e Shtetit Amerikan, ai duke shfrytëzuar pozitën e tij dhe lidhjet me zyrtarët e lartë Amerikan sensibilizoi ato për gjendjen e Kosovës si dhe të shqiptarëve në përgjithësi. Ziadin Sela aktualisht gjendet në Uashington ku ka takuar kongresmenin Kris Marfi ndërsa ka realizuar takime me komunitetin shqiptar në Konektikat, Çikago dhe Detroit. Sela ditët në vazhdim do të takojë komunitetin shqiptar në Nju Xhersi të cilët poashtu do ti njoftojë më konkretisht lidhur me zhvillimet në Maqedoni.

LR – PDSH fushatë pa ndërprerë në njësitë 2 dhe 6… ( FOTO)

Lëvizja për Reforma e PDSH, ka mbajtur fushatën parazgjedhore në njësit 1 deri në 6 në qytetin e Preshevës.

Në promovimin e kandidatëve morën pjesë një numër i madhë i qytetarëve të Preshevës të cilët i dhanë mbështetje kandidatëve për këshilltarë.
Kryetari i LR-PDSH, Sami Salihu gjatë fjalës së tij prezantoi programin e Lëvizjes për Reforma për zgjedhjet lokale, ka shkruar në rrjetin social. (Presheva.com)

Ministrja e punës dhe politikës sociale Mila Caroska: Padi penale për firmat që detyrojnë punëtorët ti kthejnë rrogat…

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska tha se pronarët të cilët detyrojnë punëtorët t’u kthejnë një pjesë të pagës minimale bëjnë vepër penale. Ajo ka thënë se praktika e tillë duhet të ndërpriteten, ndërsa inkurajoi të gjithë punëtorët të denoncojnë raste e tilla në ministri ose tek ajo personlisht dhe më pas rasti do të denoncohet në Inspektoratin Shtetëror të Punës.

Ajo mes tjerash ka shtuar se ata japin subvencione që të mundet punëtori ta marrë pagën minimale dhe jo të mbushet xhepi i punëdhënësit.

“Kemi mjaft situata alarmante ku puna në letër është e pastër, por në praktikë është e gabuar. Dhe pikërisht për këtë ata edhe nëse alarmojnë tek organizatat e shoqërisë civile edhe nëse alarmojnë në Inspektoratin Shtetëror të Punës derisa nuk janë të gatshëm të japin deklaratë dhe të dëshmojnë me minimum një të punësuar të kompanisë së njëjtë ne me shumë vështirësi do ta përmirësonim sistemin”, ka deklaruar Carovska. /SHENJA/

Ziadin Sela pas takimit me Walker vjen takimi me Joe DioGuardi…(FOTO)

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela po zhvillon takime intenzive në SHBA me zyrtarë dhe personalitete të rëndësishme të jetës publike. Sela ka zhvilluar një takim të rëndësishëm edhe me ish kongresmenin Joe DioGuardi, aktualisht kryetar i Lidhjes Shqiptaro-Amerikane. Sela dhe Dioguardi biseduan për zhvillimet politike në Maqedoni dhe pozitën e shqiptarëve në këtë shtet. DioGuardi inkurajoi Selën, duke i premtuar mbështetje të pa rezervë për realizimin e aspiratave të shqiptarëve në trojet e tyre në Maqedoni. DioGuardi ishte një ndër faktorët kryesorë që ngriti çështjen shqiptare në Departamentin e Shtetit Amerikan, ai duke shfrytëzuar pozitën e tij dhe lidhjet me zyrtarët e lartë Amerikan sensibilizoi ato për gjendjen e Kosovës si dhe të shqiptarëve në përgjithësi. Ziadin Sela aktualisht gjendet në Uashington ku ka takuar kongresmenin Kris Marfi ndërsa ka realizuar takime me komunitetin shqiptar në Konektikat, Çikago dhe Detroit. Sela ditët në vazhdim do të takojë komunitetin shqiptar në Nju Xhersi të cilët poashtu do ti njoftojë më konkretisht lidhur me zhvillimet në Maqedoni.

Mediet serbe mbi takimin e shumëpërfolur HARADINAJ-ZAEV !!!


Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u takua sot me Kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, me nderimet e tij më të larta shtetërore, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.

Përveç takimit me Kryeministrin Haradinaj në një konferencë të përbashkët për shtyp, takimet e Zaev me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryetarin e Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli janë planifikuar gjithashtu të mbahen, raporton “b92”, transmeton Periskopi.

Marrëdhëniet bilaterale midis Maqedonisë dhe Kosovës janë të mira dhe të përqendruara në perspektivat evropiane, kanë deklaruar dy kryeministrat. Pas takimit me Haradinajn, Zaev theksoi se “Kosova mund të presë mbështetje nga Maqedonia në të gjitha proceset”.

Zaev dhe Haradinaj vlerësuan se një çështje ku qytetarët e Kosovës ishin dënuar për terrorizëm ishte një çështje e ndjeshme, por që nuk duhe të jetë problem në marrëdhëniet dypalëshe.

Në mbledhjen e sotme maqedonase dhe kosovare të Kosovës, gjithashtu ata diskutuan rreth autostradës Shkup-Prishtinë dhe aspiratat për integrim në strukturat euroatlantike.

Maqedonia e njohu Kosovën si shtet në tetor të vitit 2008./Periskopi/

BARCOLETA E DITËS: VAJZA DHE DJALI…

Djali dhe vajza dalin të shëtisin në lulishte. Kalojnë çaste pa folur asnjëri. Vajza, që ta thyeje monotoninë, i thotë djalit:

– Çka po mendon, pash nderin?

– Njësoj si ti! – ia ktheu djali.

– Uh, zoti të marroftë! Sa banal je!

Lajm i mirë për përdoruesit e IOS. Me ndërrim të baterisë në Iphone të vjetër përshpejtohet fuqia e tijë deri në dy herë!!!


Nëse iPhonët e serive më të vjetra kanë filluar të ngadalësohen, mund të ketë zgjidhje për këtë problem, ndërrimi i baterisë.

Sipas disa testimeve të një përdoruesit të Redditit, bateria ka ndikim të madh tek iPhonët e vjetër, pasi shpejtësia e procesorit ngadalësohet për të ruajtur jetëgjatësinë e baterisë.

TeckFire ka zëvendësuar baterinë e iPhone 6S, i cili po punonte ngadalë. Dallimin në shpejtësi ai e kishte vërejtur te telefoni i vëllait të tij, që punonte më shpejtë.

Sipas tij, Apple ngadalëson telefonat në momentin kur bateritë e tyre dobësohen dhe ndërrimi i saj mund të jetë një zgjidhje për këtë problem./Orainfo

Zoran Zaev në “siklet” me Kosovarët detyrohet të ndez cigaren…(FOTO/VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev po qëndron për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

I njëjti në orët e hershme të mëngjesit ka zhvilluar një takim me kryeministrin, Ramush Haradinaj. Pas takimit me shefin e ekzekutivit kosovar, Zaev u nis në këmbë nga objekti i Qeverisë për në Kuvend.

Mirëpo, para se të futet në takim me kryeparlamentarin, kryeministri maqedonas gjeti kohë ta pinte një cigare.

Madje, Zaev kishte një kërkesë ndaj gazetarit të “Indeksonline” që mos ta xhironte.

“Mos merr pamje se tash është koha për cigare”, tha ai duke qeshur. /Indeksonline/Alban Muhaxheri/

Para takimit me Kadri Veseli – Zaev i kërkoi gazetarit mos ta incizoj, ja pse! (Video+Foto)

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev po qëndron për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

I njëjti në orët e hershme të mëngjesit ka zhvilluar një takim me kryeministrin, Ramush Haradinaj. Pas takimit me shefin e ekzekutivit kosovar, Zaev u nis në këmbë nga objekti i Qeverisë për në Kuvend.

Mirëpo, para se të futet në takim me kryeparlamentarin, kryeministri maqedonas gjeti kohë ta pinte një cigare.

Madje, Zaev kishte një kërkesë ndaj gazetarit të “Indeksonline” që mos ta xhironte.

Mos merr pamje se tash është koha për cigare”, tha ai duke qeshur. /Indeksonline/

40 vjeçari shqiptarë kapet me 80 kg kokainë të pastërt…(Foto)

Guardia di Finanza e Venecias në kuadër të një operacioni të zhvilluar ka vënë në pranga 9 persona për trafik ndërkombëtar droge, mes tyre edhe disa shqiptarë.

Janë lëshuar gjithashtu edhe 12-urdhërarreste.

Në total janë sekuestruar 80 kg heroinëe e pastër, gjatë dy viteve hetime.

“Bosi” i organizatës është një shqiptar 40-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

Ai ishte banues në San Doná dhe kishte në pronësi një ofiçinë ku modifikonte drogën brenda pjesëve të makinave për të kaluar nga njëri shtet në tjetrin.

Në ofiçinën e shqiptarit janë sekuestruar automjete me fund të dyfishtë.

Policia ka bërë të mundur edhe sekuestrimin e tabulateve telefonike, biseda ndërmjet shpërndarësve të cilët ankoheshin për cilësinë e keqe të mallit dhe bënin negociata për të ulur çmimin.

Thuhet se shqiptarët që kanë rënë në pranga janë nga Elbasani dhe në bashkëpunim fusnin sasi të mëdha heroine në Itali.

Aktiviteti i kësaj organizate i kalonte kufijtë kombëtarë dhe droga transportohej midis Shqipërisë, Maqedonisë dhe provincave të Italisë Veriore./Njekomb.com

R. E TURQISË FILLOJ ME PËRDORIMIN E SHQIPËS SI GJUHË FAKULTATIVE NË SHKOLLAT FILLORE

Është për ta përshëndetur këtë vendim;

Është për ta ndihmuar këtë veprim njofton shigjeta.net. dhe

Duhet agjituar tek familjet shqiptare që të ndjekin mësimin dhe të ruajnë gjuhën e stërgjyshërve të tyre/SHIGJETA.NET

Zaev: I lumtur që jam kryeministri i parë maqedonas që vizitoj Kosovën

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka arritur në Kosovë ku ka zhvilluar një takim me kryeministrin Haradinaj njofton shigjeta.net

Pas takimit, Zaev ka shkruar në Facebook se dy vendet nuk kanë asnjë çështje të hapur.

“Republika e Maqedonisë dhe Republika e Kosovës kanë marrëdhënie pozitive e konstruktive dhe bashkëpunim në të gjitha nivelet”, ka thënë Zaev në një postim në Facebook pas takimit me kryeministrin Haradinaj, raporton Koha.net.

Ai ka bërë me dije se gjatë ditës do të takojë edhe Kryetarin e Parlamentit, Kadri Veseli dhe Presidentin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, “si liderë të dy vendeve që nuk kanë çështje të hapura”.

“Jemi këtu për të shkuar një hap para: të hapim mundësi të reja për promovim dhe thellim të marrëdhënieve tona bilaterale. Jam i lumtur që jam kryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë që viziton Kosovën”, ka shkruar ai./Shigjeta.net

Skender Jashari/ Hoxhallarët tonë, duhet të distancohen nga çdo lidhje me islamin e vendeve tjera!

Nevoitet:

Të distancohen nga, të mos identifikohen me, të mos bashkëpërgjegjësohen me, të mos influencohet nga, të ms arsyetojnë aktet e, të shkëpusin lidhje me, të mos studiojnë në, të mos pranohen fonde gjoja humanitare nga, etj vendet islamike, si Turqia, Bosnja, Arabia Saudite, Egjipti dhe gjitha vendet tjera, që Fenë Islame e instrumentalizojnë si mjet për politikën e tyre të jashtme influencuese-ekspansioniste! Derisa Republika e Kosovës, ka Fakultetin e Shekncave Islame, hoxhallarët e vetëm të pranuar për Atdheun tonë, të jenë të diplomuarit e këtij Fakulteti. Madje literaturat që përdoren në këtë fakultet të jenë vendore dhe jo nga vendet e sipërthëna!

Të ndalohet çdo predikim, lavdërim, përkujtim, nderim, të historisë së huaj( turke, boshnjake, arabe, etj), të figurave të huaja historike, të pushtuesve( sidomos Perandorisë Osmane), të terroristëve islamik, të Xhihadit-Luftës për Islam, të trajtohet-predikohet feja vetëm në përputhje me rrethanat në Vendin tonë!

Arsyeja:

Që nga akti terrorist i 11 shtator 2001, në tërë botën shihet që kur flitet për terrorizëm, automatikisht nënkuptohet pra identifikohet me terrorizmin islamik . Edhe përkundër faktit që tentohet në vazhdimësi të bëhet dallimi duke mos e lidhur terrorizmin në botë me fenë islame! Islami pas 11 shtatorit 2001, u vendos në qendër të vëmendjes, në ndërlidhjen në mes religjionit dhe terrorizmit, pasiqë sulmet terroriste me vetëvrasje nga viti 1981 deri në mars 2008, ishin 2000 raste më shumë, e të cilat shumica i atribuoheshin xhihadistëve islamik. Krahasuar në aspektin sasiorë, nga viti 1968, deri në vitin 2005, organizatat terroriste islamike janë përgjegjëse për 86.9% të viktimave si dhe për 93.6% të të gjitha akteve terroriste.

Terrorizmi trajtohet si kërcënim global, në veçanti terrorizmi islamik ( p.sh në

vitin 2007 në vendet e BE-së, ishin kryer 256 akte terroriste nga terroristët islamik,

krahasuar me aktet terroriste të seperatistëve që ishin 226 raste). Organizatat terroriste

islamike, kanë kryer numrin më të madh të akteve terroriste kundër vendeve të

Europës Perëndimore dhe SHBA-së. Europa është më e kërcënuar nga terrorizmi

islamik, e njejta shihet edhe në kohët e fundit.

Si gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, grupe terroriste, me bindje leniniste-marksiste dhe islamike, kishin mbështetjen nga Bashkimi Sovjetik, të cilat i përdorte për luftë

speciale kundër botës demokratike, e njejta praktikë e luftës së tillë vërehet edhe në kohët e fundit: përdorimi i refugjatëve islamik( Sirian, Irakian etj), për të shkatërru strukturat politike, juridike, ekonomike dhe sociale të Bashkimit Europian, madje brenda turmave të refugjatëve disa qindra terrorist dhe të dyshuar për terrorizëm kanë arritur të hyjnë në vendet e Bashkimit Europian, madje disa dhjetra akte terroriste janë kryer nga ta!

Sipas statistikave në vitin 2011, krahasuar me vitin 2002, numri i akteve terroriste në botë është rritur për 234%, dhe sesa e rrezikshme është kjo dukuri më mirë mund të vërehet që në vitin 2000, nga aktet terroriste vdiqën 3.320 persona, kurse në vitin 2014 vdiqën 32.685 njerëz. Grupet operative terroriste, në vitet 2002-2011, në të shumtën e akteve terroriste,

vepruan me më pak se 10 terrorist, derisa aktet terroriste i kanë kryer me sukses, që

sjellej nga 89-97%, kurse në vitin 2011, është 90.7%.

Në vitet 2002-2011, viktimat e akteve terroriste në botë ishin: 29% qytetarët dhe

prona e tyre private, 20 % të tjerët, 17% qeveritarët, 14% policët, 10% biznesmenët (e që

në të shumtën e rasteve aktet kundër tyre bëhen me qëllim të përfitimit material), derisa si

viktimë vetëm në 4 % të rasteve janë ushtarakët. Në të gjitha vendet e botës, në të cilat

kanë ndodhur sulmet terroriste, në vitet 2001-2011, më së paku janë atakuar forcat

ushtarake, kurse qytetarët dhe prona e tyre, më së shumti kanë qenë objekt sulmi.

Viktimat e rrëmbimit-marrjes peng, nga organizatat terroriste, edhe pas vitit 2011( pra

prill 2013 deri në fund të 2015), nga ISIS (si organizata më famëkeqe) ishin në 39% të

rasteve qytetarët dhe prona private, ku më shumë se 6.100 qytetarë janë rrëmby-mbajtur

peng, prej tyre rreth 1200 janë liruar (që tregon një shifër alarmante).

Reflektimi në Atdheun tonë:

Duke i pa gjitha specifikat e mësipërme, që në botë shihet feja islame si feja e vetme që ende është motiv në shumë akte terroriste dhe konflikte të armatosura . Pra feja islame është njëra ndër tre a më shumë arsyet kryesore, të 67 % të konflikteve, duke luajtur rol të rëndësishëm, sidomos në krijimin e sistemeve me qeverisje islamike, veçmas në vendet e Afrikës Veriore dhe Perëndimore si dhe në vendet e Lindjes së Mesme. Derisa motivi mbizotërues në aktet terroriste në botë, në vitet 2002-2011, mbetet ai fetar, i përfaqësuar nga grupet terroriste islamike.

Madje motivet fetare,si motive që ndërlidhen me konfliktet, në fillimvitet 1990, u shfaqën,sirezultat i shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe komunizmit në vendet e Europës lindore, e më së shumti u shpreh në ish-Jugosllavi( në Bosnje e Hercegovinë ku boshnjakët luftonin për islam dhe serbët për Kishën Ortodokse Serbe dhe Kosovë ku Serbët luftonin për Kishën Ortodokse Serbe dhe Qeveritarët e Serbisë tentonin t’ia mveshnin Shqipëtarëve gjoja se luftonin për islam, por që nuk e arritën madje as me infiltrimin e xhihadistëve-muxhahedinëve gjatë vitit 1998 të arrestuar në Shqipëri), por edhe në ish-republikat e Bashkimit Sovjetik.

Historia jonë Kombëtare, tregon që elaboratet si Naçertania, Megali Idea, elaboratet ruse etj, shihnin që përmes Islamit, të shpërngulen, asimilohen, pushtohen dhe coptohen e sundohen Trojet Shqipëtare!

Andaj Shqipëtarët e besimit islam, së paku ta krijojnë doktrinën islame Shqipëtare( siç i kanë Turqia, Bosnja, Egjipti, Arabia Saudite etj), e jo të varen nga Interpretimi i Islamit prej Turqisë, Bosnjës, Egjiptit, Arabisë Saudite etj! Derisa të gjitha këto vende e bëjnë Interpretimin e Kuranit për vendin e vetë, atëherë edhe Shqipëtarët e besimit islam do duhej ta bënin të njejtën gjë, e mos të varen nga interpretimi turk, arabë etj!

Më: 12.12.2017

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Ziadin Sela takim kokë më kokë me ish-shefin e OSBE William Walker ( FOTO/VIDEO)

Ish-shefi i OSBE-së dhe Ndihmës sekretari i SHBA-ve në kohën e luftës së Kosovës William Walker ka takuar kryetarin e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në Amerikë ku kanë diskutuar për gjendjen aktuale në Maqedoni dhe ngjarjet në vend njofton shigjeta.net

Nuk dihet arsyeja e takimit mes Ziadin Selës dhe William Walkerit në Amerikë. Në po ishte zyrtare apo shoqërore, mirpo shihet në një ambient shoqëror.

Kujtojmë se pas ngjarjeve të 27 Prillit, William Walker ishte ai që vizitoi Selen pas ngjarjeve të 27 Prillit në shtëpinë e tij në Livadhi.

Vdes prezantuesi i njohur televiziv…


Prezantuei televiziv, Keith Chegwin ka vdekur në moshën 60 vjeçare, pas një beteje të gjatë që ka pasur me një sëmundje në mushkëri.

Lajmin për kalimin e tij nga kjo botë e ka bërë familja e të njërit përmes një njoftimi, shkruan Mirror.

“Me zemër të thyer ju njoftojmë se Keith Chegwin kaloi në botën tjetër, pas një sëmundje të gjatë në mushkëri, e cila ia përkeqësoi gjendjen sidomos në fund të këtij viti”.

“Kathe vdiq paqësisht në shtëpinë e tij pak pas mesnate. Gruaja e tij Maria, e bija Rose dhe i biri Ted ishin pranë tij deri në momentet e fundit”, thuhet në njoftimin e familjes./orainfo

Familjarët vizitojnë Feta Alimin në burgun e Shutkës…(Video)

Familjarët e ish-policit Fetah Alimi sot vizituan atë në burgun e Shutkës. Një ditë pas dorëzimit të Fetahut në Gjykatë, ai po mbanë masën e paraburgimit prej 30 ditësh, të shqiptuar nga Gjykata penale në dyshimin se ai nuk ka qenë në krye të detyrës në ngjarjet e dhunshme që ndodhën më 27 prill në Kuvend. Sipas familjarëve, dje Fetah Alimi u kthye nga Zvicra ku ateroi në Aeroportin e Shkupit dhe së bashku me avokaten u paraqit tek organet e drejtësisë. Avokatja Artene Iseni thotë se është absurd vendimi i Gjykatës për paraburgim të Fetahut për mos ikje, pasi që ai vullnetarisht u paraqit, sipas saj, për të dëshmuar pafajësinë e tij./RTV21

Përgatiti: Adnan Qaili / Pamjet: Ibrahim Mamuti

Zaev me kërkesë në Kosovë ia thotë Haradinajt…

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, pas takimit me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë mbajtur një konferencë për media.

“Sot folëm për projektet e përbashkëta dhe për komunikimin e përbashkët, folëm edhe për autostradën që e lidhë Kosovën me Maqedoninë përmes pikës kufitare Hani i Elezit dhe për hapjen e një pike të re kufitare”, ka thënë Zaev.

Ai ka thënë se me Kosovën janë nënshkruan 19 marrëveshje kurse janë në pritje edhe mbi 20 të tjera.

“Ne jemi dy shtete që kemi aspirata për në NATO dhe BE dhe u zotuam që do ta mbështesim njeri-tjetrin sepse e ardhmja është në NATO dhe BE”, ka shtuar ai.

Sa i përket këmbimit tregtar, kryeministri maqedonas ka thënë se ajo arrin shifrën prej 160 milionë eurosh.

“Me Kosovën kemi 160 milionë euro këmbime tregtare dhe shpresojmë se kjo do të kalojë 200 milionëshin. Gjithashtu, presim që të rritet eksporti i thëngjillit nga Kosova në Maqedoni”, ka shtuar ai./ Periskopi

Bllokohen rrugët ku do drekojë Kryeministri Zaev! (FOTO)

Zoran Zeav po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. Kryeministri i Maqedonisë është pritur në orët e paradites nga kryeministri Haradinaj.

Niveli i sigurisë në Prishtinë është tejet i madh për pritjen e Zaev.

Madje zona ku do të ushqehet ai është bllokuar nga policia e Kosovës pasi që nuk lejohet kalimi i këmbësorëve dhe veturave./Indeksonline/

Analistët: Zaev realizon takim në Kosovë, atë që Geuevski nuk pati guxim 15 vjet!

Për herë të parë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, kryeministri maqedonas sot do të realizon takim zyrtar njëditor të Prishtinës. Ish-kryeministri Nikolla Gruevski duke mos dëshiruar të përkeqësoj raportet me Serbinë, asnjëherë zyrtarisht nuk e vizitoi Kosovën.Njohësit shqiptar të çështjeve politike në vend dhe rajon janë të njëzëshëm por dhe të kujdesshëm në deklaratat për “Nezavisen Vesnik”. Sipas tyre ky hap i kryeministrit maqedonas Zoran Zaev është pozitiv dhe paraqet hap para për të dyja shtetet. Albert Musliu vlerëson që Ballkani Perëndimor nëpërmjet takimeve ndërshtetërore dhe marrëveshjeve do të thellojnë marrëdhëniet dhe me këtë në mënyrë automatike do ti kryejnë detyrat e shtëpisë të dhëna nga Bashkimi Evropian dhe NATO.
“Vizita e Zaevit të Prishtinës zyrtare mund të analizohet prej dy këndvështrimeve: së pari është përmirësim i raporteve ndërfqinjësore, ndërsa së dyti, përshkak të strukturës ndëretnike të Maqedonisë, Kosova është faktor relevant i shtetit tonë. Proceset euroatlantike të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë do të duhet të aryetohen para miqve tanë ndërkombëtar, me çrast pacifikimi i Ballkanit do të përfundoj. Ballkan i qetë dhe stabil nuk është i mundur nëse disa shtete të saj mbeten jashtë Bashkimit Evropian dhe NATO-së. Shqiptarët këtu janë të interesuar për marrëdhënie të mira me Prishtinën dhe kjo vizitë është kontinuitet të takimeve tjera që nënshkrimi i marrëveshjeve mes ministrive të punëve të brendshme të të dyja shteteve. Këto takime shtetërore nuk realizohen me qëllim të thjeshtë që të shihen, por të inicojnë marrëveshje tjera. Kështuqë, mendoj se edhe ky takim do të jetë impuls për përmirësimin dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe me siguri që e njejta do të përfundojë me nënshkrimin, sipas meje, dhjetëra marrëveshjeve”, deklaroi Musliu.

Në të njejtën linjë pozitive është dhe politikologu dhe gazetari Xhenis Sulimani. Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev me këtë hap ka vërtetuar se qeveria e re nëpërmjet punës konkrete do të tenton të vendos Maqedoninë si shembull për fqinjë i mirë, thotë Sulimani.

Marrëdhëniet ndërfqinjësore të një shtetit fitojnë në seriozitet kur shpeshtohen takimet e tyre dhe shtetet zotohen për aktivitete të përbashkëta dhe serioze për të mirën e dy vendeve dhe rajonit në përgjithësi. Akti i Zaevit është një hap para në këtë drejtim. Muaj më herët kishin edhe zv/kryeministrin Behxhet Pacolli në Maqedoni. Të dyja shtetet janë në tranzicion e sipër dhe këmbimi i përvojave është i mirëseardhur për të dyja palët. Kryeministri i Maqedonisë Zaev kishte kohë më parë deklarata kontroverse në raport me Republikën e Kosovës dhe shpresoj se të njëjtat nesër do të qartësohen. Paqja në Ballkan kultivohet vetëm nëpërmes fqinjësisë së mirë dhe njohjes së tjetrit si partner në politikbërje që sjellë frymë pacifiste në rajon”, deklaroi Sulimani.

Sulimani mes tjerash deklaroi se pret që Zaev të sqarohet rreth qëndrimit të qeverisë së tij rreth pranimit të Kosovës në UNESCO, qëndrim që sipas tij është i paqartë përshkak të kërcënimeve të Serbisë.

Para takimit me Zoran Zaevin, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj nëpërmjet mesazhit në rrjetet sociale shkroi se kjo vizitë do të ndihmon në përmirësimin dhe thellimin e raporteve mes dy shteteteve.

Blerim Ismaili/nezavisen.mk

Propozimi i negociatorit Metju Nimic në Bruksel për emrin : MAQEDONIA E RRE

Anëtari i KSHZ-së, Subhi Jakupi i propozuar nga BDI, ka dhënë dorëheqje. Jakupi e ka konfirmuar informacionin për TV 24, transmeton Gazeta Lajm.

Dorëheqja e Jakupit vjen pas dorëheqjeve të kolegëve të tij, kryetarit të KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, Violeta Duma dhe Igor Milev, pasi doli në shesh skandali për bonuset plotësuese.

Anëtarët tjerë të KSHZ-së tani për tani nuk përgjigjen nëse do ë japin dorëheqje, me përjashtim të Ermira Hasani-Saliu e propozuar nga Lëvizja Besa, e cila deklaroi se nuk do të japë dorëheqje, sepse në momentin kur është sjellur vendimi për bonuset ka qenë në pushim./ shkupipress.info

Dorëzohet edhe Subhi Jakupi i BDI-së para ambasadorit Xhes Bejli!!! Dorëheqja vjen sot!

Anëtari i KSHZ-së, Subhi Jakupi i propozuar nga BDI, ka dhënë dorëheqje. Jakupi e ka konfirmuar informacionin për TV 24, transmeton Gazeta Lajm.

Dorëheqja e Jakupit vjen pas dorëheqjeve të kolegëve të tij, kryetarit të KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, Violeta Duma dhe Igor Milev, pasi doli në shesh skandali për bonuset plotësuese.

Anëtarët tjerë të KSHZ-së tani për tani nuk përgjigjen nëse do ë japin dorëheqje, me përjashtim të Ermira Hasani-Saliu e propozuar nga Lëvizja Besa, e cila deklaroi se nuk do të japë dorëheqje, sepse në momentin kur është sjellur vendimi për bonuset ka qenë në pushim.

Haradinaj vesh këpucë më të larta që të duket më i “madh” se Zaev (FOTO)


Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka qëndruar sot në një vizitë zyrtare në Kosovë. Ai u prit me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, raporton ORAinfo.

Me pas të dy kryeministrat zhvilluan një takim në zyrën e kryeministrit Haradinaj.

Por ajo që bie në sy është se kryeministri Haradinaj ka bërë ‘hile’ gjatë takimit me Zaev.

Në këtë takim Haradinaj kishte mbathur këpucë me taka më të larta, deri në 3 centimetra, të cilat të paktën e bënin të dukej më i gjatë se kryeministri maqedonas Zaev.

Nuk dihet nëse mbathja e këtyre këpucëve është e qëllimshme nga kryeministri Haradinaj, apo këto këpucë ju përshtaten me shumë atij. /ORAinfo

Zaev: Hetimi ndërkombtarë do të fillojë së shpejti për rastin e “Kumanovës” do ta mësojmë të vërtetën!

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka thënë se rastin “Kumanova” nuk e ka provokuar as ai vet e as kryeministri i Kosovës.

Në një konferencë për media që pati bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj, Zaev tha se janë dakorduar që të këtë hetim ndërkombëtar me qëllim që qytetarët ta dinë të vërtetën.

Zaev tha se kjo çështje nuk duhet të mbetet si pengesë në marrëdhëniet tona.

“Do të ketë njëfarë hetimi ndërkombëtar me qëllim që të arrihet e vërteta”, tha Zaev.

Ai tha se Kosova mund të llogaris në mbështetjen nga Maqedonia në të gjitha proceset.

Edhe Zaev edhe Haradinaj kanë deklaruar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të mira drejt perspektivës euroatlantike.

Haradinaj është ftuar nga homologu i tij maqedonas për një vizitë në Shkup./Lajme24

Kur antarësohet Serbia në BE varet nga vet ju! Theksoi ambasadori gjerman Aksel Ditman.

Serbia ka hapur dy kapituj të tjerë në negociatat për anëtarësimin në BE, duke bërë një total prej 12 kapitujve të hapur, dhe kjo tregon një dinamikë të mirë, thotë ambasadori gjerman në Serbi, Aksel Ditman duke shtuar se shpejtësia e Bashkimit, varet nga Serbia,transmeton Indeksonline.

“Shkalla e progresit drejt BE-së është përcaktuar nga Serbia, ritmin e procesit të reformës, por thelbi i procesit ka të bëjë me forcimin e sundimit të ligjit. Ne do të vazhdojmë fuqishëm të mbështesim Serbinë në procesin e transformimit dhe shpresoj se ne së shpejti do të jemi në gjendje për të marrë hapa të mëtejshëm në procesin e anëtarësimit të Serbisë, në BE”,ka shtuar Ditman./Indeksonline/

Zoran Zaev në “konak” te Kosovarët. Haradinaj e nderon me të gjitha ceremonitë shtetërore e shqiptare!

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Gjatë ditës ai është pritur në takim me homologun e tij, kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Pas takimeve me krerët e shtetit kosovar, Zaev ka drekuar një njërin prej restoranteve të Prishtinës.

Pritjen për drekë ia bëri Haradinaj dhe zëvendësi i tij, Behgjet Pacolli. Ky i fundit i tregoi Zaevit për rëndësinë e Shtëpisë së Pavarësisë “Ibrahim Rugova”.

Më poshtë, disa pamje. /Indeksonline/Alban Muhaxheri/

Rastësi apo jo? Fatkeqēsitë botërore të lidhura ngusht me…

Shembulli më mbresëlënës por edhe më trazues i fuqisë që kanë numrat mbi psikikën kolektive është sulmi kundër Qendrës Botërore të Tregtisë dhe dy kullave të saj binjake. Shuma e numrave që formojnë datën, 9/11/2001 është 23. Sipas teorive të shumta konspirative, një gjë e tillë tregon fuqinë e madhe të këtij numri. Për numerologët, një numër i plotë është numri 12, kaq janë shenjat e zodiakut, që janë apostujt e Jezusit, janë të shumtë elementët që e bëjnë 12-ën një numër të plotë ndërkohë që numri 12 në një kuptim shkon përtej, është një numër pa paqe, domethënë i mallkuar. Dhe sa për frikën që shkaktonte tek njerëzit E Premtja, dt 13? Eshtë thjeshtë supersticion, apo është me të vërtetë një ditë e mallkuar?

Nju Jork. Shtator 1899. Harry Bliss, një agjent i bursës nuk e dinte që do të ishte njeriu i parë në histori që do të gjente vdekjen në një aksident automobilistik. Aksidenti i parë rrugor që mori një jetë njeriu nuk ndodhi në një ditë dosido. Ishte e premte, 13 shtator. Kur lidhet me ditën e premte, numri 13 ka një mbështjellë veçanërisht negative. Por nga e ka origjinën fama e tij kaq e keqe? Edhe një tjetër kapitull i errët i historisë e pati zanafillën një ditë të premte, 13. Në fillimin e shekullit 14, Filipi IV Mbret i Francës vendosi që Urdhëri i Kalorësve Templarë ishte bërë shumë i fuqishëm. Kështu që firmosi një urdhër arresti i cili duhej të zbatohej në të njëjtën kohë në të gjithë mbretërinë. Të premten, në 13 tetor 1308, pothuajse të gjithë pjesëtarët e Urdhërit të Templarëve u arrestuan. Templarët u burgosën të gjithë dhe u torturuan si kriminelë të rëndomtë. Evropa ishte e tronditur nga fati i këtyre kavalierëve, të cilët kishin ofruar mbrojtje dhe mbështetje në Kryqëzatat në Tokën e Shenjtë. Kjo ditë e errët e historisë së Evropës la një gjurmë të pashlyeshme në memorien kolektive. 13-a konsiderohej tashmë një numër ogurzi.

Supersticioni në lidhje me numrin 13 u përhap sidomos në vitin 1927 me rënien e bursës së Berlinit që i parapriu krizës së rëndë të Wall Street-it në vitin 1929, më e famshme kjo dhe që zhyti në varfëri mijëra persona. Ajo e premte e 13 majit hyri në histori si e Premtja e Zezë.

Por ka edhe të tjera, sepse numri 13 vazhdoi të flasë për veten. Në vitin 1970, astonautët e Apollo XIII i shpëtuan për mrekulli vdekjes së sigurtë. Gjithçka dukej si normale në momentin e nisjes së anijes kozmike, pak pas orës dy të mesditës. Qendra e kontrollit e Houstonit e kishte marrë kontrollin e misionit pikërisht në orën 13.13. Dy ditë më vonë shpërtheu njëra pjesë e modulit të shërbimit. Ishte data 13 prill. Edhe kjo ishte një koinçidencë, apo realisht verifikohen vazhdimisht incidente të premten, në datë 13? Por, pasi një numër merr në valencë negative, duhet kohë që të largohet efekti emotiv.

TE REJA

Ramadani: Në Maqedoni nuk ka ndonjë rast që është gjykuar për...

Ramadan Ramadani, aktivist i shoqërisë civile, në emisionin ‘Click Plus’, ka folur për llogaridhënien, transparencën dhe korrupsionin, përcjell Fol. Ramadani ka theksuar se në Maqedoni...